PS: Mafia po merr monopolin e mbetjeve në Tiranë

14 Korrik 2012, 21:13Sociale TEMA

Komuniteti rom në Tiranë ka protestuar sot për vendimin e bashkisë për t’u penguar aktivitetin e tyre për të mbledhur plastika e kanoçe për të siguruar bukën e përditshme. Me qindra banorë të komunitetit rom kanë akuzuar kreun e bashkisë Tiranë se u ka marrë votat për t’u marrë dhe jetën. Prej disa ditësh policia bashkiake e Tiranës nuk lejon romët të mbledhin mbetjet plastike dhe kanoçet e pijeve në kazanët e mbeturinave në qytet, duke ju sekuestruar karrocat dhe duke shkatërruar një qendër grumbullimi.

“Sot e 20 vjet që merrem me këtë punë. Në familje jam veti i nëntë, pa ndihmë sociale dhe ushqehemi me mbeturinat. Bashkia vjen më merr karrocën dhe më bën presion”, denoncon një prej banorëve të komunitetit rom.

“Të vijnë të na rrafin, të na marrin lekët… Ku të shkoj, kam tetë fëmijë”, tregon një tjetër.

“Të kapen ata që bëjnë pisllëqe më të mëdha dhe jo ne që merremi me plehrat. Ç’të keqe ka bashkia nga plehrat? S’kam ku të çoj fëmijët, t’i vë të flenë tek bashkia?” shprehet një tjetër.

Në protestën e tyre romët janë mbështetur nga këshilltarët socialistë Aldrin Dalipi, Gent Gazheli dhe Florian Pullazi të cilët kanë theksuar se përfshirja e romëve në këtë aktivitet është projekti i ambasadave të huaja në bashkinë e Korçës dhe Tiranës që ka nisur prej 3 vitesh për t’i integruar ata në jetën sociale. Në fjalën e tij kreu i këshilltarëve të majtë Aldrin Dalipi tha se pas vendimit të bashkisë fshihen prapaskena mafioze në ngritjen e një monopoli që po merret me grumbullimin dhe përpunimin e mbetjeve. Dalipi tha se kjo do të kthehet në një bombë sociale në qytetin e Tiranës.

“Mbi 30 mijë persona të cilët do të ngelen pa bukën e gojës dhe kjo është një bombë sociale në qytetin e Tiranës. Kemi marrë hapat e duhur, kemi shkuar tek Avokati i Popullit që të sensibilizojë këtë çështje, ndërkohë do vëmë në dijeni edhe ambasadat e huaja. Kjo, pasi problemi i romëve është një nga 12 prioritetet e BE, që qeveria shqiptare duhet t’i plotësojë. Problemi tjetër është që  kjo që po ndodh, duket qartë që ka një prapaskenë të tipit mafioz. Në Tiranë po ngrihet një monopol për t’ju hequr juve të drejtën që të keni të ardhura minimale dhe ta marrë atë një dorë e vetme për të kryer këtë biznes.”

Këshilltarët socialistë i premtuan familjeve rome se do të ndjekin këtë çështje në të gjitha instancat, pasi bëhet fjalë për shkelje të të drejtave të tyre, kur kjo radhitet ndër 12 prioritet e Shqipërisë për integrimin në BE.

19 komente në “PS: Mafia po merr monopolin e mbetjeve në Tiranë”

  1. xhemal says:

    ore keta keshiolltaret socialist mire qe revoltohen per te drejtat e njerezeve por perse xhanem e permendin shpesh europen .na e kerkon europa thone po miore chyn europa ne mbrojtjen e nierezeve te thjeshte ne do ndertojme shtetin tone shtepine tone jo pse e kerkon europa por eshte ne te miren e jetes sone europen mos na i permendni me se na merzitet flisni e punoni per shqiperine se keshtu na do edhe europa

    1. elinksar says:

      Cdo gje tek kunati – ky Luli eshte nje zhburre i qelbur krejt, qe nuk ka turp nga asgje. Mantenuta e Saliut eshte

    2. BUZAGAZI says:

      DRU ME PRE – OSE ME MIRE PRITNI SALIUN DHE TA SHIKOJM NE DO BEJ ME LULE

    3. ceni says:

      Respekte keshilltareve bashkiake te PS qe shkojne dhe flasin me komunitetet me probleme. Eshte nje turp, po nga ana tjeter keshilltaret e PD e firmosin verberisht gjithcka se duan te marrin ndonje lek. Nuk mund te degjeneoje deri ne kete pike sherbimi publik, po me kete qeveri cdo gje kete rruge po merr. Sa me shpejt te ike aq me mire do jete.

    4. erisaxixa says:

      Kjo eshte ajo qe PS duhet te beje ne te gjithe vendin – te flase me te gjtihe njerezit qe jane sot kunder kesaj qeverie qe po i vjedh nga cdo gje. Me kete strategji eshte e sigurt fitorja ne zgjedhjet e ardhshme.

  2. Tiranasi says:

    Mor po lerini prioritetet ju, por shikoni se tere ata rome do ti kemi neper shtepira duke na vjedhur

  3. Ben Chicago says:

    ne fakt keta magjypet votojne salin’

    1. llazi says:

      donin lulen kta po u doli lule me gjemba..

  4. Arben says:

    Ne kushtet e veshtira qe kalon vendi dhe sidomos romet, qe jetojne ne kushte mizerabel, grumbullimi i mbetjeve te riciklieshme do te ishte nga ana e tyre, do te permiresonte ndjeshem kiushtet e tyre, pasi cmimet e ketyre materialeve jene te favorshme. Ne bashkine e tiranes, kane patur prioritet romet, duke i ndhmuar te ngrene infrastrukturen perkatese, si dhe shoqata qe kete aktivitet ta bejne ata, gje qe do te conte edhe ne permiresimin e problemeve te pastrimit dhe ne zbutjen e kostos se tij, pasi rreth 30% e mbetjeve nuk do te shkonte ne sharre, por tek romet. Qendrimi i bashkise aktuale eshte kriminal dhe thellesisht i pamoralshem per cdo mendje normale.

    1. Argita_B says:

      Qendrimi i Bashkise eshte ndoshta me pasoja ekonomike per ata qe ushtrojne kete aktivitet, kjo eshte evidente e ska nevoje per shume mend per tu kuptuar.
      Fatkeqesisht per romet, Bashkia ka te drejte qe mer nje vendim te tille pasi se pari aktiviteti i ushtruar prej romeve eshte ilegal, pa liçense, pra nuk paguajne anje lloj takse ne arken e shtetit.
      Se dyti, nepermjet ketij aktiviteti romet kontribojne ne ndotjen e mjedisit pasi permbysin kazane pleherash, nxjerrin pleherat nga kazanet per te kerkuar ndotjen e nuk shetesohen me se kush i mbledh.
      Se treti, nje pjese e madhe e kapakeve te pusetave ,e rruget e Tiranes te cilat u paguan me parate e taksapagueseve shqiptare u shduken qe ditet e para te egzistences, dhe keto kapake, per te qene te hapur u vodhen nga romet qe meren me shitjen e metaleve.

      Pra duke pare ne kete kendveshtrim, roli i bashkise eshte te mbroje interesant e komunitetit perpara atyre te individit.

  5. Todo Gjinomadhi says:

    Falsiteti i PS eshte per tu demaskuar. Ky popull injorant qe fluturon me cdo gje qe perrallis PS duhet te hap syte. Ketu ska gje per abuzim. Mbeturinat kur hidhen ne kosh nuk jane me prone e qytetarit, dhe automatikisht behen prone e komunes apo bashkise qe ka vene koshat per mbledhjen e tyre. Ne asnje cep te botes te qytetruar, aty ku pretendon PS qe do coje Shqiperine nuk lejohet qe qytetaret te fusin duart ne mbeturina per te perfitur lek. Turpi i rradhes dhe qoftet e rradhes se PS. Keto jane vendet e punes qe do hapi PS, qe do lejoj nje shtet brenda shtetit qe te grumbulloj aluminin ne kazanet e mbeturinave per ta rishitur. I shkreti popull qe mashtrohet nga cdo qeveri si PS si PD qe te gjitha mashtrojne.

    1. Xhogu says:

      Z. Todo, une jetoj ne nje nga vendet me te zhvilluara te botes: Amerike. Dhe ketu, sheh njerez qe mbledhin neper koshat e plehrave qelqurina, plastike etj. dhe askush nuk i prek me dore keta njerez pasi eshte e drejta e tyre. Nese ne Tirane, do te ishte ndonje kompani qe merrej me riciklimin e ketyre materialeve, qe do te thote, ne cdo vend bashkia te kishte kosha te vecante per qelqurinat, per materialet plastike etj. dhe keta rome te shkonin e t’i merrnin ne keto kosha te vecanta, atehere shteti do te kishte te drejte t’i ndalonte romet nga mbledhja e ketyre materialeve. Fakti qe bashkia i ndalon keta rome qe mbeldhin materialet ne koshat e plehrave, le te mendosh qe mesiguri duan t’ja ligjerojne kete biznes ndonje kompanie, duke lene keshtu mijera rome qe ushqejne familejt duke bere nje pune te ndershme. Duke perfunduar, dua te them qe shprehja jote “Ne asnje cep te botes se qyteteruar nu lehohet qe qytetaret te fusin duart ne mbeturina per te perfituar lek” kjo fjali eshte jo vetem shume larg se vertetes, por edhe pse ti me shpirt mund te jesh demokrat, ne kete rast arsyeton si te jesh komunist i kohes se Enverit.

      1. Todo Gjinomadhi says:

        Une sjam as demokrat e as socialist. Jam realist. Kur kauzes i behet krah nje parti e cila do te mashtroje nuk mund te hesht. Ti jeton ne USA dhe besoj duhet ta dish qe ne momentin qe plerat dorzohen (pra hidhen ne kosh) nuk jane me ne pronesine tende por te bashkise. Ato qe thua ti jane te verteta neper qendrat e degraduara e ne geto qe mbledhin kanoce. Une jetoj ne Austri dhe kjo gje ndodh si tek ty. Por jo qe opozita te akuzoje dhe te pretendoje qe do hap 30 mij vende pune duke i lejuar romet te mbledhin kanoce. Ky eshte integrimi social i romve qe te mbledhin kanoce? Nuk te duket fars kjo kauz e PS e cila perfiton nga injoranca e komunitetit rom te cilat jane te pashkolluar edhe i genjen paturpesisht.

        Ekzisotjne disa tipe koshash per mbeturina: ato te vecuara per plasitke,alumin,qelq, mbeturina ushqimore, dhe ato qe jane te perziera pra te pa diferencuara. Dhe qe nga e para tek e fundit jane prone e bashkise se si i riciklon ajo eshte pune e saj. Ne i ndajme mbeturinat ktu. Cfare duhet te bej une ti iki para bashkise e ti them me jep leket e hakut te punes qe ndaj mbeturinat dhe leket e aluminit te kanoceve? JO!!! Nqs ti genjehesh sikur PS-ja e ka perzemer kete kauz eshte pune per ty.

      2. ibrahim says:

        Zoti gjogu me siguri po jetoke ne bronks apo ne ndonje lagje indi,sepse ne deponit e mbeturinave perendimore edhe minjet nuk i len e lere me romet.por qfare te bejme me mbeturinat e enverit siq eshte dalipi,rama,ruqi,se mbeturinat bashkia i papastron.tu gjej pun fidel ylli i ps ketyre romve.

    2. popolo rom says:

      Vete e shkrujte kete hartimin apo ta beri Bashkia? Ku ti kerkojme pronat tona neve, apo tek pi.. i grus se Lulit ne Hollande? Ik ore gaxhoi i dreqit! Qeke palle fare.

  6. Zigur Qarri says:

    Në protestën e tyre romët janë mbështetur nga këshilltarët socialistë Aldrin Dalipi, Gent Gazheli dhe Florian Pullazi të cilët kanë theksuar se përfshirja e romëve në këtë aktivitet është projekti i ambasadave të huaja në bashkinë e Korçës dhe Tiranës që ka nisur prej 3 vitesh për t’i integruar ata në jetën sociale…….Tema

    Dhe mbledhja e kanaçeve ben pjese tek integrimi!?
    Ky eshte vertet material per humor.
    Te punesohen ne nderrmarrjet pastruese ku garantojn edhe nje pencjon per pleqeri do te ishte ne rregull,por te thuash qe mbledhja private e plehrave qe i grumbullojn ne shtepi duke u bere rrezik per infeksione te ndryshme per familjet e tyre dhe fqinjeve,eshte me tall bythen.
    Te jene kaq budallej keta te ambasadave,apo nuk duan te japin asnje kacidhe dhe hajt pak gallate!

  7. Arben says:

    Bashkia po te kishte qellim te mire, mund te ndihmoje ne modalitet se si romet duhet ti grumbullojne duke e ndihmuar pastrimin, ndoshta duke i marre edhe neper banesa, nderkohe qe ata i mbledhin midis hapsirave, plus pakesimit te volumeve qe perballojne kompanite e pastrimit, si konkluzion ata jane te dobishem edhe ne kete plan, pervec punesimit te tyre, sqarim per argiten me lart.

  8. ARBENI says:

    Po e vertete eshte qe eshte mbeshtet nga ambasada suedeze ngritja e pikave te grumbullimit nga romet dhe mbledhja e plastikave qe keta mos rrinin semaforve e te vidhnin. Ti qe flet per humor do ta shohesh humorin kur keta mijra rome e do leshohen te vjedhin e te te vijne te dere e shtepise per te te mare cfare ke vetem se kunati I lulit me lulit do fitojne 20 mije euro ne dite nga ky biznes. Kur flisni llogjikoni njehere se e paguajne qytetaret me pasigurine qe do perhapet ne tirane. Boll I mbrojtet hajdutet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje