Kreu i ri i shtetit, Bujar Nishani nisi sot rrugëtimin presidencial prej apartamentit, në Selitë të Tiranës drejt godinës së institucionit më të lartë në vend, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, që do ta drejtojë për 5 vitet e ardhshme.
Kamera e A1 Report, ka ndjekur nga afër lëvizjen e eskortës të presidentit të 6 të Shqipërisë.
Z.Nishani la apartamentin e tij në ora 09:20 të mëngjesit të sotëm, ku është pritur poshtë pallatit nga eskorta shoqëruese me makina policie tip fuoristradë dhe oficerët e gardës.
Eskorta e z.Nishani nuk ka shumë ndryshim nga ajo e paraardhësit të tij Topi, janë po të njëjtat automjete, dhe i njëjti Benz presidencial me targa 001 dhe me ngjyrë të zezë qëndron gjithmonë në mes të eskortës.
Eskorta pasi la pas Komunën e Parisit dhe Kompleksin Dinamo, përshkoi me shpejtësi normale gjithë rrugën, e njohur si rruga e “Librit Universitar”.
As sirena makinash siç jemi mësuar t’i dëgjojmë rëndom nga qeveritarët dhe as parakalime të shpejta të makinave të tjera të zakonshme në rrugë. Përkundrazi makina e Nishanit dhe të tjerat që e shoqëronin kanë respektuar edhe semaforët sa herë ndizej drita e kuqe, pavarësisht vonesës prej disa minutash në punë që mund t’i shkaktohej presidentit të ri.
Ende nuk dihet nëse kreu i ri i shtetit do zgjedhë banesën e tij siç bëri dhe paraardhësi i tij Topi, apo do jetojë në Pallatin e brigadave, por dita e parë e punës nisi nga Selita.
Në një intervistë për median të dhënë pak ditë nga zgjedhja e tij nga Parlamenti, deklaroi se do të respektonte protokollin shtetëror, çka nënkuptonte dhe se do të jetonte në Pallatin e Brigadave. Presidenti Bamir Topi gjatë periudhës së presidencës së tij nuk jetoi në pallatin e Brigadave por në banesën e tij. Presidenti Bujar Nishani u betua dje në parlament dhe po dje pasdite u zhvillua ceremonia zyrtare e ndërrimit të pushteteve.
te pakten kthesen e fundit e ka bere me semafore te kuq, se bllokoje trafikun atje dhe ka le nje Tuareg ne mes te rruges, per me teper edhe polici ishte me kurriz ne ate moment dhe ishte nga cepi tjeter i rruges dhe ishte nje skene shume gazmore te shifje barkun e tij qe valezonte teksa ai vraponte te ndalonte shoferin qe ishte me te drejten e zotin per te kaluar rrugen.
nishani nuk ka nevoje te shkoje ne pune
punen ja ben sali dhe cfare ka per te firmosur ti beje dhe me vule qe ka firmen e tij
se duart i ka kot
Artikulli flet per nje funksionar te shtetit qe respekton kodin rrugor, pra jep shembullin personal, keshtu qe do te te vije dita qe te kritikosh vendimet, po per kete qe flet artikulli ska vend per kritika po per pergezime..tregohu pak qytetar e jo katnar amerike.
Ky, vetem lajm nuk eshte. Sepse eshte njelloj sikur te thuash se … ka koke, kembe dhe duar. Prandaj eshte trashur ky popull. Sepse ka 67 vjet qe te tilla lajme meson, dhe mban ne goje. Per pasoje, per popullin paresore eshte pamja, madhesia, trashesia e lajmit, dhe jo permbajtja. Perfundimi. Te jemi krenare qe na e vune, deri fund, per kryetar – te turmes dhe baltes shqiptare.
Nuk do bejme hajer kurre.
Merremi me presidentin dhe makinat e tij.
Po makinen tone, a e kemi me letra, a ia kemi paguar taksat, a e kemi kolauduar, a eshte me siguracion…
Po te ishim ne president, a do ta respektonim semaforin…
Jo me larg, por mbreme, ne mes te tiranes, nje makine me targa angleze, kishte aktivizuar sirent e policise…
Ne Angli as qe ia mban bytha ta beje.
Keshtu jemi ne shqiptaret.