Ka zënë shumë hapësirë në media lajmi se qeveria shqiptare po përgatit një urdhër për të ndalur ndotjen akustike në vend. Edhe pse urdhri i dalë ka për qëllim të ndalojë ndotjen akustike në zonat turistike, të gjithë jemi dëshmitarë që kjo ndotje po terrorizon njerëzit kudo, në çdo fshat e qytet.
Tani pyetja që lind është nëse një akt normativ i tillë do të zbatohet? Portali respublica.al, sjell shembullin e ligjit për ndalimin e duhanit në ambientet publike, që ishte një dështim spektakolar. Ligje me natyrë të tillë është vështirë të zbatohen në Shqipëri.
Berisha vetë citoi korrupsionin si problemin themelor në zbatimin e këtij akti normativ. Shumë zyrtarë të ministrisë së Mjedisit dhe strukturave të tjera, korruptohen shumë lehtë nga pronarët e lokaleve të natës.
Por përveç kësaj, ekziston edhe një rrezik tjetër: që forcat e rendit që shkojnë për të zbatuar këtë akt normativ, të hanë ndonjë dru.
Ne e mbajmë mend mirë se çfarë u ndodhi nja shtatë policëve që i shkuan në derë të lokalit Sali Lushës, ish- truprojës së Sali Berishës. Ata shkuan në lokalin tek Shkëmbi i Kavajës, por hëngrën një dru të mirë. Lusha u lirua nga akuzat në gjykatë dhe policia u detyrua të ndryshojë urdhrin. Ahengu vazhdoi…
Eshte e vertete qe ligji nuk ka per tu zbatuar dhe ne nuk kemi per te shpetuar nga masakrimi qe na bejne lokalet e nates ne bregdet. Kur nuk ka shtet nuk ke cshpreson. Ketu nuk mungojne ligjet, por mungon zbatimi i tyre. Ata qe duhet te kerkojne zbatimin, e kane gjetur si mjet pasurimi. Te lumtur jane vetem shurdhmemecet, por keshtu si ka nisur shpejt te gjithe kemi per tu bere te tille.
keto ligje as qe duhet te vendosen. une kur jam ne plazh nuk dua qetesi
kush do qetesi le te shkoje ne fshat
Pa pyet njhere plaken dhe plakun se cfare mendojne. Apo nuk shkojne ne plazh se e kane larg nga fshati?
Para disa ditesh nje gazetare Italiane u ngrit ne mes te nates dhe braktisi hotelin ne Sarande.Problemi ka zgjidhje ne menyre shume te thjeshte,bojkotimi.Braktisni hotelet,baret,plazhet dhe qeflijte te shkojne ti bejne xhiron njeri tjetrit.
Ne kete vend nje pakice po ben ligjin dhe shumica vetem ankohet.NQFTS s’keni force per te reaguar te pakten mos shkoni mbas llumit.Me mire 15 dite ne shtepine tende ku je mbret sesa 15 dite ne bordello ku te punojne si kane deshire.
Kjo eshte nje pergjigje jo vetem super injorante por edhe kafsherore. Shume njerez shkojne ne plazh per te pushuar dhe clodhur nga stresi i jetes, dhe jo per tu shurdhuar nga ulerimat e njerezve si puna jote qe e kane vendin vetem ne pyll (se ndoshta qe andej ke ardhur ti!!!).
tragjedi.cfare niveli?imagjinoni me e pas gjiton kete qeflliun?
Muli eshte mes nesh ?
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/mamica-muli-infiltrohet-ne-klubet-e.html
Zhurmat po terrorizojne te gjithe Shqiperine! Nuk eshte vetem bregdeti, por gjithe Shqiperia! Ngjitur me pallatin ku jetoj ne Tirane eshte nje treg monster, ku nuk pushon zhurma e llahtarshme pothuaj 24 ore! Sa perpiqesh qe te flesh gjume fillojne katundaret duke bertitur “mbaroi trangulli, mos e humbisni trangullin” “u ul patatja”. Ligji duhet te behet per te gjithe Shqiperine, dhe licensat/lejet duhet te jepen te studjuara, atje ku ka pak ose aspak mundesi per te bere zhurme. Kur ka shqetesime te hiqet pa paralajmerim licensa/leja. A jepet leje per te ndertuar treg fruta-perimesh fare ngjitur me nje pallat ku jetojne mbi 15 familje? A ka logjike ketu o njeri? Korrupsioni fillon qe ketu dhe jo kur behet zhurme! Athere eshte vone! Dhe po deshe ankohu, se policia bashkiake thote se nuk merremi ne,ose se tregtaret do te bertasin se jane te licensuar (sipas tyre per te bertitur),ndersa policia e shtetit thote se merremi pas ores 23.00, por kur telefonon ne oren 24:00 nuk te vijne! Po t’ju drejtohesh tregtareve qe jane kryesisht nga zonat e thella mund te hash ndonje dru, se te sharat jane gjeja me e vogel! Ku te shkojme dhe mbytemi! Te nesermen ti shkon ne pune, ku te kerkohet per te punuar, por nuk qendron dot ne kembe dhe te flihet! Pronari do punen dhe jo llafe!
Pushtetaret, duhet te kerkojne dhe ndertojne nje shtet qe te mendoje, punoje dhe gjeje zgjidhje per qetesine e qytetareve, te cilet po terrorizohen, dhe me sa duket do te gjejne qetesi vetem ne varr!