Aleanca Kundër Importit të Plehrave u kërkon deputetëve të Shqipërisë që të miratojnë një moratorium kundër importit të plehrave. AKIP thotë se vendimi për të shtyrë referendumin kundër importit të plehrave ishte absurd, ndërsa shton se deputetët kanë në dorë të mbrojnë jetën e shëndetin e popullit duke mos lejuar importin e plehrave. AKIP thotë se ditët e fundit ka një vërshim të kërkesave për importim plehrash në Shqiëpri.
DEKLARATA
“Vendimi i KQZ për mos përcjelljen e kërkesës së firmëtarëve të referendumit drejt Presidentit të Republikës dhe Gjykatës Kushtetuese deri më 3 Janar 2013, është absurd dhe me dashje i interpretuar në mënyrë të gabuar.
Në besim të mbi 60 mije firmëtarëve pro referendumit kombëtar për anulimin e neneve të importit të mbetjeve, Ju bëjmë thirrje të mos lejoni që vullneti i tyre të nëpërkëmbet dhe injorohet.
Si përfaqësues te tyre ne Kuvend, Ju kërkojmë të inicioni shpalljen e një moratoriumi të importit të mbetjeve, (nenit 22/3 dhe 48 te Ligjit nr 10443 “Për Menaxhimin e Integruar te Mbetjeve”), deri kur populli te shprehet me anë te votës në referendum.
Sot Shqipëria po lëngon nga mbetjet e bëra mal gjatë 20 viteve te fundit. Sikur te mos mjaftonte kjo, javët e fundit kanë vërshuar drejt Ministrisë së Mjedisit kërkesat për lejet për mijëra ton import mbetjesh qe do shkojnë drejt Shupenzës, Devollit, Kavajës, Beratit dhe Tiranës etj.
Kësisoj vendi po shkon drejt një katastrofe te pashmangshme e te pariparueshme ekologjike dhe sociale, me pasoja shumë të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e njerëzve tanë sot e ne te ardhmen.
Te nderuar Përfaqësues të Popullit!
Ndaloni importin e mbetjeve!
Çdo ditë vonese është në dëm te jetës dhe shëndetit te popullit shqiptar.
Vendosni moratoriumin për importin e mbetjeve!”
Plehrat e njerzimit kane uzurpuar kuvendin e popullit.
Ata jane shurdhe dhe memece kur perandori i tyre Sali Rame Berisha jep urdher qe te mushen xhepat e tij.
Keto plehra nuk perfaqsojne popullin por jane eunuke te mirfillte dhe pjestar te stanit Berisha.
Kemi renditjen ma te mire ne evrope per analizimin e plehrave!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/do-e-baj-shqiprin.html
Mos e zgjatni shume muhabetin, sepse, kuvendi mund te nevrikoset aq shume saqe ta eksportoje Levizjen Kuq e Zi jashte ligjit. Nese jeni vertet 60.000 firma, le te dalin 30.000 prej tyre dhe te ndalojne importin e plehrave! Nuk lipsen me shume. Por, ju jeni kuq e zi pa shtepi e pa katandi. Ju nuk beheni dot dy mendje bashke e jo me shume, sepse nuk keni fryme, kauz, ideal. Vetem flamuri dhe dogmat u kane mbetur. Me keqardhje te sinqerte dhe vllazerore. Por… .
Kuptohet qe ti ke shtepi, ndertuar me leke harram, ne token e tjeter kujt.
Te te rroje Saliu qe ti dha keto begati!
Mos harro se plehrat do te mbysin edhe prodhin tuaj, po u lane qe te importohen nga njerezit e ndershem qe ka ky vend.
aleanca u shkruan plehrave te mos sjellin plehra?!!!!!!!!!!!!!!!!
KUJT JA KERKOJME?PLEQVE TE PARLAMENTIT ME ALXAJMER E UTURAK TEK B…?
ATYRE QE PLEHERAT JUA HEQIN SEKRETARET?
Leter shkruhesit o nuk jetojne ne kete vend o ju jane krijuar probleme psiqike qe nuk kerkuan referendum per heqjen e plehrave nga parlamenti i popullit por heqjen e plehrave te ‘PLEHRAVE’
Aleanca Kuq e Zi nuk eshte Aleanca kunder Plehrave, Mos i ngatro! Deputete e Ps jane te zene shume me pine duke ndare postet ministrore, dhe nuk ja kane ngene plehrave. Dhe salishpellari e di se kush jane ata prandaj krekoset si kaposhi maje plehut.
Nuk do kish fare nevoje qe kete kerkese tja benit ju, vet ajo duhet ta kish marre me kohe ate inisiative.
Turp per deputetet socialiste.
jam nje simpatizant i AKZ por me keto veprime po ju bie vlera shume.
Keto nuk jane perfaqsues te popullit por jane PERFAQSUES TE CDO LLOJ MAFIE QE VEPRON NE SHQIPERI DUKE PERFSHIRE DHE MAFIEN E AMBASADOREVE.
me keto kriminela te qeverise dhe me keto qullace te opozites nuk ka lutje
per referendum por levizje te vendosur me format me aktive qe lejon nje shtet demokratik
Nje shtet qe vret me duar ne xhepa..nje ambasador qe zgerdhihet me kufomat e tyre dhe nje kryeopozitar qe dhjeu ne breke ne 21 janar 2011 duhen perzene nga skena politike si VRASES SI PUSHTUES DHE SI TRADHETARE.
Cfare lidhje ka AKZ me Aleancen Kunder Importit te Plehrave?
Zoti Spahia mos shpreso shume te Amerikia se nuk kane shume bese ata.
O njerez, po cja mbysni kot mor aman!
Mali ju shpjegoi qarte qe: Aleanca Kuq e Zi nuk eshte Aleanca kunder Plehrave, kuptuat nuk ka kurrfare lidhje.
Po lexoni artikullin njehere pastaj ndoteni kete hapesire.
Keta te Aleances kunder plehrave te shkojne ne prokurori dhe te japin hesap per 6000-7000 firma fallco per referendumin.Vete kerkojne shtet ligjor le te pergjigjen para ligjit,le te pastrojne plehrat ne mes te tyre
K.Q.Z. ka shtyre referendumin per miratimin po apo jo te plehrave por pse sdalon edhe eksportin e plehrave deri sa te behet referendumi.
Kjo eshte transparenca e K.Q.Z. dhe e qeverise mafjoze.
Pse nuk u fol per viziten e Fratinit ne Tirane. Misionin qe kishte per qeverine mafjoze.Kjo qe po ben qeveria eshte nje vrasje e dyfishte qe po i ben popullit.Kjo qeveri per te perfituar sa me shume para po importon plehrat nga me te rrezikshme qe mund te egzistojne ne natyre. Deri tani eshte bere importimi i plehrave siç eshte bere trafiku i armatimit.
Po te behet nje kontroll te rrepte ,trafiku i armatimit zbulohet por se çfar plehrash dhe rrezikshmeria e tyre nuk zbulohet.Shqiperia nuk ka aparatura per te kontrolluar rrezikshmerine e plehrave toksike.
Qeveria mafjoze ka aparatura per te kontrolluar vetem kundershtaret e tyre. Nje qeveri qe ngulmon per import plehrash mund ta quajme me plot gojen, qeveri plehrash.
plehrat mushkonjat mizat kane krijuar mbreterine e bashkuar kunder higjenes dhe ne keto dit me temperatura te larta as ne plazhe njerezit s ndihen rehat nga pickimet ministria shendetesis fle gjum asnji dizifektim hajde prezantim turistik qe i afroim e te huajve .perse mos behet referendumi po qe se jemi vend demokratik 60000 firma qeken pak pse paskemi kaq nevoi per mbetiet e botes apo ato jan te prapambetur e s dine ti perpunoin do ti perpunokemi ne qe jemi mbrapa botes te gjithe te shohim c po i lejme femijve papunsine te pakten atyre mos i lejme peshqesh plehrat qe po na sjellin plehrat.