Gjykata: Dorëshkrimi i “Dimri i vetmisë së madhe” të kalojë në Arkivin e Shtetit

26 Korrik 2012, 12:39Sociale TEMA

Gjykata e Tiranës ka marrë vendim që sot që dorëshkrimi i librit “Dimri i vetmisë së madhe” të shkrimtarit Ismail Kadare, të kalojë në Arkivin e Shtetit. Vendimi i gjykatës i hap rrugë sigurimit të dorëshkrimit, përpara se të merret edhe një vendim nëse ai do i kalojë Kadaresë apo jo.

Vendimi u mor pasi shkrimtari i madh kërkoi nga e veja e diktatorit Enver Hoxha t’ia dorëzonte dorëshkrimin e romanit. Por zonja Hoxha pati deklaruar se romani i është dhuruar në vitin 1972 nga vetë shkrimtari. Kadare thotë se Nexhmije Hoxha ia kishte kërkuar romanin dhe ai nga frika e persekutimit ia kishte dorëzuar atë.

Avokati i Nexhmije Hoxhës tha se ajo do e dorëzojë dorëshkrimin origjinal të romanit në Arkivin e Shtetit. Më përpara Nexhmije Hoxha kishte dorëzuar në arkiv vetëm kopjen e këtij dorëshkrimi.

Pasi është siguruar dorëshkrimi, gjykata pritet të marrë një vendim tjetër, për t’ia kaluar këtë dorëshkrim Ismail Kadaresë apo jo.

2 komente në “Gjykata: Dorëshkrimi i “Dimri i vetmisë së madhe” të kalojë në Arkivin e Shtetit”

  1. Vlora says:

    tja kalojne fevzos, edhe ate doreshkrim

  2. Shpresa shqiptare says:

    Z.Kadare kur mburesh me c’ke bere,do te thote qe ke shteruar me c’duhet te besh.
    Me kuiton greket qe mburen me lashtesine e tyre, tani kane shternguar ripat ne vrimen me te ngushte per barkun.
    Ky doreshkrimi nuk i sjell gje popullit z.Kadare, vecse ja rit vlerat
    shkarpes te meret me ju, kreu i letrave te Shqiperise bashkekohore.
    Shqiptaret presin idet e tua te reja per katrauren ku jemi,mos haro se perseri do na vjedhin votat,perseri do ngelim pa drejtesi,perseri pa status per kandidat.Keto kane vlere tani dhe neser plus 12 prioritetet,boll me te shkuarat pa buke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje