Trupi i pajetë i poetit Ali Podrimja është gjetur sot në orën 14:30, pa shenja dhune, në një zonë malore, 4 kilometra larg qytetit Lodève ku mbahej takimi i poezisë, shkruajnë mediat franceze.
Poeti kosovar Ali Podrimja, i zhdukur që nga e marta në mbrëmje, është gjetur sot në orën 14:30 afër qytetit Lodeve, ku poeti ishte ftuar në një takim të shkrimtarëve.
“Organizatorët e festivalit “Voice of the Mediterranean” kanë thënë përmes një deklarate se policia i ka njoftuar se trupi i poetit Podrimja është gjetur në një zonë malore, rreth 4 kilometra nga Lodeve”, raporton portali, KosovaTimes.
“Sipas hetimeve paraprake, nuk shenja dhune në trupin e tij. Autopsia do të bëhet në fillim të javës për të sqaruar rrethanat e vdekjes së tij”, transmeton Agence de Montpellier.
Edhe sipas prefekturës së Hérault, “trupi i Ali Podrimes u gjet pranë një lumi”, dhe “nuk kishte shenja të dhunës”.
“Një zyrtar i festivalit kishte arritur që shkurtimisht të fliste në telefon me poetin mëngjesin e së mërkurës, por komunikimi më të ishte e vështirë, sepse ai nuk fliste as anglisht e as frëngjisht”, raportin TV5Monde.
Organizatorët e takimit të shkrimtarëve ishin në dijeni për zhdukjen e poetit Podrimja të martën në mbrëmje dhe kanë bërë çmos për ta gjetur si dhe kanë njoftuar menjëherë policinë, shkruajnë mediat franceze./EXPRESS
Poezi nga Ali Podrimja.
FLUTURIMI I FUNDIT
ImZot paqen e përjetshme ma fale
Një vend kërkoj të vë kokën
Mbi bos dheu ku shirat
nuk pushojnë
Në kujtesë të mbyll fluturimin e
Fundit të fluturës
Parafjalës e shpirtit
Në flakën e qiriut tek digjen
Faliminderit imZot nuk më turpërove
Mua rebelin e mbretërisë së përhirtë
Andej ik tek thyen dritaren fryma
E fishkëllon e fishkëllon e fishkëllon
(Ulpianë, 1998)
UNË DOT TA FIK LLAMBËN
Shpirt shndërrohesh
Në llambë dritë
Në këtë kohë pa kohë
Kushështë nga vjen
Në pyll humba udhën
Lehnin qentë e nuk prajnë
Nuk prajnë qentë e lehin
Unë dot ta fik llambën
(Ulpianë, Tetor 2010)
DËGJOHET’ I KAMBANË
Jeta nuk është
Është vdekja
Që fshihet pas
Therrës së vet e
Pret të troket
Dëgjohet diku
‘i kambanë
(Berlin, 1989)
Une biri yt Kosove
Unë, biri yt, Kosovë
Unë, biri yt, Kosovë t’i njoh dëshirat e heshtura,
t’i njoh ëndrrat, erërat e fjetura me shekuj,
t’i njoh vuatjet, gëzimet, vdekjet,
t’i njoh lindjet e bardha, caqet e tuka të kulluara;
ta di gjakun që të vlon në gji,
dallgën kur të rrahë netëve t’pagjumta
e të shpërthej do si vullkan:-
më mirë se kushdo tjetër të njoh, Kosovë.
Unë biri yt.
Ali Podrimja
Me dt. 25 Qershor tek sa ktheheshim nga festivali nderkombetar i poezise ” Tri remat joniane ” , miku im Agim Mato m’u lut qe ta shoqeroja gjate kthimit poetin Ali Podrimja . Udhetuam te dy prane e prane qe nga Saranda deri ne afersi te Durresit . Ate dite ai ishte shume i shqetesuar , sepse siç me thoshte i ishte shtruar gruaja ne spitali e durresit dhe atij nuk i durohej per ti shkuar asaj sa me prane . E kam porosi nga Lumi- me tha , qe te shkoj me ja pakesu asaj pak dhimbjen ( Lumi eshte i biri i tij i vdekur ). Qe ne ata kohe profesori kishte filluar te bisedonte me boten e te vdekurve, ndaj mu duk disi i çuditshem . Se bashku me poeteshen shqiptaro-amerikane Raimonda Moisiu u munduam per ta qetesuar dhe iu lutem te na lexonte diçka nga poezite e tij te fundit. Me gjysme zeri dhe me ate shqetesim qe i agravohej ne sy me lexoi diçka nga poezia e tij ” Atdheu dhe çizmja ” . Befas kur askush nuk e priste me tha : …une do te vdes se shpejti . Une u habita se perse ma beri mua kete pohim , ndofta nga qe me njihte pak dhe mendonte se une nuk do ta pergojoja . Ne Greshice ku ndalum per te ngrene diçka , befas mu zhduk nga syte dhe vetem mbas disa minutash kur une po e kerkoja me doli perpara me nje paqete ” Marlboro ” . Une s’e pi me tha , ta bleva ty kete baqete , sepse duhsni dhe poezia i shkojne njeri tjetrit . Perpara se te mberime ne Golem ku kishte rezidencen , ai zbriti si me zor nga autobuzi , njgeshi kapelen dhe u hodh ne toke . Kam qef ti bej ne kembe ca kilometra te mira , me tha .Qe nga i çast nik e pashe me . Tani qe mesova per vdekjen e tij ne Paris jam i trishtuar , por jo i habitur . Nje njeri si ai kishte ardhur me mision ne poezine e ngrire te poezise shqiptare . Ai tentoi ta shpirtezonte ate , ta bente me kombetare dhe me kozmopolite njeheresh . Lamtumire profesor Aliu , vellai , prindi dhe pjese e gjaku te kosoves ,qe nuk mund te falet . Te qofte i lehte dheu i saj ! . Agim Bajrami