Ndonëse pak ditë më parë, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës, kryetari Lulzim Basha deklaroi se ka patur një konsultim të gjerë me banorët per zgjerimin e rrugës nga Pallati i Brigadave përtej Saukut, banorët dhe pronarët e biznesve të këtyre zonave ende nuk kanë asnjë informacion.
Të pyetur për këtë çështje nga Top Channel, ata shprehen të frikësuar për fatin e pronave, prishjen dhe kompensimin.
“S’na kanë njoftuar nëse rruga do të kalojë këtej, s’e di. Patjetër që ndihemi të frikësuar”, përgjigjet një banore.
“Thuhet që rruga do të kalojë këtej, por as kanalizime s’kanë bërë, asgjë. Sigurisht që ndihem i frikësuar”, shprehet ndërkohë një banor tjetër.
“Pjesërisht na është komunikuar lajmi. Një inxhinier na i ka thënë”, thotë më tej një banor, të cilit mund t’i rrezikohet biznesi.
Veç thashetheme dhe informacioneve nën zë banorët nuk kanë marrë asnjë njoftim zyrtar, as për hapësirat që do të preken nga punimet dhe as për përmasat.
“Nuk di gjë nëse do na paguajnë apo jo. S’na kanë dhënë asnjë përgjigje”, thotë më tej një prej banorëve. “Nuk jam dakord të jap pronën time, përveçse nëse jepet një kompensim i përshtatshëm”, thekson një tjetër.
Mbledhja e dy ditëve më parë e Këshillit Bashkiak për këtë çështje u zhvillua me debate të ashpra, të cilave nuk u shpëtoi as Kryetari i bashkisë, Lulzim Basha.
Gjithashtu, projekti për zgjerimin e rrugës Tiranë-Elbasan prej disa javësh ka qenë në qendër të debateve publike mes shoqërisë civile dhe pushtetit qëndror e atij lokal./TCH
O sauksa, ma zi se çendren e tirans ka për tua ba Lulezo lulëza ime lulezo!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/05/nuk-duhet-ajnshtajn-kryebashkiaku-basha.html
ta gezoni fashistin lulziom basha ne krye te puneve te bashkise se po jua shperblen shume bukur voten qe i dhate .
a ju kujtohet doktori kur perlliste ….”DO TA BAJME TIRANEN SI KAMZA”…dhe vertet,po e mban fjalen !
Po mire bre burra dhe gra truzhavore, tch dhe ju te temes, a ka bere e po ben ndonje gje te hajrit ky Basha? Po ju te temes tch merni per baze, te cilet jane dizinformuesit me te medhenj te medias ne shqiperi e ne rajon. Vetem sillni ne mendje momentin kur vdiq i madhi Tan Hoxha dhe cfare poshterimi qe i bene me lajmin per vdekjen e tij. Pastaj keto jo tha nje banor keshtu jo tha nje tjeter ashtu, te kuq e komunista qe shiten per dy pare ka me qindra.
Si thote njeri aty se po i dhane ndonje shperblim te mire edhe mund ta dorezoi pronen. Une i theme atij se ai do marri premtime shume te mira por jo para ta harroi ai kete gje por do marri dhe kercenime shume te mirra nga kriminelet qe rrine perqark sales, dhe po tja mbaje mos e derzoi vete pronen per qejf, me thike apo automatik pas shpine.Hajt ta gezojme Tiranen ta bejme si Tropoja me apartamente me frengji per tu vrare me njeri tjetrin.
çpret nga LULKA E filloj kamarier ne rinas, dhe HOPA MINISTER–E KRYETAR BASHKIJE..NISHANI nga kamarier hopa PRESIDENT….MOS valle karriera politike fillon nga kamarier????????????do filloj pune kamarier..mbase me ecen fati edhe mua..ME mire i pasur se sa i VARFER, E GJETA çelsin e karrieres..
Po keta qena per pronat e yaptuara ankohen.te lumte TEMA qe i mbron
Ti Lulzim Basha, pinjoll monster e kriminelit Xhafer Deva, nuk ke per te ikur nga kjo bote pa marre denimin e merituar per gjakun e 4 qytetareve te pafajshem te ketij vendi…
Kur ben si i forte dhe ky jam tu i shkul lesh e sumes. Jo te kules, te kuptohemi, por te SUMES.