Makthi i karrotrecëve në Tiranë

17 Korrik 2012, 17:48Sociale TEMA

Nëse nuk e gjeni makinën ne vendin e parkimit, ka dy mundësi ose ua kanë vjedhur ose e ka marrë policia me karrotrecë. E nëse për të parën s’keni më shpresa për ta rimarrë mjetin, për të dytën duhet të ndiqni një kalvar procedurash. Vuajtjet nisin që nga momenti kur policia bashkiake dhe firma e kontraktuar prej saj merr makinën pa lënë asnjë njoftim, raporton Vizion Plus.

Duhet të bësh një sërë telefonatash për të mësuar për fatin e mjetit dhe pasi kalon gjithë ditën nga një sportel tek tjetri me në fund mund të marrësh makinën. Qytetarët e Tiranës denoncojnë shërbimin abuziv të karrotracëve në Tiranë. Edhe ish-drejtues të policisë rrugore dhe ekspertë të qarkullimit denoncojnë abuzimet në shërbimin e karrotracave në Tiranë, i cili administrohet nga bashkia. Për specialistin Berti Koxha, abuzimet me këtë shërbim kanë arritur deri edhe në humbjen e mjetit për neglizhencë të kompanisë dhe policisë bashkiake. Anëtarët socialistë në këshillin bashkiak, të mbështetur dhe nga ekspertë, po hetojnë abuzimet e kryera me shërbimin e karrotrecëve. Sipas tyre përveçse monopol i një kompanie private, bashkia po vepron padrejtësisht ndaj qytetarëve. Drejtues të policisë bashkiake nuk kanë pranuar të japin sqarim mbi shërbimin e karrotrecave në Tirane dhe as detaje se kur një drejtues mjeti rrezikon t’i merret makina. E ndërsa qytetarët ankohen për sinjalistikën e dobët dhe ndërhyrje të padrejta, çdo dite në rrugët e Tiranës merren me karrotreca dhjetëra makina, të cilat më pas dërgohen në ambientet e policisë bashkiake. Pasi paguan 7 mijë lekë të rinj në zyrat e bashkisë së madhe, atëherë mund të marrësh mjetin e ndaluar.

16 komente në “Makthi i karrotrecëve në Tiranë”

  1. bastarder says:

    edhe ne xhungel ka rregull.jemi PER LIGJIN, per gjobat, por jo ne kete menyre skandaloze.

    1. aqifi says:

      Kete meselene e karrotreceve hajdutet e Lul Bashes e kane peshqesh nga hajdutet e Edi Rames. Ishin bashibozuket e Edit qe e shpiken kete mjet kusarie te cilin e gjeten te gatshem bashibozuket e Lulit. E kote te thuhet se qytetaret e Tiranes vazhdojne ta kene brenda…

      1. dritani says:

        Aqif e ngaterron pak.
        Karroatrecet ishin te “punesuarit” e Policise Rrugore.
        Shefi I madh iku ne Bashki dhe bashke me te u transferuan edhe karroatrecistet me sa duket.

        Ne kohen e Rames Policia Bashkiake te bllokonte rroten.

      2. Korabi says:

        Ne kohen e Edit policia bashkiake nuk kishte karroatrec, por bllokimin e rrotes se pare. Karroatrecin ne ate kohe e sillte policia rrugore qe varet nga drejtoria e policise Tirane. Mos i ngaterro gjerat qellimisht.

        1. Tironsi says:

          kam patur personalisht nje rast + dhe dy shoket e mi, me rrote te bllokuar, dhe nderkohe qe kam qene deri ne bashki per te kryer pagesen, kur u ktheva ne bulevard perballe Dajtit, policia bashkiake e kishte hequr bllokuesin.
          Mund te jete i keqi i botes, por Edi Rama e kishte organizuar punen sahat!!! tamam si ne perendim!!

          1. gjergji says:

            Shumë e saktë, makinën ta merrte policia rrugore, bashkia të vinte gjobën ! Por 3 mijë lekë të reja , ndërkohë që me policinë e shtetit vetëm një mijë si fillim, pastaj edhe ata mësuan nga bashkia

    2. alban says:

      problemi me i madhe eshte se ata ta marrin makinen vende e pavend, edhe ta kesh vene ne vendin e duhur

    3. Kaliopi says:

      Ne Tirane nuk punojne shumica e semaforeve. Me sa duket Lul Domatja aq kapacitet ka, i ka ik petlla e radakes. Ska faj i shkreti: te merret me Lirine, me Saline, me Gruan e vet apo me kunatin dhe sorrollopin e tij. I ka ik petlla Lul Damotes dhe na ka lene pa semafore. E lente zot qorr, qe kete minute, amin!

  2. fiku says:

    ne fakt kjo eshte nje shkelje e hapur e ligjit pasi aty jane percaktuar qarte se ne cilat raste makina duhet te largohet nga karrotreci. Nuk mundet qe karrotreci te marre makinen nese ti e ke parkuar ne nje vend ku ndalohet parkimi per automjetet, dmth ligji parashikon aty ku eshte vend per invalidet, per taksite por jo per rastet e tjera. Cdo marrje makine qe nuk perfshihet tek te mesipermet eshte antilogjore dhe drejtuesi duhet t’i drejtohet organeve perkatese qe te demshperblehet. Nese shume qytetare do te veprojne keshtu sigurisht qe edhe nderhyrjet e karrotrecave do te jene me te pakta

  3. astir says:

    Mafia e karrotrecëve

    Krahas gjobave në mungesë, marrja e makinës me karrotrec është kthyer në frikën më të madhe të drejtuesve të mjeteve, një aktivitet me zhvillim të madh këto muajt e fundit në kryeqytet. Tashmë Policia e Rrugore ka hequr dorë nga një praktikë e tillë, ndërsa ajo bashkiake është më e zellshmja duke e kthyer një veprim të tillë nga domosdoshmëri për të liruar rrugën në raste bllokimi, ndëshkimin e shoferëve të papërgjegjshëm apo ndërgjegjësimin e tyre, në një biznes të pastër me të ardhura marramendëse të Policisë së Bashkisë së Tiranës me pronarët e karrotrecëve. Shkruesi i këtyre radhëve është një ndër mijëra viktimat e këtij marifeti tepër fitimprurës për xhepa të caktuar.
    Tashmë është kthyer në praktikë, me apo pa tabelë që ndalon parkimin, karrotreci është gjithnjë në gatishmëri. Çfarë ndodh më pas? Pasi është siguruar se nuk ia kanë vjedhur makinën, sepse nuk të mundësohet asnjë lajmërim për heqjen e saj, shoferi nis andrallat për rimarrjen e pronës së tij.
    Gjoba në këtë rast është 7 mijë lekë. Nga këto, 3 mijë lekë është gjoba për parkim të gabuar, kurse 4 mijë lekë ështëkostoja e marrjes me karrotrec! Largësia maksimale e pikës më të largët të kryeqytetit nga vendi ku vendosen makinat e rrëmbyera nuk i kalon 5 km. Por nëse 3 mijë lekëshin e parë e paguan dhe merr një mandat ku të thuhet se paratë kanë shkuar në arkën e bashkisë, për “gjobën” e karrotrecit nuk të ofrohet asgjë. Punonjësi plotëson një mandat të thjeshtë, ku nuk specifikohet se kujt po ia paguan këto para duke rritur edhe më tepër dyshimet për një skemë të pastër zhvatje të qytetarëve nëpërmjet marrjes së makinës me karrotrec.
    Pasi ke bërë pagesën, është koha të marrësh makinën, por punonjësi i Policisë Bashkiake, të ofron një fletë A4, të cilën duhet ta firmosësh ku ti si pronar konfirmon se nuk ke pretendime për gjendjen fizike të automjetit. Kjo ndodh para se të shohësh automjetin! Por edhe nëse e gjen të dëmtuar, ustallarët janë përsëri në rregull me dokumentet. Kjo, pasi në momentin e tërheqjes me karrotrec, punonjësi i policisë shënon apriori në procesverbalin e marrjes se makina është e dëmtuar, para, anash dhe pas, duke shtuar edhe përbërës të tjerë, si xhamat apo pasqyrat. Në këtë mënyrë, mbyllet rruga e pretendimit për dëmtim, pasi t’i përballesh me proceverbalin e tërheqjes dhe merr përgjigjen: “E ke pas të dëmtuar”. Por edhe nëse ke guximin të ankohesh, zyrtari me treçerekshe fillimisht të bën me dije se nëse vërtetohet pretendimi yt, makina rregullohet, por….ti mbart riskun që të mos vërtetohet dhe në këtë rast, ndiqesh për kallëzim të rrem! Por edhe nëse nuk e merr në konsideratë këtë paralajmërim, makina duhet të qendrojë edhe për një muaj në pikën e bllokimit deri në verifikimin e pretendimit. Kjo është një tjetër praktikë mafioze me qëllimin e vetëm zhvatjen e qytetarëve, por njëkohësisht duke mos i lenë as të ankohen.

  4. keiendi says:

    Efresket fare. Sot kisha parkuar makinen prane Bibl. Kombetare dhe po pija nje kafe prane saj. Kur shkoj ta marr nuk e gjej. Disa shofere taksie me thone qe ta kane marre me karrotrec dhe e ke ne parkingun e Bashkise.

    Shkoj aty dhe bisedoj me inspektorin pasi paguaj gjoben e pare 3mije( sepse ishin per tu paguar edhe ajo e transportit karrotrec 4 mije).

    I kerkoj arsyetim inspektorit se perse merret makina kur nuk ka nje tabele “ndalim parkimi” dhe vendi i taksive “10 vende” nuk ishte i zene. Me thote qe vendi eshte prone e Bashkise dhe ata mund te bejne cte duan……. Mor zoteri por Bashkia dhe ti paguhesh prej taksave te mia dhe qytetari eshte pronari. Ti je zbatuesi i ligjit. Ndersa mungon tabela dmth nuk eshte ligji…… Po, thote ai kur nuk ka ligj nuk do te thote qe ta thyesh…… Ore zoteri, po kam thyer kur mungon dicka. Shef duhet te dish qe policin nga banditi i ndan nje fije e holle, ai qe quhet ligj. Nese polici ushtron dhunen jashte ligjit quhet edhe ai bandit dhe keshtu i nenshtrohet denimit. Ne kete rast ju me keni grabitur makinen dhe me detyroni te paguaje me fature fallco e cila shkruan qe kam parkuar jashte normave. Mandati i karrotrecit eshte nje fature pacavure dhe nuk dihet kujt i kalon….Do te kaloni ne gjykate. Do pregatis provat dhe do te me cdemtoni per kohen e humbur dhe per shqetesimin psiqik. Nese doni te shpetoni….. nxitoni te vendosni tabelat kufizuese!!!
    Fatkeqesi, nga hidherimi kalon tjetri ne humor tr hidhur, e helmohet me keq.

  5. Ben Chicago says:

    shtet bandit
    jam kurioz si flasin uturaket e salit kur ju marin makinen ,

    1. Uarda says:

      Ata kene shofere!

  6. florenc lala says:

    Ne durojme cdo gje, jemi rrahur qe ne sabah, mire na i bejne.Nuk ka media dhe te ndjekin nje dite se si veprojne hajdutet e bashkise. Bllokojne disa makina njeheresh dhe rrijne ne kembe me bllok ne dore pa i prere gjobat. Pastaj i zoti i makines ben llogarin, me mire gjysmat ne dore dhe mbaron pune shpejt.Nuk e kuptoj se si na e ben goja dhe kerkojme te hyjme ne europe.

  7. Denko77 says:

    Nje vajze rreth 30 vjece kishte ndaluar te blinte ne nje farmaci dhe kishte parkuar pa bllokuar qarkullimin. Ne momentin kur del(pas 3 apo 4 minutash), shikon qe po i hipnin makinen ne karrotrec dhe filloi te bertiste me te madhe! Me pas u afrova dhe aty mesova qe kjo vajze ne makine kishte femijen 4 muajshe. Imagjinoni se cmund te ndodhte me pas…!

  8. mira says:

    Bnditet e saliserbit punojne me strategji te mirestudiuara. Ne cdo vend te botes nqs te behet nje padrejesi dhe shkelet ligji populli proteston.
    Dobiçat dhe rrugaçet e sales bejne aq shume shkelje te ligjit dhe prapesi sa i bije qe 24 ore ne 24 te besh vetem protesta. Populli ka qene dhe eshte i lodhur dhe vetem mallkon dhe shkarkon baterite neper kafene dhe neper forume.
    Pederastet e bashkise dhe cubat e serbit tallin prapanicen me popullin.
    Por besoj se eshte e vertete fjala qe: ruaja nga durimi i nje populli.
    Mllefi i 50 viteve diktature u shkarkua, por nuk besoj se duhet te presim dhe 50 vite te tjera qe te shkarkojme gjithe kete te keqe qe na ka pllakosur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje