Banka Botërore, në një raport të përditësuar për çështjen e pronës në Shqipëri, parashikon që me ritmet e deritanishme, kompensimi financiar i pronarëve të ligjshëm, ka gjasa të përfundojë pas 30 vitesh.
Sugjerimi i Bankës Botërore drejtuar qeverisë së Tiranës për zvogëlim të kompensimit financiar dhe shkurtim të kohës për përfundimin e procesit të kompensimit, po kundërshtohet nga pronarët e ligjshëm, që i janë drejtuar përsëri Strasburgut.
Më pak para, më shpejt kompensim për pronat. Kjo është formula që Banka Botërore (BB) i sugjeron qeverisë së Tiranës të përdorë për të zgjidhur problemin e pronës, ende të pazgjidhur. Sugjerimi vjen pas një skaneri të BB për situatën e rëndë ku ndodhen të drejtat e pronës në Shqipëri. Kanë kaluar 20 vjet nga përmbysja e regjimit komunist që u mori shqiptarëve pronat. Por ende kthimi dhe kompensimi i pronave mbetet një ekuacion me shumë të panjohura. Qeveritë e majta dhe të djathta nuk kanë arritur ta zgjidhin duke e lënë në krye të premtimeve elektorale të pambajtura.
Kjo situatë sipas Bankës Botërore “është pasojë e një historie të hidhur konfiskimesh gjatë regjimit komunist, e tranzicionit të trazuar post –komunist të Shqipërisë, e polarizimit të skajshëm politik, dhe e sfidave që po përballon ekonomia e tregut.” Shqipëria rezulton të jetë i vetmi rast nga ish-vendet komuniste të Europës që jep kompensim pa kufizim, me vlerën aktuale të tregut, vëren Banka Botërore. Me këtë formulë Shqipërisë i duhen 30 miliardë euro dhe 30 vjet që procesi i kompensimit të pronarëve të ligjshëm të përfundojë.
Çfarë tregon përvoja e vendeve të tjera ish komuniste në Europë?
Por kjo shumë financiare dhe shtrirje kohore duket se nuk i interesojnë Shqipërisë. Buxheti i shtetit është modest për të përballuar 30 miliardë euro. Koha nuk pret lidhur me proceset integruese europiane. Komisioni Europian e konsideron moszgjidhjen e çështjes së pronës një pengesë serioze për integrimin europian të Shqipërisë dhe konkretisht në marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim. Formula ka nevojë të ndryshohet. Në këtë kontekst BB i sugjeron qeverisë të ndiqet përvoja e vendeve të rajonit si në Maqedoni dhe Mal të Zi, ku çmimi i tokës së kompensuar nuk ishte ai aktual, i tregut por i kohës kur u konfiskua nga regjimi komunist. Sipas BB-së fatura e lartë e kompensimit financiar për pronarët e ligjshëm prek gjithë qytetarët e Shqipërisë pasi paratë për ta realizuar kompensimin pa kufizim vijnë nga buxheti i shtetit, i cili financon shkollat, spitalet dhe gjithë shërbimet shoqërore.
Pronarët e ligjshëm kundër sugjerimit të Bankës Botërore
Por sugjerimi i Bankës Botërore kundërshtohet fort nga pronarët e ligjshëm. Agim Toro, sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës së tyre “Pronësi me Drejtësi” thotë për DW:
“Banka Botërore sjell përvojën e vendeve si Maqedonia dhe MaliiI Zi dhe jo atë të ish- vendeve komuniste të Europës Qendrore, që e kanë zgjidhur problemin e pronës dhe sot janë anëtare të BE-së. Në cilin vend të BE-së pronarët kompensohen jo 100% për pronat e tyre? Këtë e thotë edhe ligji shqiptar që përcakton se ‘çmimi i tokës do të jetë ai i tregut dhe kompensimi 100%’. Shkurt: sugjerimi i BB-së është i papranueshëm edhe për dy arësye të tjera: vendimet e Komisioneve të pronave janë të barabarta me vendimet e Gjykatave dhe nuk ndryshojnë. Edhe Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg në dhjetra vendime të marra në favor të pronarëve shqiptarë njeh kompensimin 100% dhe si çmim toke atë që ka tani tregu.”, thotë Toro
Ai i quan të gabuara, madje të mbështetura edhe nga BB-ja, politikat e ndjekura në këto 20 vjet për zgjidhjen e çështjes së pronës. Këto politika mbështetën legalizimin e ndërtimeve të paligjshme në tokat e pronarëve të ligjshëm, të cilëve u premtuan kompensim fizik apo financiar pasi pronat e tyre ua dhane ligjërisht zaptuesve.
Shpresa tek Gjykata e Strasburgut dhe statusi i vendit kandidat
Kundërshtimi i Shoqatës së Pronarëve “Pronësi me Drejtësi” ka mbëritur tanimë në Strasburg, në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut. “Shpresat më të mëdha, pronarët dhe të gjithë shqiptarët i kanë tek Karta Europiane e të Drejtave të Njeriut. Shpresa mbajmë edhe tek marrja e statusit të vendit kandidat për anëtarësim. Nëse kjo do të ndodhë, atëhere edhe në Shqipëri do të aplikohen të njëjtat formula dhe standarde për kthimin e pronave si ato në vendet e BE-së dhe jo standarde eksperimentale”, thekson Agim Toro./DW
Pronaret paskan shprese per t`i marre pronat, 30 vjet nuk jane shume. Ata i kane humbur para 65 vjetesh, + 30 bejne rreth 100 vjet. Dmth, do i marrin pas 100 vjetesh.
Doktori asht personi duhur me kthye pronat se ka qen denmokrat i hershem. Por duhet me i gjet icik anen ksaj pune, Lymi mund me ju nimue kundrejt i perqindje, kuptonja.
banka boterore tregon fytyren e vertet te saj:s’i bahet vone per pronaret,ajo ka vetme hallin e “investitoreve” qe do me favorizuare me ndihmuar si ma mire ne grabitjen e pronave te shqiptareve!E di forte mire banka boterore se si u trajtuan edhe si po trajtohen pronat e hebrejeve per shembull eper bote:pse nuk merr kete shembull po do me shpik nje variant qe demton pronaret legjitim e favorizon maffiozet qeveritare? Sepse enpuneset e saj kane hise ne matrapazllekun e pronave?
ke te drejte dnerguti,,kur thua sesi i trajtuan hebrejte per pronat e tyre mbas lufte,,,shembulli eshte real edhe per pronaret e tokave ketu ne shqiperi ashtu sic ishte per hebrenjte,,,eshte shume e veshtire ti kthehen pronat pronareve se kacaket nga malsia i zaptuan me force,,vetem shteti me ligje te rregulla mund ti shfarosi kacaket nga veriu dhe tju kthehet pronareve te ligjshem,,,malsoret kacak e kane vendin ne pyll,,jan zaptues dhe haku i pronareve ti dali aty ku i dhemb me shume,,fara e poshter kacaket malsor…
edhe pas 100 vjetesh ne qofte se duhet ,ama prona eshte e tyre edhe nje dite do ta marrinme apo pa dashjen tende!
Kjo eshte fromual e ndyre komuniste qe zbatoi Sali berisha nen dirigjimin e ramiz Alise per mos kthimin e pronave, duke perdorur ligjin e ndyre komunist 7501, ndaj dhe vazhdon te mbetet ne politike Sali berisha se kmbahet prej ish-sigurimit e prej komunisteve per te cuar deri en fund kete mision anti-kombetar
Si mendon banka boterore qe une token time do ta shisja me cmimin e para 50 vjeteve.Po ta kisha ate toke sot do e shisja me cmimin e tregut dhe jo si thone ata qe xhepin e kane plot….DO PRES EDHE NJA 30 VJET dhe do marr te drejten time;;;Ne mos une femijte e mij.
Banka Boterore ose Banka e Vdekjes Boterore ose Banka Boterore e Vdekjes ose Banka e Luftes Boterore ose Banka e Mafies Boterore etj. Gjithfare lloj emrash meriton pervec se: Banka e Paqes Boterore.
Ish-pronaret nuk kane pasur kurre ndonje iluzion per Banken Boterore dhe kane qene te paret qe e kane etiketuar si organizim me ideologji komuniste. Vec te tjerash eshte instituciojni i te pa-afteve.
Ne cdo vend me probleme zaptimi tokash, nga India e deri ne Ameriken Latine, Banka Boterore nen masken e modernizimit ka perkrahur pushtuesit e tokave dhe levizjet nomade. Fatkeqesisht ne Shqiperi shpronesimi i ish – pronareve nuk eshte anarkist nga te ashtuquajturit ‘squaters'(te pastrehe qe skane ku te jetojne dhe ngrene kasolle apo shtepi teneqesh) por i motivuar politikisht (individ me perkrahje financiarje e te lidhur me politiken, tribalisht).
Pas 30 vjetesh nuk do te kete me se cfare te kthehet sepse shpronesimi i hajduteve te rinj mund te behet vetem ne baza individuale, rast pas rasti, dhe jo me fushata te nivelit kombetar sic qe ligji 7501, varrosja e ceshtjes se prones.
Me lejoni ti kujtoj Josephines, ekzaltimin per ligjin 7501, ligj qe krijoi 350 000 pronare te rinj ne Shqiperi…..por ne kurriz te kujt????
kombesime pronaret e vertet nuk kane per te pare se keta mafioze jane edhe hajdut pronash me dokumenta fallco jane shume ne levizje nepunesa dhe qeveritare dhe ankante qe nuk behen kurre dhenje e kullotave me koncension te gjitha keto jane vjedhje pa mbarim ky eshte shteti yne me kete mburremi bashka se jane per tu q… nenat dhe cu permban pragu
Harruat o popull Sal Rame Berishen,cfare premtoi per pronaret? Pronaret do ti kompensojme 100%. Ne pa mundesi do ti kompensojme ne bregdet.Kjo tregon se ish komunisti Sali bashke me suiten e tij jane te pandreqshem.Kur u ba komunist Saliu Denoi kthimin e mbretit Zog ne Shqiperi Denoi prifterinjte katolike ne Shkoder.DHe se fundi denoi vete Zotin duke prishur Kishat e Xhamiat.
Masakra e prones eshte e ideuar kryekeput nga nje kriminel si Sali Berisha qe ka 20 vjet qe nuk i kthen pronat pronareve.
Ai inkurajoi shpernguljet e njerezve nga zonat verilindore ne Tirane/Durres…grabitjen e tokave te pronareve aty.
Ai lejoi 7501. Me kete ligj plehrash nje halabak si Eduard Halimi…nje super i korruptuar na del qe ben privatizim toke ne katunin ku ka lind dhe eshte pronar. Po pronaret e vertete ku jane?
Mallkuar qofsh Sal Birisha
Banka boterore dhe dhe FMN jane ato te cilat po shkaterrojne ekonomine e vendeve ne zhvillim nepermjet nderhyrjes qe bejne ne politiken fiskale ne cdo vend ku ato jane dhe futjes sa me shume te ketyre vendeve ne borxhe. Sa me larg te jene keto dy institucione aq me kompetitive do te jete ekonomia e nje vendi.
SATE JENE NE KRYE TE VENDIT ATA QE SKAN PAS BREKE NE BYTHE , SKA
KTHIM PRONE …
jo mor ju duket vetja pronar te medhenj.mir ne na i dha saliu e ramizi po ju kush ju dha para 44.?? nuk beni pyetje per veten tuaj po vetem per te tjeret.ju pronaret e medhenj qe i keni para 44 jeni kelyshat e italise fashiste ose te turkut para se te ikte dihet qe te kishe toka ne kohe te turkut duhej te bashkupoje me te te ishe spiun me pushtuesin e shqiperise.tokat ju stergjyshrit tuaj i keni fituar ne kurriz te shqiptareve te ndershmem.prandaj bylleni halete se mire ua beri sala vetem per kete gje i jap te drejte.nuk ka pronar te medhenj shqiperia kur dihet qe historikisht ka qene gjithmone e pushtuar dhe toakt i knei marre me spiunllek.gjithe shqiperia eshte e shqiptareve.