Verifikohen pikturat e Xegës, nuk ka vepra të Vangjush Mios mes tyre

13 Korrik 2012, 12:42Sociale TEMA

Pas skandalit të zhdukjes së pikturave në Korçë, njësia taks force e përbërë nga Prokuroria dhe Policia së bashku dhe me ekspertë të fushës, kanë konkluduar se në shtëpinë e ish-përgjegjësit të Galerisë nuk ka piktura të piktorit Vangjush Mio, raporton Vizion Plus. Sipas të dhënave nga policia, u verifikuan 500 pikturat e gjendura në shtëpinë e Sotiraq Xeges, por asnjë prej tyre nuk i përket veprave të zhdukura nga galeria. Këto vepra janë punime të vetë piktorit Xega. Verifikimet u bënë nga ekspertet Roland Karanxha dhe Vangjo Vasili, së bashku me Taks Forcën e ngritur për këtë qellim. Burime të rezervuara pranë grupit hetimor bëjnë me dije se nuk përjashtohet mundësia e trafikimit të veprave. Hetimet janë shtrirë edhe në kontrollin e disa banesave të qytetarëve në Korçë, që dyshohet se kanë dijeni për këtë ngjarje. Sipas të dhënave paraprake, ish-punonjës të qendrës kulturore kane hyre në Galeri edhe ne kohen kur nuk ka qene përgjegjësi Sotiraq Xega, i kane marre ato. Të dyshuarit janë që nga kreu i Qendrës Kulturore, ish-përgjegjësi i Galerisë madje dhe shefi i financës së këtij institucioni. Ndërkohë një ditë më parë, një qytetare nga Korça ka dorëzuar 4 piktura që nuk gjendeshin më parë, por policia dhe prokuroria nuk japin detaje se si këto vepra kanë dalë nga Galeria.

 

7 komente në “Verifikohen pikturat e Xegës, nuk ka vepra të Vangjush Mios mes tyre”

  1. GREK PABUX SYNET says:

    jete te gjate kullufit grek.,,,,,,,,,,,rrofte tourko byca

  2. Nikiu says:

    1000 piktura, 1 min per pikture analiza, afersisht 16,7 ore. Pjesto per 2 eksperte, 8.35 ore. Marshallah norma. Vaj halli tu duhej me shume kohe per te analizuar nje pikture…

    1. Hithri says:

      Nga u bene 500, sikur u tha se ishin 1000 fillimisht. Apo kjo eshte numurim alla turce, 2 per nje? Dhe te 500 paskan qene te ketij Xegut? Cfare paska qene ky uzine piture qe paska pikturuar 500 piktura? Cfare jane keto genjeshtra? Sa thelle eshte korrupsioni edhe ketu? Kush i ka marre pikturat e Mio’s se ato s’jane vjedhur brenda nje dite.

  3. NjeQytetarOptimist says:

    Po per sistem kamerash, keni menduar ndonjehere, meqe flisni per disa milion dollar nje pikture ?? Shisni nje pikture o galeri dhe blini pajisje elektronike se nuk ju jep fonde shteti…Ju vet jeni miniere parash, mos kerkoni te lypni tek zagaret…Ore, a ka ndonje njeri te afte ta menaxhoj ate galeri ?!?!

  4. vezhguesi says:

    Po Pe….LESHI nuk vinte dot nje kamera apo vetm te ngreje vilen 1 milin euro per vete di ai, e sa do i kushtonte sikur tja blinte dhurate nje kamera galerise se korces, apo i ka mere per dhurata vete…….

  5. faktet says:

    Vjedhjet e medha ne c’do fushe nuk i bejne ajdutet kalamaqer,ato duan kolltugofaget.

  6. Gezimi says:

    Ne se mungojne, vete i kane vjedhur. Shih kur te thone se ishin te gjitha, asgje nuk ka humbur! Keni per ta pare!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje