PS: Në një vit janë mbyllur 1700 biznese në Tiranë

27 Korrik 2012, 19:11Sociale TEMA
PS: Në një vit janë mbyllur 1700 biznese në Tiranë

Anëtari i majtë në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Genti Gazheli, ka deklaruar se ky vit ka qenë i dështuar për kryetarin e Bashkisë, Lulzim Basha.

“Grupi ynë i këshilltarëve të majtë ka këmbëngulur që çdo vendimmarrje të ndikojë në xhepin e qytetarëve të Tiranës për të ulur barrën fiskale, por nuk mund të pranojmë skema mashtrimi si ajo që u servir nga kryetari i bashkisë. Lulëzim Basha deklaroi se do të hiqen 60 taksa dhe tarifa si dhe do të ulen 2 deri në 5 herë tarifat që do mbeten. Një mashtrim i hapur pasi qytetarët e Tiranës dhe bizneset e vogla në Tiranë paguanin vetëm tarifën e pastrimit dhe taksën e banesës. Asnjëherë qytetarët nuk u njohën me taksat dhe tarifat vendore që u hoqën apo lehtësuan nga Lulzim Basha, për uljen e barrës së tyre fiskale. Apo si kanë ndikuar politikat fiskale të bashkisë në rritjen e bazës së tatimpaguesve. Njeriu që qesh me fatet e Tiranës nuk mund të tallet kaq hapur me varfërinë e qytetarëve të Tiranës duke mos ndërmarrë asnjë hap të vërtetë për të lehtësuar ata nga çmimet e larta të faturuara nga politikat e gabuara të qeverisë së tij,” tha Gazheli.

Sipas tij, as premtimi për uljen e çmimit për kotheren e gojës nuk është mbajtur.

“Më lejoni t’i referohem krahasimit aq të përfolur të 1 kg bukë në Kamzë me 1 kg bukë në Tiranë. A e uli Lulzim Basha çmimin e bukës në kryeqytet sikurse premtoi me bujë në fushatën e mashtrimit. Jo! Çmimi bukës për ironi sot është i njëjtë madje në disa raste më i lartë. Kjo është e vërteta në sytë e qytetarëve, thotë ai.

Gazheli ka pohuar se biznesi i vogël po merr rrokullimën në kushtet e mungesës së likuiditetit dhe krizës.

“Sot biznesi i vogël paguan më shumë që prej ardhjes së Lulëzim Bashës në detyrë. Detyrimet vjetore kanë ardhur 2 deri në 3 herë më të larta dhe kjo jo në bazë të xhiros siç deklaroi Basha, por në bazë të vendimeve aforfe, selektive dhe klienteliste të administratës së Bashkisë Tiranë. Ajo që ndodhi ishte krejt e kundërta. Menjëherë pas marrjes së bashkisë bizneset e vogla u ndeshen me rritjen në mënyrë artificiale dhe arbitrare me 2 nivele të xhiros pa u njoftuar më parë dhe pa asnjë lloj argumenti nga administrata tatimore vendore. Në kushtet e krizës ekonomike, të mungesës së likuiditetit, krizës së besimit, biznesi i vogël në Tiranë po shkon drejt falimentit. Ajo që tashmë është evidente se vetëm për vitin 2012 sipas të dhënave të 6 mujorit të parë, zyrtarisht e theksojmë, numri i bizneseve të mbyllura nga falimenti është 1700. Nuk është e vërtetë çka thotë Lulëzim Basha që janë hapur 1200 biznese të reja. Shifrat janë aty dhe Basha i di mirë. T’u thotë të vërtetën qytetarëve,” deklaron ai.

Gazheli ka vazhduar të argumentojë se papunësia është rritur në mënyrë dramatike dhe Basha duhet të ketë kurajon t’jua thotë qytetarëve, që t’i njohë me të vërtetën e një krize të rëndë që ka përfshirë biznesin në qytetin e Tiranës.

10 komente në “PS: Në një vit janë mbyllur 1700 biznese në Tiranë”

  1. ema says:

    E ka thene mire K.Kokedhima,”nje pale kusar do te ikin,nje pale kusar do te vijne”.Ky Gazheli,ne mos gabohem eshte ai ish doganieri i Doganes se Tiranes qe t’a kerkonte kafen si pa te keq,dhe qe akumuloi nje pasuri marramendese ,vetem si doganier nga ata qe sic thoshte Konica ”Vishen me rroba te shtrenjta,por kane dhembet e palare”.Nuk i thone kot ,bir Selam i nenes……….

    1. Arben says:

      Ema pse nuk mersh me faktet konkrete dhe te shikosh cfar po ben ky mostra basha po mersh me ceshtje te kaluara
      po le mos ti hapim me tej dhe te tregojme dhe cfare ka qen basha ne kohe e tje ne kosove

      1. umbro says:

        Nuk merren me fakte sepse ne krye te bashkise se Tiranes ka ardhur kryehajduti i qeverise me buzeqeshjen e madhe. Lul basha eshte njeriu me dembel qe ka njohur ndonjehere ky vend, nuk arrin te beje asnje pune, vetem qesh e bredh neper bote. Lere pastaj qe ka marre ne pune dashnoren e vet, e i ka bere dhe nje femij dhurat ajo.

    2. Bujari ju degjon says:

      Po ai eshte,edhe ky vodhi shume ne dogane,pastaj hapi edhe kompani siguracioni,qe e shiti me vone.Ketu,ne Albanistan, ske ke te kapesh e ke te leshosh.Te gjithe njesoj jane.

    3. mik says:

      Ema ajo qe thote Konica per rastin konkret nuk qendron.Njeriu do bej nje pune e ne disa specifike gjithmone pergojohesh,por Genti eshte nder ata politikane-teknicien qe e nderon politiken me qytetari,buonsens dhe bashkepunim.Vertet edhe une e kam pare si doganier ne Doganen e Tiranes por mos harro qe ka punuar ne ate administrate qe ne fillimet e pluralizmit e vjen nga nje familje e nderuar qe parate per zotesi te tyre si kane munguar kurre.Me mire te merremi e te ndryshojme duke ndikuar me aq sa kemi ne dore qe politika fiskale e bashkise te ndryshoje ne te mire te qytetareve sesa te merremi me individin qe ka per detyre te perfaqesoje qytetarin e tiranes ne keshillin bashkiak.faleminderit e pres mirkuptimin tend.

    4. gavrili says:

      Leri pallavrat kot ti tani, se kushdo te dale aty ju tPDse do thoni ja miliarderi i rradhes. Se ketu esthe i vetmi vend ku qeveria thote se ska fuqi para opozites ndersa vjedhe e vret gjtihkend ne rrugen e saj. E kemi provuar Saliun e nuk e duam me, me gjithe gojen, as ate as klyshin Lul.

    5. getozoari says:

      Lul Basha eshte shembulli i korruptimit te cdo parimi ne politike. Duket si personazh Faustian qe i ka shitur shpirtin Saliut. Vetem se ky eshte teper i paafte, nje Lule si sume te tjera qe duken te bukra po nuk kane as ere e as funksion.

  2. Tirana says:

    Logjika e shqiptare eshte le te behet nami pa ti mos fol. mentalitet komunisti. Si ne kohen e enverit e trajtojne opoziten pavaresisht se po thote te verten. I thone “ke biografi te keqe” edhe kush nje PD e mbushur me spiunat e Sigurimit.

  3. Blerina says:

    Prandaj na sundojne dhe tallen me ne keta palo qeveritare.. Se ne vend qe te merremi me ta, sulmojne njeri – tjetrin… Hapi syte o popull

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje