Nuk kam energji unë? As ju nuk do keni!

27 Korrik 2012, 13:16Sociale TEMA
Nuk kam energji unë? As ju nuk do keni!

Qyteti i Kukësit, spitali i rëndësishëm rajonal si dhe dogana e Morinës kanë mbetur pa energji elektrike pasi një grup personash nga një fshat pranë qytetit, sulmuan nënstacionin elektrik. Personat hynë me dhunë në nënstacion si protestë ndaj faktit që fshati i tyre Breglumë nuk ka energji elektrike, pasi ajo u është ndërprerë pasi kanë shumë vite që nuk paguajnë energjinë.

Me ndërhyrjen e policisë, banorët janë nxjerrë jashtë nënstacionit. Edhe pse pranojnë se janë debitorë të energjisë, banorët thonë se ata nuk do paguajnë nëse qeveria nuk i dëmshpërblen për tokat e përmbysura nga hidrocentrali i Fierzës. Kjo çështje del e ridel gjithmonë në skenë kur banorët bëjnë ndonjë veprim të tillë kriminal.

Ajo që është shqetësuese është se në fakt nuk janë vetëm këta banorë që veprojnë sipas parimit “nuk kam energji unë, as ti nuk do kesh”. Ky është bërë një problem i rëndë në zonën verilindore, e cila prej shumë vitesh nuk paguan faturat e energjisë elektrike, duke u fshehur shpesh pas faktit se janë zonë e varfër.

Çudia është se në vendin që sipas Berishës ka të ardhurat të mesme të larta, nuk paguhet energjia.

Këto zona natyrisht janë më të varfrat në vend, por janë edhe votuesit e kahershëm të PD, të cilët në njëfarë mënyre njësoj si në Lazarat kanë fituar njëfarë imuniteti për të mos paguar fatura.

Natyrisht aty ka shumë familje të varfra dhe ato duhen subvencionuar, por ka edhe familje, që siç vërente një media e huaj para disa kohësh, kanë shtëpi trekatëshe dhe Benz-a dhe nuk paguajnë dritat.

19 komente në “Nuk kam energji unë? As ju nuk do keni!”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    P’se mos te bejne…Vend i paorganizuar tamam sic e do “Baca”…

    1. Vlora says:

      hajt me se jane mesuar heronjte e baces te jetojne neper shpella pa drita.

    2. S.Sh.B. says:

      Jo mor zotri! Shqipria asht nji superfuqi e vogel energjitike!
      Edhe superfuqi edhe e vogel = Sali Sheqere Berisha ?
      http://www.imazheshqip.blogspot.com/2012/06/albania-2012-small-electrical.html

  2. canja says:

    o ti qe merr persiper te shkruash
    jane leket e tokes se tyre
    do drita ti po pa paguar token ku prodhohet drita
    jep leket

    1. Anti talebani says:

      O Canja, nga mbiemri duket qe qenke andej.

      Shqiperia problemin e tokes e ka gjithandej. Sjane vetem ata.

      Problemi eshte se smund te bllokojne tere rrethin se su japin token.

      Prandaj mos fol sikur sa ke dal nga shpella.

    2. Anti talebani says:

      O CANJA, ku banon ti?

      Mos me thuaj se banon ne Bathore, sepse i bie qe edhe ti ta lesh ate token qe ke marre (me dhune gjithmone) se po ta kesh blere, Hallall te qofte.

      He si thua, cduhet te bejne pronaret qe u kane zene token ne bathore?

      Aman me thuaj nje koment tendin per kete gje, meqe u iritove ti me nje koment te shkurter.

      Hurin ne bythe per 24 ore duan ata. Hurin

    3. Ben Chicago says:

      o ti qe mer persiper te mbrosh hajdutet
      pse demtojne nencentralin e spitalit?
      pse nuk demostrojne para bashkise kukes, ose para kryeministrise?
      apo keni frike se mos e pesoni si ata 4 te 21 janarit

    4. elio says:

      ke shume te drejte…shteti duhet te fillonte te paguante token…po eshte e drejte qe edhe ju te paguani tokat e pushtuara ne tirane e ne gjithe shqiperine, te paguani infrastrukturen e ngritur kastile sepse ju ndertuar abuzivisht shtepite e gjithe pislliqet qe keni bere e vazhdoni te beni me qeverine maloke..a sa per llogari me 20 mije leke ne muaj(minimalja per drita kondicionere gatim e harxhi dritash pa hesap), per 20 vjet i bie qe shteti t’u kete dhene 5 mil leke per ato kasolle qe sot as derri nuk rri…

    5. hasan says:

      po ata zoterinjte e Bathores dhe te Kenetes, i paguan leket a?Si tua bejme atehere?

    6. Ehhh vdiq ai qe i dilte zot ketij populli.

  3. Anti talebani says:

    Nga njehere me vjen te them Rrofte Enver Hoxha.

    Per aftesine qe pati per ti bere zap keta palaco.
    U dha dije, buke, arsim, kulture, hoqi gjakmarrjen, denoi ata qe sbindeshin me te fajshem e me te pafajshem. Keta monstra i la Sala ne balte dhe behen bisha tani.

  4. Hajde Shqiptari, hajde. Kerkush nuk paguan, te gjithe tallen me shtetin, e shteti tallet me ta. Ky eshte sistem antidemokratik shteteror. http://mdcal.blogspot.it/2012/07/demokristianet-duhei-ta-kishin.html

  5. katunari says:

    Jemi fiks per Europe,te zhvilluar,te dytet pas Gjermanise.Ketu eshte mesjete fare.

  6. roso says:

    Autorit te shkrimit.
    Ne shkrimin tuaj mendoj qe me rendesi duhet ti jepnit shkakut se perse shteti nuk demshperblen tokat e permbytura nga Liqieni i Fierzes. Perderisa ata nuk jane demshperblyer per nje veper nga e cila merr drite mbi 50% e territorit shqiptar, perse u dashka qe ti pergjigjen CEZ per faturat afrofe qe ata vene?
    Jo vetem ky fshat po te gjith njesite qe jane prekur nga permbytja e Kukesit te vjeter dhe tokave perreth nuk duhet te paguajne asnje kacidhe deri sa te demshperblehen. Nga toka e tyre pasurohen çeket dhe familja kryeministrore ndersa atyre fetem faturat e kripura u ngelen.
    Mos paguani per te pasuruar ata qe kane bere kontrata te njeaneshme.
    Mos paguani…….
    Mos paguani…….
    Mos paguani……..

    1. vlora 1 says:

      O Rosak kur do beheni nje dite njerez ju.
      CEZ eshte kompani private dhe nuk do te dije gje per talljen e b…thes qe ben Saliu me tokat tuaja.
      Ik kap ndonje toke ne Tirane dhe shkruaj E XANUN,rrit mjekren dhe mbroje me kallash ne dore se ke Bacen gjalle akoma

  7. sandri says:

    nuk besoj se e be koksianet kete,do jete ndonje keqkuptim,pyesni dhe nje here….

  8. voica says:

    Maloket dhe Lazot nuk paguajne energjine? Jane dy grupime speciesh qe sapo ju eshte mbaruar stadi i gdhendjes se fytyres, trupit me tiparet e homosapiens-it. Dora e fundit,rifiniturat bile, jane ne proces e siper. Per tu kompletuar si njerez edhe me ndergjegje normale, duhet pritur dhe ca kohe. Per mungese fondesh ky stad, qe eshte dhe me i gjate ne kohe, do shtyhet per nje afat te pacaktuar.
    (Ka dhe do goje te liga qe thone qe financimin e projektit e ka nderprere vete Doktor Saliu. Qarkullojne dy shpjegime per kete: njera pale thote se Sala do ti mbaje te konservuar sic jane per shkaqe nostalgjike qe lidhen me origjinen e tij. Pala tjeter thote se keshtu sic jane i hyjne me mire ne pune)

    1. BN says:

      TI VOICE NUK E DI NGA JE POR DUKESH SI NJE TIP PALLE,
      KUR KTO MALOKET DHE LAZOT NA QENKAM ASHTU SIC NA I SHPJEGON TI MOS HARRO SE KUR KTO LUFTONIN DHE MBRONIN TOKAT TONA AJO FAMILJA JOTE DHE PARAARDHESIT TUAJ KANE QENE HYZMEQARE PER NDONJE ,TANI JU PASKAN HAPUR SYTE JU,PO KESHTU ESHTE SE KUR VENDIN TONE E KANE DREJTUAR HUZMEQARET DHE RRECKAMANET E DIKURSHEM DHE JO KLASA ARISTROKATE SIC ESHTE NE GJITHE BOTEN.KESHTU QE SKE GOJE PER TE FOLUR PER MALOKET DHE LAZOT.

      1. voica says:

        O BN (Bilbil N). Je pak si teper konfuz ne argument. Ku kane luftuar Maloket dhe Lazot per te mbrojtur tokat tona? Cilat jane keto “tokat tona”? O Bilo, mos me thuaj qe mendon se Saliu qe drejton sot vjen nga klasa e dikurshme e aristokracise shqiptare. Di ti cdo te thote “aristokraci”? O Bilo, po te rri e te merrem me ty, kush do shikonte nga lexuesit e tjere, do te mendoje:Ore, qenka me gjithe mend palle ky Voica…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje