Qeveria shqiptare përpiqet të ngatërrojë detyrimin që ka për rritjen e rrogave dhe pensionit për të kompensuar rritjen e nivelit të inflacionit, me rritjen reale të pensionit dhe rrogave. Denoncimi ka ardhur nga opozita shqiptare, e cila provon se pensionistët marrin një pension 41 për qind më të ulët se sa duhet të merrnin nëse qeveria do zbatonte në mënyrë korrekte ligjin për pensionet.
“Në vitin 2007 qeveria ka bërë një ndryshim dhe ka miratuar me ligj që nëqoftëse ky pension bazë nuk e garanton minimumin jetik atëherë mundet që të jepet një kompensim shtesë në të ardhura për ta garantuar këtë minimum jetik. Por, njëherazi që nga 1 shkurt 2006, pra sërish flasim për një vendim qeverie të kësaj mazhorance, ka një vendim qeverie që rregullon specifikisht indeksimin e pensioneve. Ky vendim qeverie ka dy elementë të rëndësishëm. Së pari ka përcaktuar se për pensionistët në Shqipëri duhet të ketë një tregues inflacioni të ndryshëm nga inflacioni i përgjithshëm që mat INSTAT. Ilustrimi bëhet për ushqimet. Nëse në matjen e inflacionit mesatar për të gjithë shqiptarët ushqimet zënë 37% të buxhetit mujor familjar, te pensionistët ushqimet zënë 62%. Ky vendim qeverie ka dhe një standard tjetër të përcaktuar. Indeksimi i pensioneve, pra rritja nominale për të ruajtur fuqinë e tyre blerëse krahasuar me vitin e mëparshëm hyn në fuqi çdo datë një maj të çdo viti. Ndërkohë, nëse thamë që qysh prej vitit 93, praktikisht prej 19 vjetësh ka një detyrim ligjor që ai pensioni bazë duhet të garantojë një standard minimal jetese, sot praktikisht pas 19 vjetësh jemi në një situatë që ky standard minimal jetese praktikisht ka mbetur jetim, nuk i del dot askërkush për zot,” tha Sekretari për Programin në PS, Ilir Beqja.
“Kthehemi tek vendimi i 27 qershorit 2012 për rritjen e pensioneve në fshat dhe në qytet, 4% në qytet dhe 5% në fshat. Inflacioni i pensionistëve ishte 4.3, rritja është 3.4. Pra, thellohet hendeku midis moszbatimit të detyrimit ligjor dhe realisht shtesa është 445 lekë. Për të qenë shtesa të paktën 4.3% duhet të ishte 571 lekë në muaj. Pra çdo pensionisti për t’i ruajtur nivelin e jetesës së vitit të kaluar, pa bërë asnjë përpjekje për t’ia përmirësuar asnjë qindarkë më shumë, duhet t’i jepnin edhe 127 lekë më shumë në muaj, pra i ka marrë 22%.
Vijmë edhe tek momenti i dytë i vendimit të 1 shkurtit 2006, që indeksimi i pensionit fillon nga data 1 maj, kemi rritje me 6 muaj me 3.4, ligjërisht duhet të kishim rritje për 8 muaj me 4.3%. Kjo e thellon akoma më shumë borxhin që për të zbatuar detyrimin ligjor dhe për të ruajtur fuqinë blerëse të parave të pensionit të vitit të kaluar hendeku deri në fund të vitit do të shkojë 1890 lekë për një pensionist,ose do të thotë për këtë vit 41% më pak se detyrimi ligjor për të ruajtur nivelin e jetesës të vitit të kaluar apo fuqinë blerëse të vitit kaluar.”
Beqja: Ja propozimet e PS
“Ne kemi propozuar uljen e TVSH së energjisë nga 20% në 6%. Edhe TVSH-në e ilaçeve do ta bëjmë 0%. Është e vërtetë që teorikisht pensionistët duhet t’i marrim ilaçet falas, por ai vendim i INSTAT-it që po e përsëris është baza e gjithë këtij arsyetimi i 1 shkurtit 2006 thotë që pensionistët 7% të shpenzimeve mujore i çojnë për ilaçe. Pra, do të kemi politika në drejtime të ndryshme që të mbledhura bashkë do të japin një rritje reale të ndjeshme të të ardhurave të pensionistëve.”
Para disa ditesh mu desh te merrja nje vertetim se nuk kisha pasuri te patundeshme, sepse duheshin riperteritur disa dokumenta te pensionit. U skandalizova: Disa muaj me pare nje vertetim e mora 1000 leke te vejtra dhe pagesen e bera ne arken e hipotekes.
Kete radhe mu desh te paguaja 3000 leke te vjetra dhe ne nje qoshe te vertetimit ishte shtuar me dore edhe nje 500 lekesh. Me derguan ta paguaja tek arka e bankes (jo tek hipoteka) dhe arketarja me kerkopi te paguaja edhe 1000 leke te tjera komision banke per te marre faturen se pagova. Pra shuma vajti 4500 leke. Nam fare, tamam shtet dixhital qe ju vjedh pensionuisteve edhe ato pak kacidhe qe u jep. Shtet i forte besa!
shkruani hajnot po grabisin qfare tju vije perpara
pensjonistet me te lumturit ne bote jene ketu ne australi pa punuare fare marrinn pensjonin 1200 $ ne muaje shteti kriminelit salije
ky eshte pencion lemoshe.100evro..si mund te pretendosh te futesh ne evrope me te tilla kushte dhe te ndihesh evropjan
Per nje page 10.000 lek ne muaj rritja si pasoje e indeksit zyrtar te inflacionit eshte 3.5% pra rritja e detyruar eshte 350 lek, dhe e shumezuar per per nje vit, pra x 12 shkon 4200 lek.
Por qeveria beri rritje 5 % ne gjashtmujorin e dyte,
10.000 x 5 % = 500 shtese, e shumezuar per gjashte muajt e mbetur te vitit 500 x 6 = 3000,
siç shikohet nga shtesa qe qeveria eshte e detyruar te beje per shkak te inflacionit eshte 42000 lek.
por ajo shtoj vetem 3000 lek, sic shikohet qeveria fiton 1200 lek
ne çdo ngritje pagash ne vit.
kjo eshte zytje e tipit EO.
Keto z.Ilir jane mashktrimet e rradhe sepse ato V.K.M qe kujtojne se shpetojn e berishat nga hetimi,kjo ska ku te rrije…pse ore deputet,a e dini se pensionet jane jo me shume se si paga minimale pensioni,sepse ska leke ky shtet edhe pse pensioniste ka derdhur shume me shume kontribute se pensioni i llogharitur…
Ju e dini qe keni qene edhe drejtues i I.S.SH.SH,ku ne baze ligjit 7703 date 11.05.1993 neni 32 pensioni lloogaritet 75% e pages neto te tre viteve rresht ne 10 vjecarin e fundit…dhe te hetoje prokororia qe ky nene nuk zbatohet,por corrazi,me urdhera politike ,e me VKM TE VICIDOLIT FAMILJARE ,pensionistet nuk marrin pensionin….apo banka boterore qe ka dhene alarmin qe leket qe derdhen ne buxhet nga kontributi i sig shoqeroe +shendetsore jane pervetsuar ,apo mkaluar ne burime te paditura be te pa bera transparente….Pse nuk detyroni saliboden,e top[allen ligjerisht per keto dy veprime..
1.-Meqenese nuk zbatohet ligji neni.32,e pensioni nuk i jepet sa i takon,qe qeveria te detyrohet ti paguaje baze ligjit,pse per pushtetaret,deputetet,gjyqtaret jepet pensioni ne baze ketij neni32…?e per popullin e thjeshte jo
2.- Meqenese jane derdhur kontribute me shume dhe bile shume me shume se perllogaritja e mases se pensionit,dhe tani nuk u lejoka me shume se dy paga pensioni baze minimal=10630leke/muaj,aterehe pse ju z.Ilir Beqja,nuk detyroni me ligje ,qe ta tundni mire ate zonjen kryetare topallen,qe pervetson e perfoton nga shteti per familjen e vete ,ku dhendri student ne France .emerohet sekretare ambasade.pra merr page mujore nga taksapaguesit shqiptare dhe pensionisteve ,fondin e derdhur teper,qe nuk u perfillka ne llogaritja,DUHET TJA KTHEJE DIFERENCEN E KONTRIBUTIT TE DERDHUR TEPER….apo jo…llogarite behen hapur,te qeruara,sepse ajo nuk ju perfill juve kur ngrini probleme…
Tani qe jane publike ,thuaja qe ta ndigjojme edhe neve ne media….moj zonje populli don pensionin ne masen e derdhjes kontributiti baze nenit 32 te ligjit te sig.shoqerore,te kunderten ktheja ate mase kontributi qe ai ka derdhur dhe qe qeveria e salitopalles nuk e merr ne konsiderate…ketu fola per pensionet sepse ka shume hapsira sa po e rrjepin cdo dite kete popull…Ku ta kerkosh te drejten ,ku???ne gjykate.po po ne ”drejtesine e falimentuar;” ..nen kembet e pushtetit,ndryshe ik nga puna….mjere neve …por behuni te drejte,te forte ne kembengule..sepse edhe nderkombetaret heshtin..pse…”e di vetem pushteti”..por mos harroni se i di dhe populli qe nje dite kjo hakmarrje do marri permasa popullore dhe do te ikin sic iken me aviona …per te ruajtur kokjat,,,pasurite jo se do ti sekuestrojme te gji9tha.ESHTE ,KA QENE DHE DO TE JETE PASURI E POPULLIT SHQIPTARE…o salitopallet e korrupsionit familjare….oh sa ka me shkru per ju,por heshtni….do vije dita….
Me kenaqen ca pensionist tek ajo pjerdhurina qe quhet TVSH,ishin te gjithe te lumtur,lavderonin xhaxhin Enver Sali per rritjen e pensionit dhe i uronin te merrte nga ditet e tyre.O zot cfare televizioni nevojtore, O zot cfare populli shurraq.
Ne vitin 1993 u mbyllen minierat.
Ligji i daljes ne pension, per punonjsit e nentokes, ne ate kohe ishte 10 vjet e 6 muaji.Dalja ne pension 50 vjeç.
Te gjithe ata qe e kishin plotesuar kriterin e viteve te punes e humben nga manovrat e Sigurimeve Shoqerore
Sigurimet Shoqerore duke nxjerr me vone nje ligj per shtimin e moshes se daljes ne pension,kane prapavepruar duke i detyruar puntoret te dalin ne pension ne moshen 65 vjeç.
Duke ritur ne menyre artificiale vitet e punes te nentokes dhe moshen kane nxjerr jashte loje mira punonjes.
Avokati i Popullit duhet te merret seriozisht me kete padrejtesi qe i eshte bere punonjsve te nentokes.