Këto skena dramatike tregojnë momentin kur një protestues përplaset me policinë në Kinë. Janë dhjetëra policë që duan ta kapin protestuesin, ndërkohë që siç tregon fotoja më poshtë, e rrëzojnë poshtë dhe nisin ta godasin.
Të paktën 1 mijë protestues marshuan në qytetin Qidong, në veri të Shangait, në një protestë ambientaliste.
Përplasjet nisën kur protestuesit mësynë zyrat qeveritare, përmbysën makina dhe grisën dokumentet në zyra.
Protestuesit kishin dalë në rrugë kundër një projekti për një tubacion të mbeturinave industriale. Zyrtarët u detyruan të anulojnë projektin pasi demonstruesit pushtuan zyrat.
Tubacioni do dërgonte mbetjet e një fabrike kineze në ujë. Banorët ankohen se uji do të ndotej.
Ky është projekti i dytë industrial që anulohet në Kinë pasi protestat detyrojnë qeverinë të ndryshojë mendim.
Liria nuk dhurohet por fitohet!
Kur do vije ajo dite, qe …
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/london-2012-hall-of-shame.html
A u vra njeri si ketu me 21 janar ?
Kina eshte vend komunist dhe gjate protestave nuk u vra asnje protestues.Tek ne u vrane 4 shqiptare te pafajshem.I bie qe te jemi ne nje regjim fashist ose me keq akoma nqs ka.
Jo ani, nuk u vra njeri se nuk ishte Sala, Prendi dhe Lupo.
Ishte proteste ne nje qytet te vogel ne periferi,jo ne kryeqytet dhe kunder kryemistrise.Edhe aty nuk shihen demostrues duke qelluar me dajake,me pllaka guri e me bomba molotov policine,apo duke care deren(ne rastin tone te k/ministyrise)me makina “dash”.Edhe deklarata per te vdekur,per zjarre,”si ne Tunizi”,apo per 13 mij te vrare,si ata te organizatoreve te 21 Janarit me siguri nuk jane bere.Le te provojne e ti sulen n’ate menyre kryemistrise ne Kine e kudo ne bote,sic u be te ne,po e shihni se c’behet:nje Tenjanmen i dyte…Nuk u henger mandej ngjala ne Gjirin e Lalzit nga organizatori i demostrates me “shkaktarin”e demostrates…
Bravo. Assadi eshte krenar per katnaret demokrata shqyptar.
Kur duhet te rrezohet tirani sulmohet strofulla e tij
Qeke shume trap ose trape
si ne kohen e Enverit qe ne ishim stalinistet me te flaktet dhe ja kalonim dhe bashkimit sovjetik per nga diktatura dhe kesaj radhe ne ja kalojme dhe kines per nga diktatura
Drejte, edhe tek ne, me shume ka police se protestues. Atje po i rrahin dhe shperndajne, ndersa ketu hapin zjarr me arme dhe te vrasin.
Ou! Ou! ku jemi ketu! Ne kine! Nuk e besoj, jane filmime te fallsifikuara, pasi Kina eshte diktature Ne jemi demokraci. Atje protestojne e nuk vriten (edhe Enveri nuk i vriste nje gjyq te pakten e bente), ne shqiperi protestojne e vriten. Tani e kene lene te qete Salen sepse shqiptaret nuk protestojne sepse i vret Sala. Kjo eshte arritje domethenese qe Ne nuk shkojme as ne Europe as ne Kina as ne SHBA por ne Rusi e Turki.
Kel,more i zgjuar,u bente ndonjehere demostrate,proteste apo ankese ne kehen tende te dashur te Enverit? Qenke specie e vecante dhe e cuditshme per tu mbajte si ekzemplare…