Kryetari i Komunës së Libofshës ka prodhuar një konflikt artificial ndaj një sipërmarrje biznesi prej 20 hektarësh, që po investon në mbjelljen e shegëve dhe hardhive, duke i futur brenda zonës së investimit dhënë nga qeveria shqiptare, persona të tjerë me letra dore, duke u dhënë tokën që nuk e ka komuna e tij në përdorim për një vit. E gjitha çfarë ndodh synon gjoba private ndaj biznesmenit që po investon sipas një kontrate të fituar me ankand nga qeveria shqiptare për zhvillimin e një projekti për mbjelljen e shegëve dhe hardhive. Skandali i kryetarit të Komunës së Libofshës është bërë objekt hetimesh nga prokuroria dhe Prefektura e Fierit, e cila po përpiqet ët zgjidh konfliktin e krijuar artificialisht.
“Dokumenti bazë që vërteton që kjo sipërfaqe toke është e fshatit Gorre janë librat kadastralë. Unë i drejtohem zyrtarisht në bazë të ligjit, me shkresën 132 datë 27.03.2012, Drejtorisë së Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë qarkut Fier. Unë i jam drejtuar zyrtarisht Ministrisë së Bujqësisë, Institutit të studimit të tokave në Fushë Krujë, Zyrës qendrore të Regjistrimit të Pasurive në Tiranë dhe më rezulton se sipërfaqja e tokës që bëhet fjalë është në territorin e komunës Kolonjë”, deklaron Jakup Beqiri, kryetar i komunës Kolonjë.
Komuna e Kolonjës e ka nxjerrë tokën në ankand dhe Ministria e Ekonomisë pasi ka bërë verifikimet i ka dhënë tokën një biznesmeni për të zhvilluar projektin e tij. Në këtë kohë kryetari i Komunës së Libofshës ka ndërhyrë duke u dhënë letra dore disa personave me afat një vjeçar, të cilët kanë filluar të mbjellin ullinj në një sipërfaqe që Ministria e ka dhënë për 35 vjet me koncesion.
Për zgjidhjen e këtij konflikti është angazhuar prefektura e Fierit, nga e cila është kërkuar që t’i vihet në dispozicion dokumentacioni përkatës.
“I kemi kërkuar informacion Drejtorisë së Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë këshillit të qarkut. Komuna Kolonjë ka bërë një korrespondencë me Drejtorinë qendrore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme. Nga dokumentet që kemi grumbulluar dhe arshivuar, deri tani mua më rezulton se është në favor të komunës Kolonjë”, thotë Arben Dukaj, drejtor i komisionit të verifikimit të pronësisë pranë prefekturës së Fierit.
Ndërkohë që institucioni i Prefektit duhet të presë shtatorin e këtij viti për të dhënë një përgjigje zyrtare në lidhje me këtë konflikt pronësie, burime nga brenda komunave bëjnë me dije se për këtë çështje do t’i drejtohen dyerve të gjykatës.
Ky lemsh qe krijohet me tokat nuk e le kete vend te zhvillohet. Per ta bere edhe me te ngaterruar kete pune ishte edhe ligji qe nxori qeveria qe toka qe nuk punohej merej nga komuna dhe jepej me koncension per 20, 30 apo 100 vjet. Ne shume raste nga korrupsioni u eshte marre toka emigranteve dhe u eshte dhene te tjereve qe ta mbjellin me ullinj a arror per vetem 30 vjet…
kryetar leshi