Berisha: Po bëhen më shumë doktorë shkencash se të diplomuar. Zhurmat e kanë kthyer Shqipërinë në vend surrealist

25 Korrik 2012, 12:05Sociale TEMA

Kryeministri Sali Berisha, në mbyllje të mandatit të dytë ka nisur të kuptojë çmenduritë që ka prodhuar pushteti i tij. Në mbledhjen e sotme të qeverisë u shfaq një Berishë me çehre të lodhur, me sytë e skuqur dhe me zë të këputur. Ai foli fillimisht për problemin e doktoraturave duke thënë se po bëhen më shumë doktorë shkencash se sa njerëz me diploma universitetesh.

“Ai që do të mbrojë doktoratën duhet ta mbrojë atë në prani të stafit kombëtar dhe ndërkombëtar. Se do vijë një ditë që do kemi më shumë doktorë shkencash sesa njerëz me diploma universitetesh. Ne jemi që universitetet të shfrytëzojnë të gjithë kapacitetet e tyre për të doktoruar, por ajo duhet mbrojtur në përputhje me ligjin,” tha Berisha.

Më pas Berisha foli për zhurmat nga diskotekat në vend. Berisha pranoi se fakti që Shqipëria është një vend i padurueshëm nga zhurmat vjen pasi zyrtarët janë të korruptuar.

“Nga zhurma prej diskotekave ky vend po bëhet vend surrealist. Ky vend duket si vend i realizmit fantastik. Do të ketë zero tolerancë në tejkalimin e përcaktimeve ligjore. Unë ftoj me shumë njerëzi dhe miqësi pronarët e këtyre lokaleve të mos i kaplojë babëzia. Ka një orar që njerëzit duhet të flenë. Të mendojnë se përveç lokaleve të tyre ka pushues, ka të sëmurë, ka foshnje, të cilët përtej një kohe të caktuar nuk mund ta tolerojnë atë që ata krijojnë në lokalin e tyre,” tha Berisha.

Kryeministri tha se do miratohet një akt normativ për të kufizuar oraret e lokaleve të natës. Berisha kërkoi që akti të zbatohet në mënyrë rigoroze.

“Korfuzi i telefononte Sarandës, i thoshte ç’po ndodh, na lini të flemë. Një çmenduri, kjo është primitivizëm. Kjo është të mos respektosh asnjë standard, asnjë gjë.

Ky akt normativ përcakton masat më të rrepta për ata që nuk zbatojnë këtë akt normativ.

Nëqoftëse dikush në çmenduri kërkon të tronditë një qytet dhe të dalin turistët e të bërtasin të terrorizuar nga zhurma, kjo është sikur tu thuash njerëzve që mos shko në Shqipëri se atje çmendesh nga zhurma.

Ju garantoj se në të gjitha rastet pas qëndron korrupsioni. Kjo zhurmë e tmerrshme është krim ndaj mjedisit.

Ky akt do të hyjë në fuqi dhe do të zbatohet nga secili prej jush zotërinj ministra.”

28 komente në “Berisha: Po bëhen më shumë doktorë shkencash se të diplomuar. Zhurmat e kanë kthyer Shqipërinë në vend surrealist”

  1. Vlora says:

    si i pari i vendit, do te jene edhe te tjeret.

    cmenduria eshte ngjitese.

    ja u le ne gen shqipareve,o i cmendur shumfish.

    1. EuroMaloku says:

      Qeveria e SALIUT eshte duke caktuar edhe nje orar per te qelluar me dyfek apo kallash,sepse shqiptaret nuk respektojne oraret zyrtare por qellojne e vrasin kohe pa kohe…te pakten QEVERIA le ti pais shqiptaret me silenciatore.Te gjithe shqiptaret qe kane kallash apo dyfeqe te ndryshem le te paraqiten tek ministria e turizmit per te terhequr silenciatoret…Do bejme turizem elitar e jo te degjohen krisma nga plazhet e Durresit!!!

    2. raimondi says:

      Corfuzi i telefononte Sarandes na lini te fleme hahahahahahahahahhahahahaha u dhivaaaaaaaaa . Saliiii mashtrusi hahahahahahahaahaha . Bravo Sale je i madh fare hhahahahahahahaha. Sala i ben reklame vetes me karambol loooooool . Corfuzi po ulerinte na lini te fleme se jemi te lodhur nga dhulaja looool. Hahahahahaha Sala e meriton edhe nje mandat tjeter se eshte shume shkerdhat lol

    3. raimondi says:

      Sala ka lexuar Gabriel garsia Markezin , mbi realimin magjik dhe e perdor per Shqiperine ku e quan vend i realizmit fantastik ,duke reklamuar veten indirekt hahahahahahahahaahaha. Eshte shume shkerdhat hahahahahaa. Corfuzi i telefononte Sarandes na lini te fleme hahahahahahahahahhahahahaha u dhivaaaaaaaaa . Saliiii mashtrusi hahahahahahahaahaha . Bravo Sale je i madh fare hhahahahahahahaha. Sala i ben reklame vetes me karambol loooooool . Corfuzi po ulerinte na lini te fleme se jemi te lodhur nga dhulaja looool. Hahahahahaha Sala e meriton edhe nje mandat tjeter se eshte shume shkerdhat lol

    4. N. says:

      Kur u bere dhe ti Doktor Shkencash, o Birish Sharlatani, që nuk shkuan dot as nje artikull, mos mbet njeri pa u bere Doktor!…
      Çfare libri ke botuar ti o Doktor Krimi?!…

  2. rolandb says:

    Po pse tani reagon ti, meqenese ju prish qetesia turisteve te Korfuzit?
    Kur ankohen shqiptaret e Shqiperise nuk te behet vone ty.

  3. LORA says:

    Po e deklaron ,boterisht, hapur se qeverisja e tij eshte ajo e sherbimeve kriminale dhe e sherbesave hajvane,me rezultatet qe i vuajne jo vetem vendasit.

  4. Ana says:

    Pse nuk e dinte ky ‘zotnia’ qe jane bere doktor shkencash edhe ato qe vijne nga rruga, mjaft qe kane paguar dikë? Pse nuk e shikon ky qe doktor shkencash jane tashme njerez me formim skandaloz qe dalin flasin edhe ne TV, na bejne vetem te qeshim e te vjellim njekohesisht, madje jane graduar nga ky fare kryeministri. Jo o SALI, i di gjërat ti, se ‘doktoret’ i ke fut ne qeveri, pavaresisht se jane rrugace, grigja apo brigadiere ndertimi….i di mire ti, por te duhen edhe te tilla monstra se edhe ti je i tille. O SALI kujdes nga grigjat se te futen ne shtrat!

  5. racionali says:

    Ti more shppellar,ke ardhe ne pushtet dy here me njeriun e rruges,qe do te thote me kriminelet.Ty asnje here nuk te ka interesuar Shqiperia,mjaft qe kolltuku i jot mos te levizte,pa per te tjerat ti i ve zjarrin Shqiperise sa here qe ti e shikon veten keq.Bamiri iku dje,por eshte i qete se nuk i ka hyre ne hak kujt,po ti more i shkrete si do tja bejsh pas renies nga fiku!!!!!!!????? A e pe sa i forte dhe sa i dashur per njerzit ishte familja e E.Hoxhes……….keshtu do te jete dhe per ty.Kur te biesh nga fiku,krijo nje garde tjeter me Ndreun, Llupin,Skejen …….etj qe te mbrojne kur te shurrohesh ne breke.

  6. vlora 1 says:

    Ne parim por edhe pike per pike ta kam mbeshtetur gjithmone mendimin z Sali por e keqja eshte te babezia per te bere pikerisht te kundertat e atyre qe zotrote thua.
    A thua mund te shtyhet gjithe nje jete e njeriut me mashtrime?

  7. pirati detit says:

    kur je kthyer nga pushimet sal? ku ishe deri tani?

  8. anticensurë says:

    thjeshtë po pregatitet një ligj për të vënë gjoba kundërshtarëve të tij!mbështetësit kanë letër të bardhë,deri në vrasje i mbron baca!sidomos po vrave një kundërshtar politik të bacës!

  9. Çimi, shoku i Melamin says:

    Alooooo Çimi jam… Doktor
    I forte je doktor, i papare. E nis me ata me mend, qe marrin doktoratura, dhe e perfundon me ata me byth qe mbushin baret & lokalet.
    Me titujt ke mbaruar pune, ke me ndonje pa marre?
    Dil njehere ketej nga Blloku te shohim si kercen…se vetem ulur te shohim edhe kur shkon lokaleve..
    Alooooo Çimi jam… Doktor, mos thuaj qe nuk te ftova…

  10. ZHURMAT says:

    muzika e DASMAVE DERI VONE,, NE OREN 5 degjohen qepenat e dyqaneve,,gjate dites makinat me dasmore ..kur duhet te fleme????????

  11. F.Gura says:

    si s’pranove nje mekat more sali,kaq perfekt je?

  12. Landi says:

    Me siguri ka ndermend qe tia heq doktoraturat publikut dhe tia jap Çilit me shoke se nuk ma do mendja se ka ndermend te korrigjoi sistemin qe prodhon diploma e doktoratura edhe per eksport…

  13. babloki says:

    tani ne fund o SALI sakati po e kupton cparadox ke sjelle ne kete vend. dhe megjithate me vjen keq per ty qe nuk largohesh me sado pak njerzillek dhe dinjitet..nuk eshte vone per ty sali. largohu se nuk ke cte japesh me. jetoji vitet qe te kane mbetur si njeri.

    1. Landi says:

      Cia fut kot edhe ti! Po pse tani qe te veje 70 vjec do filloi te jetoi si njeri ai. Deri nga mosha 40 edhe ka nje cik shprese po tani po i ngordhin gjithe qelizat e trurit per te kuptuar kete…

  14. FROJD says:

    TE SEMURET PSIQIKE NUK I DUROJNE ZHURMAT

  15. prof. Dokt says:

    Prof.dkt.inxh.hist.mat.ekon.notar.rekordmen. Sali berisha ja tw drejte.
    Tityjt jane vetem per te

  16. krosi says:

    Ej Sali Baba keta jane hajdutet e tu qe nuk pyesin per ligjin ashtu sic nuk pyet ti per rregullat, ligjin, shtetin. Ti ke ndertuar nje ANTISHTET ku banda qe e drejton i bie vegles se vet – si ti vije. Ky ANTISHTET ka filluar te te mbyse edhe ty – antishtetaret nuk pyesin per asnje e asgje. Se ku ka shkuar ANTISHTETI yt eshte qesharake, komike e papare – qeveria e ketij ANTISHTETI u shqetsua pse pushuesit e Korfuzit nuk flene dot nga zhurmat qe vijne nga antishtetaret e Tiranes !!! Ky ANTISHTET nuk eshte i shqiptarve por kuptohet i grekve. Greket te pushojne rehat sa per shqiptaret SALI BABA mos e rruj shume – do te vije koha te ta rruajne ata ty – vete antishtetaret qe i ke rrotull.

  17. Vlora says:

    O Sali,

    per cilat doktorata e ke llafin. Hidh njehere syte nga Universiteti ne Vlore. Gjithe departamenti i matematikes dhe finances po shkruajne temat ne nje fushe sepse i duhen per doktorature Miftar ramosacos shefit te departamentit. Dhe e gjithe kjo mbeshtetet nga Llukan Puka e Fatmir Hoxhaj qe vijne ne Vlore njehere ne 3 muaj dhe marrin rrogen e plote.

    Per keto doktorata e ke fjalen? Vete ju i vini keta njerez. Ata vjedhin sa duan dhe bejne si duan dhe ju pastaj hiqeni sikur s’dini gje se c’ndodh.

  18. Meri says:

    Te kane hyre ne pjese o Buratini,e tani kerkon te vesh rregull .Fale rregullit qe vure ti, kemi kete Shqiperi sot qe te ben pershtypje more shpellar.E bere kete vend si surrati yt.Shih Shqiperine eshte bere kopja jote nje vend raka-zhdraka.Ky ishte vizioni yt dhe standartet qe munde ti afroje ketij populli . Cte te bejme, te te hame mutin deri sa ne kete vend bejne komande ambasadoret te cilet kane 20 vjet qe deformojne voten e popullit Shqiptar .

  19. Superfuqi says:

    Shqiperia nen udheheqjen largpamese te prof. Dok. Rekordmen, notar, historian sali berisha do kthehet ne nje superfuqi boterore per prodhimin e prof. Doktorave.
    Do leme prapa kinen, gjermanine, francen dhe angline.
    Do jetojme vetem me exportimin e tyre.
    Besoj qe keshtu mendon dhe zhelefina calamani

  20. SADIU says:

    Tani ne fund te mandates e more vesh se cfare eshte bere me diplomat e universitetit tend dhe se ku e ke katandisur arsimin dhe se sa e mjeruar inteligjenca tende blu do te jete pak vite me vone. Doktor shkencash ke plote o shoku Sali pa mbaruar te mesmen se inxhinieret e qeverisjes tende nuk numurohen sidomos ate qeverisjen e pare.

  21. dritani says:

    E kuptoi kur u doktorua edhe Zhozefina doktori i fandaksur!

  22. qytetar says:

    Ka te drejte, e kane qelbur fare, kan filluar te peshoen me ton doktorret, kete nuk e therrasin me Pr.Dr. si me pare,e para e qelbi xhozi,pastaj robi me nishan, gjith malsia u bene doktora, keyre sa tju japesh gishtin te marin te gjith krahun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje