Me rreth 4 milionë euro investime, Kavaja ka padyshim spitalin më modern ndër të gjithë institucionet e tjerë të këtij lloji në vend. I ndërtuar në nëntor të vitit 2010, ai është shumë larg pamjes së spitalit publik. Vetëm vlera e aparaturave është 1.9 milionë euro, një investim kolosal për një spital qyteti dhe një shifër që zgjoi kureshtjen tone për ta vizituar, raporton Vizion Plus.
Por në biseda me stafin mjekësor të këtij spitali mësojmë se disa prej shërbimeve të tij janë futur në punë më shumë se një vit pas inaugurimit, për shkak të mungesës së stafit mjekësor. Edhe sot ndërhyrjet kirurgjikale, por jo vetëm, funksionojnë vetëm paradite, si pasojë e mungesës së reanimatorëve. Brenda spitalit funksionon materniteti i qytetit, me sallën e inkubatorit, ndërhyrjeve kirurgjikale dhe një pavijon model. Por edhe këtu nevojitet shtesë në staf sidomos në anën kirurgjikale në specialitetin instrumentale. Salla e reanimacionit është e lidhur në rrjet me një kompjuter qëndror që monitoron të dhënat e pacientëve, por ajo që vëmë re është numri i pakët i pacientëve. Një prej tyre e takuam ndërsa bënte seancat e fizioterapisë në këtë pavijon me mjete moderne të këtij lloji. Ai na pohon se pavarësisht kësaj, spitali nuk ofron shërbim të plotë për ortopedinë, pasi janë marrë me honorare dy mjekë që vizitojnë vetëm të mërkurën dhe të shtunën.
Drejtuesit e spitalit pohojnë se 80 shtretërit e tij shfrytëzohen 70% gjatë vitit. Megjithatë, drejtori Xeka thekson se pas kontakteve me ministrin e ri të Shëndetësisë ka marrë miratimin e tij për shtesë në stafin mjekësor që pacientët e Kavajës të mos i drejtohen më spitalit të Durrësit apo Tiranës për asnjë lloj shërbimi që mund ta marrin lehtësisht këtu.
Nuk shohim ndonje drame ketu,vecse proble rutine te admistrates se shendetesise.Mire do ishte ta eleminoni kete artikull.
…pikerisht ketu qendron drama or mik,bile tragjedi,sepse edhe ary ku jane harxhuar para dhe jane kushtet prape nuk ka efektivitet!!!…
URIME e pune te mbare ne sherbim te popullit..ishalla nuk behet si spitalet e tjere qe marin çarçafet nga shtepia, paguajne ilaçet etj…………..
Bravo Kavaja Kuqe, e meriton nje spital te tille modern edhe Kavaja ka luftuar me Domotte kunder okupatorit. Bravo Kavaja per Bemat e saje. Por edhe sikure te mos i kishin bere asgje Kavajes perseri do te me pelqente ta shihja me pamjen e viteve 90. Me ne fund Kavaja u kthye ne orgjinen e saje Flake e Kuqe…. si……
…kur kavaja u ngrit kunder komunizmit,ti akoma thoje duam dullen!!!.je zgjuar vone or mik,je pjek vone…por ska gje.ti i rruajtje b….. okupatorit…zgjohu mor daje zgjohu se ngele ne gjume apo je nga skrapari?.
po ca moderniteti ka atje, mund te jete bere investime ne aparatura, por perseri po te hysh ne spital prape te nje nje ndjesi si te ishte nje spital i vjeter, se ne sec kemi mesuar ca huqe qe i “marrim” qe nga detergjentet , kovat et te gjithe gjerat e tjera te nevojshme per higjene, aq te domosdoshme per spitalet…
Kjo eshte vjedhja e stilit LSI e implementuar me sukses nga Petrit Vasili & co. dhe qe besoj se do te cohet perpara nga pasardhesi:
Skanera dhe cdo paisje tjeter qe kushton mundesisht me mijera euro ne cdo ambulance fshati apo spital si ky i Kavajes.
E dini cili eshte nje nga detajet e vjedhjes? (tenderi me vlera 2 fish me te larta se ne Europe nuk diskutohet)
Paisjet “ofrohen” me garanci 6 muaj deri 1 vit. Meqenese ato nuk vihen ne pune firma “nuk harxhon para”.
Por firmes qe instalon paisje pas “mbarimit te garancise” i behet edhe nje kontrate mirembajtje per keto paisje.
E bukura eshte se paisjet perseri nuk vihen ne pune, pasi kuptohet se nuk ka mjeke ne keto nivele ekspertize, por cuditerisht cdo muaj derdhen ca para ne llogarine bankare te firmes per sherbimet e kryera ndaj paisjeve !!!
Fajin po te lexosh gazeta si gjithnje e kane mjeket…
Njerezit e thjeshte nuk kane nga t’i dine keto por ajo qe nuk kuptoj une eshte se pse Mediat behen pale me demonet kur dihet se cdo pronari gazete apo gazetari do t’i bjere nje here ne jete rruga andej nga spitali.
Nuk do te ishte mire qe te kujdeseshin pak per shendetin e tyre?
p.s. Shembulli klasik i moskokecarjes ndaj shendetesise: Rasti Pashko. Por ne shqiptaret harrojme shume shpejt dhe jemi te bindur se po te kesh para ben gjithcka. Nga rasti ne fjale nuk do te isha shume i sigurte …
spitali modern nuk jane vetem aparaturat.Moderniteti i spitalit eshte nje koncept modern ne vetvete te te sherbyerit me disipline dhe profesionalitet.Zakonisht pacientet nuk flasin me aparaturat dhe as sqarohen nga aparaturat;ata duan te fitojne besueshmerine e mjekut.Me vjen keq qe hidhet para me vend(dhe doemos shendeti eshte objektivi yne primar;le te kushtoje sa te kushtoje)por efektiv kete sherbim e bejne njerezit e sherbimit mjekesor.Do ishte mirazh qe ne Shqiperi,nepermjet fondeve bamirese,ndohmave,etj,te beheshin disa spoitale rajonale ultramoderne,qe te rivalizonin denjesisht(madje dh te kalonin ne cilesi)spitalet e semura te Tiranes.Spitale te semure me mjeke dhe infermiere te korruptuar,te semure nga bandat private antikorrupsioniste te berishes,qe siç me thone jane ca banda paralele qe vishen me kostume dhe celulare dhe tashme po bejne rolin e sekserit.Te tila banda vullnetare pa mandat zyrtar krijoi Hitleri(te urryerat SA,pararendeset e SS),apo falangat vullnetare frankiste.Te shpresojme qe mjekesia te shpetoje nga duart e ujqerve e ti kthehet njerezve.