Trupi i pajetë i poetit Ali Podrimja mbërrin të enjten paradite në Kosovë. Raporti mjekoligjor i kryer nga autoritetet franceze thekson se mbi të nuk është ushtruar dhunë. Supozohet se akademik Podrimja nuk ka bërë vetëvrasje, por duke humbur orientimin në pyll, ka vdekur si pasojë e dehidratimit.
Poetin e madh kosovar, Ali Podrimja, nuk e ka vrarë askush.
E, as nuk ka bërë vetëvrasje.
Vdekja dyshohet të jetë si pasojë e dehidratimit.
Kështu i kanë thënë të martën gazetës Express, burime të afërta me rastin.
Tashmë autoritetet franceze vetëm se kanë përfunduar procesin e obduksionit të trupit të pajetë të poetit.
Sipas rezultateve, mbi trupin e tij nuk janë vërejtur shenja dhune apo sulmi.
Autoritetet franceze supozojnë se vdekja Podrimes i është shkaktuar nga dehidratimi.
Express ka mësuar se raporti i autopsisë nuk pritet të mbërrijë në Kosovë edhe për dy javë, për shkak të procedurave ligjore që duhen zbatuar.
Por në të njëjtën kohë, trupi i pajetë i poetit nuk do të presë kaq gjatë që të varroset në vendlindjen që e deshi aq shumë, e për të cilën shkroi aq shumë poezi./EXPRESS
Është papërgjegjësi e skajshme e familjes së tij – djemëve – por edhe atyre, përgjegjës për ftesën dhe lejimin e udhëtimit të poetit me Alzheimer, që kanë mundësuar dhe lejuar që të udhëtojë pa përcjellje!
Si mund të përpihet ky lajm, se i ndjeri ka vdekur nga dehidratimi?
Tani urdhëroni e shkruani fjalë ngushëllimi, por kujt t’i drejtohen këto ngushëllime!
Dehumanizimi i njerzve, sinqerisht me fut friken deri ne palce.
I madhi poet Podrimja shkoi te Zoti me kembet dhe mendjen e vet; mos akuzoni njeri-tjetrin, por duhuni midis jush.
I paharruar do mbetesh o i madhi Podrime!Te qofte dheu i lehte.
Po dehidratimi nga vjen kush e nxit?
Merreni me mend këtë ndodhi: ju udhëtoni në një vend në të cilin nuk e flisni gjuhën e banorëve, por jeni intelektual më i madh se të gjithë ministrat dhe partitë politike nga shteti juaj.
Si mund të ju gjej juve njeriu të vdekur në mal disa kilometra nga vendi ku duhej të përfaqësoni shtetin dhe kombin tuaj si intelektual. Sa çmenduri! Kush ju dërgoj juve në atë mal? A me të vërtetë deshët të vrisnit vetën tuaj në malin e Francës në vend të malit te qytetit tuaj për të cilin shkruat poezi gjithë jetën tuaj.
Interesant kjo, u gjet i vdekur prane nje lumi (kam lexuar me pare), dhe kishte vdekur nga Hidratimi-etja….edhe mund te ndodhe, per nje te semure nga Alzheimir-i.
Vertete per te ardhur keq shume, me vjen keq nga familjaret, nuk e dij si ka qene puna, por nje baba te semure nuk do ta lija te marre rruge kurrsesi.
Fajin e ka Tirana zyrtre qe nuk dergoii nje specialist shqiptar atje qe te ishte i pranishem gjate egzaminimit mjekesor.se vdekja nga dehidratimi nuk eshte bindese fare……ngushellime familjareve te poetit tone te madh