Në Shqipëri sistemi i pensioneve është ndërtuar në mënyrë të tillë, që edhe pse një qytetar mund të paguajë kontributet maksimale gjithë jetën, pagesa që shteti i jep aktualisht si pension nuk mund të jetë më shumë se 24 mijë lekë në muaj.
Por skema ka përjashtime me përfitime të dukshme për ligjvënësit dhe qeveritarët. Privilegjet fillojnë që pa ardhur mosha e pensionit. Në bazë të ligjit të pensioneve suplementare një deputet, qeveritar apo zyrtar i lartë i funksioneve kushtetuese, në rast se largohet nga detyra dhe fillon një punë tjetër me pagë më të ulët, përfiton menjëherë nga skema e sigurimeve diferencën mes pagës që ka pasur në funksionin shtetëror dhe pagës së re.
Ky është privilegji i parë që pasohet nga një tjetër. Ai i të drejtës për të përfituar pension që në moshën 55 vjeç. Sipas ligjit, një ish-deputet apo funksionar i lartë që largohet nga detyra në moshën 55-vjeçare ka të drejtë të përfitojë një pension të barabartë me 50 për qind të pagës së tij për tre vjet. E thënë në vlerë pagesa për një deputet, që ende nuk e ka mbushur moshën për të dalë në pension, arrin në rreth 60 mijë lekë për tre vjet.
Privilegjet shtohen kur këta funksionarë mbushin moshën zyrtare të pensionit. Sipas ligjit, veç pensionit të zakonshëm, që merr çdo qytetar tjetër deputetët, qeveritarët dhe ish-zyrtarët e lartë kanë të drejtë të marrin pensionin shtesë, i cili rritet në përpjesëtim me vitet që kanë mbajtur në detyrë dhe mund të arrijë deri në 75 për qind të pagës së tyre ose deri në 120 mijë lekë në muaj.
Nëse Kryeministri do të dilte në pension, pagesa që do përfitonte sot do jetë rreth 170 mijë lekë ose tetë herë më shumë se pensioni maksimal i një qytetari të zakonshëm. Ndërsa krahasuar me një pension mesatar në fshat, shifra është 25 herë më e madhe. Ndryshimet ligjore që lidhen me këto privilegje, janë miratuar në të gjitha rastet me vota të plota në parlament. Këto ditë deputetët janë duke diskutuar që të heqin imunitetin, për t’u bërë siç thotë kryeministri të barabartë me qytetarët. Por në fakt, imuniteti nuk është dallimi i vetëm që ata kanë me qytetarët.
Ndaj në mos politika nuk vendos të ulë përfitimet për vete, të paktën të krijojë një skemë, prej së cilës qytetarët të përfitojnë më shumë./TCH
Ja, keta jane politikanet tane. “Punojne shume” te shkretet, e si te mos marrin pension 1 milion e dyqintmije leke. Do thoni ju, a ka patur ndonje vote kunder per kete sasi pensioni? Ju garantoj qe asnje. Ketu bien ne konsensus, sigurisht per te miren e popullit, dhe te keqen e vetes. Sa vuajne. Gjynah!
nuk ka nevoje per me shume komente.
Ky merr sa per 10000 pensioniste ne muaj.
E ruajne nga 200 badigarde, harxhohet per te sa kur te shikojme faturat do na bjere te fiket ?
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/real-face-of-albania-today.html
Shshshshttttt !!!!
Mos i shqetesoni shqiptaret!
Jan te zene me hallet e greqis!!!!
Fatkeqesi e madhe , vuatjet jan pa mbarim per pensionistet me 14 000 leke jo deputet te ketyre 22 vjeteve te fundit , te ze tmerri se si kan gjykuar e vendosur keta ……….per vehte , mjere ne …
Problemi kryesor eshte,ne kemi 540 mije pensionist,koifiçenti i kontributeve eshte 1.2!!!!!!!!
Shifra e te punesuarve ne Shqiperi eshte shume me e larte se ky koifiçent.Kush vjedh dhe mashtron?Vjedhja eshte marramendse.
Me keto vjedhje e mashtrime do perfundojme me keq se Greqia,ne nuk kemi me çfare te shesim,Greqia tani do filloj.
Kjo qe bejne parlamentaret tane eshte nje vjedhje e hapur dhe nje injorim total i popullit te tyre,keta pisa per veten e tyre bejne ligjet sic i ka europa kurse kur vjen puna per te tjeret i modifikojne ne ate menyre qe qytetari te perfitoje sa me pak por si zgjillet kjo pune per mendimin tim kush eshte ushtarak polic arsimtar mjek e cdo gje tjeter qe punon ne shtet duhet te beje nje greve gjgante perballe ketij injorimi te pashembullt dallkaukesh e injorantesh te pafytyre qe mendojne vetem per veten e tyre kur nje pjese e madhe e ketij populli nuk ka te siguruar as buken e gojes turp.
TURP>>>>>>>>>>>…….per keto te ngrene zerin shqiptaret…..sepse politikanet jane njesoj si te majte dhe te djathte…thjesht jane hajdute…i bofshin leket ilace ishall..
Imuniteti te mos hiqet pa u nderhyre ne kushtetute.
Nderhyrja ne kushtetute te mos jete vetem per interesa partish por edhe rregullimi i pagav te shtresave te ndryshme dhe raporti te mos jete me shume se 1 me 5.Kete duhet ta kerkojne te gjithe dhe kjo eshte ne interes te popullit.Populli sot eshte i tradhetuar nga politika qe behet ne vend. Ka humbur besimi tek lidert.Partite serjoze duhet te punojne shume per popullin qe te fitojne mirnjohje.
Per ne lexuesit dhe komentuesit e vjeter dhe besnike te temes.
per ne gazeta tema eshte kthyer ne nje oqean I kalter nga ku ne si peshqit shikojme kthjellet dhe paster cka ndodg rreth nesh. Sic e shikoni kohet e fundit ketu kane penetruar shyme komentues te sales dhe aleances koqezi, qe kerkojne te turbullojne ujin e kalter te gazetes tema. Kerkojne te na lene si pesku pa uje ose ta turbullijne ate. Une nuj kam dyshim qe ata se turbullojne dot gazeten me uje te kalter te temes pi kerkojne te turnullojne audiencen e temes e ta largijne sa me shume nga e verteta qe kerkon tema te shperndaje.
Ju lutem shume bashkelexues besnike te temes te notoni ne ujin e kalter te kesaj gazete dhe mos bieni pre e ujerave te qelbura qe kerkojne te perzjejne keta batakcinj qe me urdher nga llumi I tyre shpirteror duan te ndyjne ujerat e kaltra te temes.
Parrullat e ttre patriotike jane shashka tymuese.
Kreshnik spahia
Vjedh leket e mia
Per te blere shtepia
Per qefet e tia
Shoke thuhet
Ne mes tone
Ka armiq e tradhetore
Jo jo mos qofte thene
Qe te kene gje ne dore
Fan noli
A te duhen sharlatane
Qe lepien ne cdo ane
Qe te percajne vatane
Ke sa te duash tropojane
Cfare profecie100 vjecare
po su prish ky sistem politik ikrijuar nga komunistet kameleon nuk do te kete drejtesi ne shqiperi
Deputet dhe funksionaret shqiptare dalin ne pension ne moshen 55 vjec dhe marin si pension,70% te rroges qe ka deputeti ose funksionari aktual sot dhe qe eshte afersisht 1 milion leke te vjetra ne muaj, ndersa pretendohet qe shqiptaret e zakonshem do te cohen ne pension ne moshen 70 vjec,per te mos marre kure pension.
Asnje politikan nuk e permend dhe kerkon transparence per kete fakt , pasi kane leverdine e tyre. Pozita dhe opozita ne parlament behen pale dhe votojne me kater duar kur flitet per inetersat e tyre. Sot mund te kemi me shume se 250 ish deputet ose ish ministra, ish e isha…qe nga viti 1992,qe marrin nga 1 milion leke te vjetra pension mujor, ose 25.000,000 leke te reja, afersisht 250.000 dollare cdo muaj. Site gjithe shqiptaret duhet te shtyhet edhe per deputet mosha e daljes ne pension deri ne 65 vjec ose 70 vjec sikurse flitet sot.Kjo do te conte ne buxhetin e shtetit nje kursim 10vjet x12 muaj x250 deputete e funksionare te tjere x100.000 leke= 3.000.000.000 leke ose 3 milion dollare. Nga shifrat qe permenden dhe pote kujtojme gjelin e detit te pensionisteve te thjeshte 100.000 pensionisteve u duheshin 500.000 dollare per vitgin qe shkoi. Sipas llogaritje vetem me pensionet e majme qe marin 250 ish funksionaret ne 2 muaj mund te shperbleheshin 100.000 pensionistet ne fund te vitit. Nese shtyhet mosha e pensionit te deputeteve i bie qe kete shperblim 100.000 pensionistet shqiptare te paguhen ne vazhdimesi deri ne vitin 2015, pa prekur buxhetin e shtetit.