Partia Socialiste deklaron se që prej ardhjes së Bashës në krye të Bashkisë së Tiranës, papunësia në qytet është rritur, kurse tregtarët janë ata që po vuajnë më shumë.
“Zoti Basha dhe administrata e tij prej disa ditësh dalin me shifra të sajuara për t’i mbushur mendjen qytetareve të Tiranës se në qytet është rritur punësimi gjatë këtij viti.
E vërteta, që qytetarët e Tiranës e dinë shumë mirë, është krejt e kundërta. Sot një vit pasi Basha uzurpoi Bashkinë e Tiranës, më pak qytetarë punojnë, taksat janë më të larta dhe bizneset e vogla e të mesme po vuajnë çdo ditë për të mbijetuar.
Mjafton që zoti Basha të dalë një ditë në tregjet e Tiranës e t’i takojë vetë tregtarët që do t’i thonë se teksa shitjet u janë ulur, taksat u janë rritur 2-3 herë në mënyrë krejt arbitrare, nga taksidarët e tij,” deklaroi këshilltari i majtë në Këshillin Bashkiak, Arbian Mazniku.
“Mjafton të takojë një ditë studentët që t’i thonë se nuk i hyn në xhep karta fiktive që do tu japë Basha, kur të gjithë duhet të rropaten dyerve të institucioneve për një vend pune. Vend që i jepet vetëm militantëve politik, e jo njerëzve të aftë.
Mjafton që të takojë një ditë përfaqësuesit e industrisë së qepjes se rrobave e këpucëve, që do t’i thonë se si çdo ditë, po i kthejnë në shtëpi punëtorët sepse nuk kanë punë për ta.
Industria e ndërtimit është e paralizuar se tenderët e bashkisë i marrin vetëm klientët e Zotit Basha.”
Mazniku përsëriti sërish se në gjashtë muajt e parë të vitit janë mbyllur 1700 biznese.
“Në total vetëm në 6 mujorin e parë të këtij viti, janë mbyllur në Tiranë 1700 biznese. Dhe po të kesh parasysh procedurat e tmerrshme të mbylljes së biznesit ku Bashkia është shpesh shkaktare, bizneset në falimentim janë shumë herë më shumë se kaq. Kjo është e vërteta. Sot qytetarët e Tiranës, një vit pasi Basha ka marrë bashkinë, kanë më pak punë, taksohen më shumë, blejnë më shtrenjtë.”
Ore po vendet e punes qe po hap Lul Suma ne bashki nuk i quani ju socialistet.
Komunizmi keshtu e ka: Kush don punon :p
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/london-2012-hall-of-shame.html
SHUSHUNJAT E TIRANES.
Tirana sot ka me shume peqelepe,servile,mercenare,bythelepiresa,mushkonja,se sa ka pasur dikur.
Kjo shtrese e popullsise se tiranes u rit ne tranzicion.Themelite e kesaj shtrese i krijoi Enveri me friken per palce qe ju futi shqipove,mbi keto themeli u shtri shtresa e mercenareve,mushkonjave,shushunjave, te saliut duke pare intresat e tyre egoiste.
Kjo shtrese e renon shume njeriun me karakter punetori.Ndaj dembelet,parazitet,shushunjat,thithlpoat, ne tirane jane shtuar teper mases.
po MAZNIKU nuk eshte me MJAFTin?