Pas zhdukjes së veprave të Vangjush Mios, Galeria e Arteve të qytetit të Korçës përfshihet nga një tjetër skandal. Dhjetëra piktura në ambientet e galerisë rezultojnë të dëmtuara aq sa dhe restaurimi është bërë i pamundur, raporton Vizion Plus. Skandali është zbuluar nga grupi i ekspertëve të ngarkuar për ekspertizën e situatës pas humbjes së 61 pikturave, nga të cilat 27 ishin të Vangjush Mios. Raporti i hartuar i ekspertëve është dorëzuar në prokurorinë e Korçës paraditen e së hënës. Sipas burimeve nga grupi hetimor, dy piktorët e ngarkuar për këtë çështje Roland Karanxha dhe Vangjo Vasili kanë konstatuar gjendjen dhe kushtet skandaloze në galeri për ruajtjen e veprave të artit. Sipas tyre shumë piktura kanë humbur vlerat e tyre artistike.
Në raportin e detajuar ekspertët kanë vënë në dijeni prokurorinë se pavarësisht kësaj gjendje, Drejtoria e Qendrës Kulturore i ka pasur të gjitha mundësitë edhe financiare, për ruajtjen e këtyre veprave në mjedise të tjera. Dëmtimi dhe humbja e vlerave të një pjese të konsiderueshme të veprave artistike nga fondi prej 700 pikturash, për ekspertët është një skandal po aq i madh sa edhe humbja e 61 pikturave të para. Gjithnjë sipas raportit te specialisteve nga kushtet e këqija të mirëmbajtjes rezultojnë të dëmtuara thuajse plotësisht vepra të piktoreve Sali Shijaku, Vangjush Tushi, Stavri Dembo dhe piktorëve të tjerë të njohur. Pas këtij skandali asnjë prej zyrtareve të qendrës kulturore të Korçës nuk ka pranuar të japë sqarime apo të bëjë komente. Ndërkohë kreu i qendre kulturore Vladimir Topi është nën hetim për skandalin e parë, atë të zhdukjes së 61 pikturave nga Galeria e Arteve. Mbi të rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës ndërsa ish-përgjegjësi i Galerisë së Arteve Sotiraq Xega akuzohet për vjedhje dhe shpërdorim të detyrës. Por me raportin e dorëzuar nga grupi i ekspertëve pritet të dalin në dritë të tjera skandale dhe abuzime financiare me veprat e artit në qytetin e Korçës.
Eksperti Vangjo Vasili ka 20 vjet qe studion qe ja falen per te punuar e ka kthyer ne Wester Wnion.Nga piktor i tabllove te realizmit socialist qenka bere ekspert.
Vangjo Vasilit i duhet marre studio, te cilen nuk e perdor me per destinacionin qe i eshte falur.
Po ndonje pikture e Sheqeres, ka humbur?
Apo jane te tera?
:p