Ja një rrugë e paasfaltuar zoti kryeministër!

13 Korrik 2012, 11:35Sociale TEMA
Ja një rrugë e paasfaltuar zoti kryeministër!

Sot anembanë vendit janë në ndërtim dhe ne përfundim mijëra kilometra rrugë. Një kundërshtar i yni do të thoshte se udhëtova kudo për të gjetur rrugë të paasfaltuara, por nuk gjeta”. Kështu shprehej kryeministri Berisha dy ditë më parë.

E vërteta është ndryshe në fakt. Rrugë të paasfaltuara ka ngado dhe madje akse të rëndësishme, si ajo Lushnjë-Berat. Rruga është lënë në mëshirë të fatit, edhe pse ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, shprehej dje se po punohet për ndërtimin e një rruge të re.

Por, deputeti socialist i zonës së Beratit, Erion Braçe, shprehet se nuk ka asnjë gjurmë rruge apo punimi për ndërtimin e një rruge të re.

Ministri i Transportit, Sokol Olldashi, tha dje se rruga aktuale Lushnjë- Berat është ajo që ka lënë PS, ndërkohë që ai po bën “rrugën e re” Lushnjë- Berat.

Ja fakti, shiheni “rrugën e re”! Isha tani, në 4 kilometra s’punon kërkush. Gjurma thjesht është gërmuar dhe aty këtu është hedhur pak çakull!!

Nuk ka para, domethënë nga 4.2 milion dollarë, nuk është paguar as 30 përqind.

Pra, ministër këtu s’ka rrugë e punë në rrugë.

E dyta, rruga aktuale nuk ka qenë kështu! Ka 8 vjet që po shkatërrohet, sepse nuk po ïnvestohet’ as për të hedhur zift!!

Meqë Berisha kërkonte prova që ka rrugë të shkatërruara, ja ku është e shkatërruar dhe tjetra e papunuar”, shprehet deputeti socialist.

Rruga Lushnje-Berat

23 komente në “Ja një rrugë e paasfaltuar zoti kryeministër!”

  1. edi says:

    Akset e jugut nuk jane prioritet per kete qeveri, dhe shume te veshtira per te vajtur pervec Korces nga kemi fort te nderuarin Minister te Financave.
    Akset nga Tirana per ne Berat, Gjirokaster, Permet, Vlore jane te paperfunduara dhe kur udheton ne drejtim te tyre duhet te llogarisesh edhe amortizimin e makines. Dje kalova per ne Gjirokaster dhe per te mos thene qe nuk punohej fare, punohej me pikatore.

    1. dulla says:

      une per vete,eci neper rruge qe zgjepsi enver mi mohoi,tashme koha eshte para

      1. dumdum says:

        Paske mbet mrapa me kohen. Enveri ka gati 30 vjet qe ka vdek.

      2. noa says:

        …te siguroj qe per 30 vjet Enveri do bente me shume rruge se ky zgjebsi

  2. b says:

    GENJESHTAR I MADH KY SALI BERISHA: ” NUK KA ASNJE RRUGE TE PA ASFALTUAR !”-THOTE AI. PERVEC RRUGES BERAT -LUSHNJE APO BERAT FIER QE JANE COPE -COPE,KA EDHE RRUGE TE TJERA QE JANE PA ASFALTUAR DHE AS QE KA NDERMEND NJERI PER TE VENE DORE NE ‘TO. RRUGA NACIONALE BERAT – KELCYRE, PREJ 9O KM E GJATE, E NISUR GJATE LUFTES SE PARE BOTERORE DHE E RIKONSTRUKTUAR NGA ITALIA E DYTE (1939- 1943 ) , E MBETUR ,POR E MIREMBAJTUR GJATE SISTEMIT SOCIALIST,TANI E PAMIREMBAJTUR DHE E SHKATERRUAR.KRYEMINISTRI SALI BERISHA KA PREMTUAR DHE RIPREMTUAR SE DO TA ASFALTOJE KETE RRUGE ,POR AS QE E KA VENE UJIN NE ZJRR.E KA NDERMEND QE T’J U PREMTOJE EDHE NJE HERE NE FUSHATEN ELEKTORALE TE ZGJEDHJEVE TE REJA TE 2O13 . 9O KM RRUGE NACIONALE , ZOTI KRYEMINISTER, PRANDAJ MOS GENJE DITEN ME DIELL, SIC E KE ZAKON TE BESH VAZHDIMISHT!

    1. hasan says:

      Po akoma nuk e dini se Vlora,Berati,Fieri ,pra jugu nuk bejne pjese ne Shqiperine e Saliut?Saliu ka Shqiperine e tij qe nuk ka lidhje me Shqiperine legale.Pse e pati te lehte ai faljen(shitjen) e detit tek Greku? Natyrshem pergjigja;sepse deti ne Sarande nuk eshte pjese e Shqiperise se Saliut.

  3. Ceni nga fushekruja says:

    Po pse shkoni aq larg o njerez ky Sali leshi qe thote se nuk paska mbetur asnje cope rruge e pa asfaltuar, pse nuk e shikon njehere rrugen Tirane-Ndroq dhe pastaj te flase biri i kuÇkes.
    E na thote qe kam bere kete e ate rruge, dengla jane te tera , gjepura.
    Mjere ne ne c dore kemi rene.

    1. daku says:

      or cen,,,,,,,,,kerkoja nanos,apo dritherimave ku je msu

  4. ilir says:

    Problemi qendron jo vetem se cilet rruge jane te pa asfaltuar por dhe ato rruge qe gjoja jane te perfunduar jane larg standarteve europiane per keto kush ushtron kontrol dhe i miraton apo mnjafton qe sipermaresi te shperndaje zarfet me parate dhe dokumentacioni plotesohet e firmoset dhe rruga per cudi emertohet europiane.Prokuroria pse hesht!!!!!!!.

  5. SHABA says:

    Po me vika shum keq qe po tregoeni zemer gur dhe i nxirrni kto foto SALIT,mosni mer burr se do naj semurni SALIN dhe çfar do bojm ne pastaj ku te mytemi,dil SAli dhe tregoi popullit me kte foto se si na ka lon ENVER HOXHA jopo qe ta din se çfar kemi vujt.

  6. Breaking News says:

    Sali Ram Berisha sapo kthehu patkonjt nga dielli.

    Te rroje Shqiperia.

    1. LORA says:

      Edhe dje,nga ora 5pm,i kishte kthyer patkonjte nga dielli,sipas teje breaking news !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!Sa here u kthekan nga dielli patkonjte e dr.dhjeramanit?!?!?!

  7. lara says:

    do asfaltohet ca halli keni!!!! cdo gje ne kohen e duhur apo duhet te jete cdo gje sa hap e mbyll syte eshte vere e i kemi cu me pushimie po nuk do gjen ndonje gje tjeter????

  8. *king says:

    Sa per dienij une jam me bindje te majte sociale, por te thuash nuk esht punuar per asfaltimin e rrugeve keto 8 vite eshte gabim ,nje pyetje dua te shtroj per 8 vite qe ishte ne pushtet PSja sa metra rrug u asfaltuan,nje gje eshte realitet qe korrupsioni i kesaj Qeverie eshte shum i madhe dhe duhet sa me par qe te shperbehet kjo Qeveri hajdute

  9. katunari says:

    Ka hedh nje budalla nje gure ne lume dhe hajde ta nxjerrim tani.Tani do nxjerrim ne foto sa rruge koti ka,dhe ka shume. Saliu flet idiotizma dhe te gjithe meren me zgjidh idiotizmat e tij.

  10. lleshi says:

    Ky qe ka shkruar ja nje rrug e pa shtruar, si duket vetem ne kte rrug paska kaluar, sa per te kujtuar, asnje rrug nuk eshte e shtruar ne shqiperi.

  11. taku says:

    Ju lumte stafit TemA me kete artikull i eshte dhene
    pergjigja e duhur gjenjeshtrave te baca Saliut, dy dite me
    pare fliste per nje kundershtar politik qe kishte brredhur
    gjith shqiperine dhe nuk kishte pare asnje rruge te asfaltuar.

  12. antispiuni says:

    -Mero, nuk eshte serioze per ju te merreni me zotin Berisha per tri çeshtje qe ai po i ben shume mirë, te cilat janë:
    1-Qe ai po luan teater me Edi Rames.
    2-Qe po i shtron rruget e Shqiperise.
    3-Qe po pasuron nje kaste rrotull tij dhe qe shqiptaret po punojne vetem per Bashkom Ulajn, Samir Manen e te perndershmin Fahri Balliu.
    -Te rrijme shtrembert e te flasim drejte: Rruget po i ben dhe hallall i qoftë. Te tjerat, ti e di; “cosi fan tutte”. Keshtu bëri Xhoana e Fatosit, Bamiri me Spahiun, Edi Rama me trojet ne lulishtet e pallateve e ne kopshtet e shkollave etj.

  13. I-liri says:

    O zotni ” Breaking News “, konfirmoje dhe nje here lajmin, se SRB-i, ka kthyer patkojte nga dielli. Pasi ketej ka nisur festa, dhe po kercet kallashi, si ne Lazarat…

  14. vlora_1912 says:

    Natyrish qe nderimi i infrastutures, perfshi rruget automobilistike, eshte shume i rendesishem per ekonomike e Shqiperise, por nuk i vetmi dhe gjithshka. Sales dhe qeverise se tij kjo i ka mbetur per te bere. Eshte shume e rendesishme te zhvillohen mjetet e prodhimit, sektoret qe gjenerojne punesim dhe te ardhura kombetare. Keto investime dhe expertise te firmave te medha te huaja. Por keto firma nuk investojne ne nje vend me nje qeveri te korruptuar.

  15. gora says:

    ruge te shtruara jane bere mja po problemi qendron se po prishen shum shpet ketu duhet te ndalet kjo opozit jo merru me prralla koti.

  16. zqk says:

    Sala thote se te gjitha ato qe jane asfaltuar jane rruge, nuk tha se cdo rruge eshte e asfaltuar. Perse moj opozite e qelbur, rruge eshte Lushnje-Berat? Ajo eshte shtegu i dhive.

  17. ELENA GJIKA says:

    POR JU ORE GOMER SA RRUGE U NDERTUAN NE KOHEN E QEVERIS SE PS ?ASNJE.MBLIDHET TAXA MAJKO DHE NUK NDERTOHET RRUGA E KOMBIT ,QESHTE ME QESHARAKE NE LAJMET E TV DILNIN NE TV CA ME LOPATA DHE KAZME SE AJO RRUGE NDERTOHEJ ME KAZME DHE LOPATA NE QEVERISJEN E NANOS.PASI KETA SOCIALISTE NUK NDERTUAN ASNJE RRUGE ME MISHE SHPIRTE U MUNDUAN TA PENGONIN NDERTIMIN E RRUGES SE KOMBIT NE QEVERISJE E BERISHES.POR MOSNDERTIMIN E RRUGES SOCIALISTET KISHIN EDHE PERKRAHJEN E SERBEVE DHE GREKUT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje