Marjana e vogël ishte një gjeni. Babai e qëlloi pas shpine, ndërsa vraponte

3 Gusht 2012, 09:48Sociale TEMA

Babai dhe bija e saj e vogël varrosen në një varr

 

Marjana e vogël nuk donte të rrinte në bjeshkë me bagëtitë. Ajo ishte një gjeni në mësime, kishte pasion këngën dhe aktrimin. Por tanimë Marjana nuk jeton më. Babai i saj, Mirash Bregu, ia preu jetën në mes.

Vogëlushja ishte nisur bashkë me babain dhe dy vëllezërit e saj, Zefin dhe Marselin për në bjeshkët e Temalit. Aty të tre fëmijët kishin bërë plan të arratiseshin për tu kthyer në Bardhaj, në Shkodër.

Por babai i pikasi. Dy vëllezërit kanë treguar për Panorama momentin horror kur babai vrau vajzën.

“Babai na kishte diktuar dhe na kishte ndjekur. Pak metra para se të arrinim tek liqeni, ai u shfaq pas nesh me automatik në krah, duke na urdhëruar që të ndalonim. Ishim të tre të kapur për dore fort prej frike. Kur babai u afrua tek ne, na bërtiti që të ktheheshim në fshat. Marana na e lëshoi dorën dhe na tha që të ktheheshim ose të shkonim në thellësi. “Ikni ju”, na tha babai dhe ne bëmë më tutje. Pastaj i tha Marjanës që të kthehej, por ajo ia futi vrapit. Atëherë ai mori shënjestër dhe e qëlloi Marjanën. Ajo ulëriti fort, por vazhdonte të vraponte. Babai i thirri sërish të kthehej, por ajo hiç. Atëherë ai i gjuajti prapë, kësaj here dy herë dy të shtëna njëra pas tjetrës,” rrëfejnë fëmijët.

“Ne ishim disa metra më larg, të fshehur. Shtangëm prej frike. Pastaj pamë babain që ndenji pak sekonda, nxori celularin dhe nuk e dimë se ç’bëri me të. Veç pas një minute dëgjuam një breshëri dhe pamë babain të shembur në tokë”.

Ndërkohë Marjana e vogël është varrosur në një varr me të atin. Miqtë e vogëlushes thonë se ajo ishte një gjeni në mësime, shumë e dhënë pas aktrimit dhe këngës. Një mik i saj thotë se ajo këndonte në korin e kishës dhe merrte pjesë në aktivitetet e saj. Ishte shumë e mirë edhe në sport dhe ishte një fëmijë shumë i dashur.

45 komente në “Marjana e vogël ishte një gjeni. Babai e qëlloi pas shpine, ndërsa vraponte”

  1. coku says:

    eh c te besh! mendje maloku. e ka prone edhe femijen dhe kerkon ta zaptoje sic zaptuan gjysmen me te mire te shqiperise me arme, kercenimee dhune. vazja u prehte ne parajse. besoj se i ati do te denohet ne ate bote per krimn e bere. ta dergojne ne ferr! gabim edhe qe i kane varrosur te dy ne nje varr.

      1. Mka msue Doktori qi duhet me respektue rregullat e komjunitetit

    1. Vlora says:

      “inat ta kesh hakun mos ja ha”,,themi ne ketej nga vlora.

      por ne kete rast edhe babait i ka pjelle belaja.

      asnje prind nuk do te ishte rehat, ti ikte vajza 14 vjece nga shtepia.

      brez i terbuar nga telenovelat.

      1. Alb-Germani says:

        Vlora ke te drejt.
        Dhimbja per ate familje eshte e madhe ,por civilizimi ka marre mbrapsht ne Shqiperi.
        Vajza ishte 14 vjec dhe donte te ikte nga shtepia.
        Shum keq…shum keq per kete brez qe nuk njeh as sakrificat e prinderve as lodhjen dhe veshtirsit qe heqin ato per ti rritur.
        Ju ndricoft shpirti te dyve ne parajse.

        1. mira says:

          Alb-German…. po shkruan shume keq, vajza nuk po ikte nga shtepia por donte te kthehej ne shtepi dhe jo te rrinte maje malit te kulloste bagetine. Babai i saj ka qene kriminel dhe shkofte ne ferr, ketyre njerezve zoti mos ju jape fare femije

      2. Mitrovica says:

        Vlora- mbylle ate goje, ose shko vrite femiun tend e pastaj vrite edhe veten, mbasi po i jep te drejte atij vrasesi!!!

        1. Vlora says:

          o mitrovica ti duhet te jesh nga ato vajza qe ri gjith naten perjashta, dhe ne mengjes kthehesh ne shtepi.

          nuk i dhash te drejte vrasesit ne asnje resht,,,por familjet e fisme kane dhe regull.

    2. Ardita Merzuraj, Genova says:

      Ke te drejte o coku! perse i kane vene ne te njejtin varr. Vajza donte te largohej prej tij. Keshtu sikur e kane burgosur kunder deshires se saj te fundit ?
      Sa here degjoj e shikoj lajme te tilla renqethese mendoj se cfare humnere e madhe ekziston midis ketyre dy boteve feminore:
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/05/childrens-day-erishajt.html
      Nje origjina kane pak ashume. Vetem se Sali Berisha eshte spiun, dallaveraxhi, vrases, mashtrues ordiner, politikan!!!

  2. Zana says:

    Edhe të vdekur e prenë në besë – ajo meritonte varr më vete dhe sidomos aspak në një varr me vrasësin e saj.

    1. besa says:

      bash edhe te vdekur e kan pre ne bese vajzen e pa fuqishme sa ishte e gjall le mo tashme e vdekur e tmerrshme ngushllime per familjen per nenen e shkete.

  3. Elton says:

    O pse sju ha nje mortje ju me kodin e nderit, jeni ber me keq se Pakistani.dhe thon best e shqiptar it pastaj. Se mar besh ca kafshe paska ky rob

  4. Xhemil Seferi Dukat (Orikum) says:

    Ngushllime mamasë, vllezërve gjithë fshatit, mbasi me siguri jo vetëm fshati, por edhe shkodra dhe gjithë kombi duhet të revoltohet që vampir që pa drejtësisht quhet baba merr jetën një ëngjëlli. Varrosja bashkë me babain vampirë e vejzës së tij viktim e injorancës tregon shkallën e ulët të qytetaris që kemi akoma si popull që edhe fëmijën e quajmë pronë. Po ju tregoj një episod nga koha që isha në Kanada: Babai loste me fëmijën foshnjë dhe e hithte lart duke e pritur në duar. Fëmija pa dashur i shpëton nga duart dhe ai e çon von në spital dhe vdes. Gjyqi e dënoi 7 vjet burk. një tjetër vrau fëmijën u dënua me jetë burk pa të drejt falje etj. Atje edhe po të të rrëzohet fëmija nga pa kujdesia ta merrte shteti. Ne e varrosim fëmijë ngrënësin në varr me vejzën. Pa tjetër kur ne pranojmë ç,do dhunim karshi Gruas si rasti i shami kuqes ose rrafja e dy grave nënpunse të bashkisë së Tiranës nga një polic lyrash provincial, ose terrorrin që ju bë shami kuqes nga një kryetar fshatar injorantë, perves nuk ka si të dënojmë barbarizmin e pjellës së nënave shqipëtare që i vrasin baballarët vampirë. U preshë në paqe Ëngjëll!

  5. izet says:

    ju ngushllojme o mami i vajzes vogel o vllezerit e saj vetem duke ju lutur mos e denoni perseri ta lini te prehen eshtrat e engjullit me djallin baba!!!! ju lutem o njerez ndihmoni njeri-tjerin faleni njeri-tjetrin…..

  6. merita - prishtine says:

    Une me te vertete quditem qka ndodh ne Shqiperi.Qfare ndodh atje per nje dite ne Kosove nuk ndodh per 10 vjete,veq se ky eshte rasti me i tmershem qe kam ndigju ndonjeher

  7. dinjiteti says:

    O BABA KAFSHA SI MENDON QE ÇDO GJE ESHTE PRONE E JOTJA,JO AS GRUAJA AS FEMIJET NUK I KE PRONE.A KA NJERI TI VEJE EMER UNE NUK JAM I ZOTI..

  8. alb says:

    Per malokun vetem kalendari eshte 2012 se te tjerat i ka si ne 1500. Kafshe.

  9. dino says:

    ke te drejte Merita cfare ndodh ne shqiperi ne nje dite ne kosove nuk ndoth ne 10 vjet,ne kohen e komunizmit jose jetonim mire por kto qe ndodhin sot as nuk imagjinoheshin jo te ndodhin,kurse tani jane te gjithe te armatosur,shtet nuk ka se po te kishim shtet do ishte ndryshe,ne shqiperi na qeviris nje bande hajdutesh me ne krye sali baben.

  10. Shefqet Cela says:

    Krimi qe ka bere babai e ka bazen tek mentaliteti mesjetar per ta patur prone femijen, tek zakonet krahinore te perziera me gjaknxehtesine e pa faleshme, por jo vetem kaq:
    SI U GJEND AJO PUWHKE NE DUART E BABAIT? KA SHTET TEK NE?
    Cjane keto shtegtime nga Shkodra ne mal me kope bagetiSH? Nena dhe pjesa tjeter e familjes ku ishin ne momentin e tragjedise?
    Nje gje eshte e qarte, njerezit jane te stresuar ne kulm. Vrasin dhe vetevriten, sikur jeta te mos vlente nje grosh. Kjo e ka zanafillen tek gjendja e mjerueshme ekonomike. Njerzit e varfer kane humbur edhe shpresen.
    Pa shprese njeriu behet kafshe, qe mbijeton pa kuptim si gje e gjalle.
    Ky eshte realiteti ekonomik i shoqerie sone dhe jo ajo qe derdellitin pushtetaret tane, bark fryre dhe zemer katran.
    Une nuk u jap ngushellime familjareve. Ata e vrane persedyti kete engjell, duke e varrosur bashke me vrasesin. Kete veprim te poshter nuk e bene ne gjaknxehtesi e siper si jati, por me idjotesi te pa shoq.
    VARRI ME VETE, GJEJA ME VETE! Keshtu ka thene i pari.

  11. Bujari says:

    Zonat e veriut me zor i zbuti Enveri.

  12. beso says:

    Nje shoqeri e ç’organizuar deri ne palce si e jona i ka te gjitha problemet e botes.Kjo eshte shoqeri ne depresion.Babai mund te kete pasur hall qe s’e degjojne femijet,por keto gjera nuk behen duke i vrare.Edukimi i femijeve eshte i veshtire dhe i lehte,varet sesa je i pergatitur.Nuk do shkolle te madhe te edukosh femijet,por t’u drejtosh pushken eshte kriminale.Mendoj se babai ka pasur nje moment raptusi dhe pastaj eshte bere pishman gjersa vrau veten,por sa para ben?Sa para bejne ato delet qe do ruante?Asgje nga keto nuk vlen 1/10 jeten e njeriut.Me vjen keq kur degjoj lajme te tilla nga Shqiperia,qe shume njerez i ngaterrojne me zakonet e kanunit,malesise,etj.Jo,keto jane simptoma te nje shoqerie ne depresion te thelle.Shkaqet jane te shumta dhe fajtoret jane te shumte,duke nisur qe nga kryetari i shtetit,qeverisja e deri ne organizimin lokal te komunitetit.U tha qe u mblodhen armet e paligjshme,por ja qe barinjte dalkan me automatik ne krahe.Gjakesit lajmerojne hakmarrje dhe policia pret qe te kape vrasesit pasi te kryehet vrasja,pa i rene logjikes se thjeshte;duheshin kontrolluar banesat e gjakesve per arme ilegale,qe keshtu te parandalohej krimi.Pra,ja qe shteti eshte fajtor dhe automatikisht bashkefajtor ne krim.

  13. kufitar syshqiponj kokek***r says:

    si n’koh t’enverit qe vriteshin ata qe arratiseshin……….

  14. Nadia Shabani says:

    Nuk jam dakord me ata qe perdorin epitete “malok” e me the te thashe kjo eshte urrejtje, percarje, rracizem ndaj njeri tjetrit, nuk ka faj veriu i Shqiperise se eshte kryeministri shqiptar nje kriminel nga veriu.Veriun vetem Enver Hoxha e beri zap, asnjerit te mos i vije keq. Duhen shtrenguar ligjet per hakmarrjen dhe krimet ne Shqiperi, kurse per veriun duhet sensibilizuar gjithe opinioni si komb qe te ndalohet kanuni i Leke Dukagjinit. Une mendoj se pergjegjesine ktyesore ne zbatimin e Kanunit te Leke Dukagjinit e ka kisha katolike. Kjo eshte nje teme delikate por roli i kishes katolike ne zbatimin e ketij kanuni ka qene shume negativ. Kisha nuk ka ndihmuar ne zhdukjen e hakmarrjes por sa erdhi demokracia dhe u hapen kishat filluan menjehere vrasjet dhe filluan njerezit te mbyllen neper shtepia. Vriten njerezit si zogj pule se prindi e shikon femijen si prone dhe jo si njeri me te drejta te barabarta. Pse nuk mund te ikte nga fshati dhe te mendonte per te miren e tyre por zbatonte kanunin e Leke Dukagjinit qe vajza duhet te rrije aty te ruaje dhite edhe kur ka mundesi te tjera per jeten. Sido qe te ishte puna mund te kishte rruge te tjera per ta bindur femijen ose familjen por jo te perdoret arma kunder femijes tend. Cfar te them eshte tmerr i zi, keto qe po ndodhin ne Shqiperi po cudisin boten, sa u shpreh njehere nje i huaj dhe tha se nuk paska pasur faj Enver Hoxha qe ju vuri diktaturen se ju nuk mbaheni me demokraci dhe po del e vertete thenia e tij. Sa plasi demokracia plasi hakmarrja dhe krimi se nuk funksionon ligji, eshte shteti i korruptuar, jane gjykatat e korruptuara, vret burri gruan dhe burrin e nxjerrin nga burgu per “mungese provash”, ndonjehere u japin denim simbolik me 1 vit e gjysem. Eshte tmerr te degjosh perdite qe vriten njerezit si zogj pule.

  15. ANTIKRIMI,ANTIKRISHTI says:

    O IDJOTE,PO VETESHPERBEHEMI SHTETIN SALI E KA ZENE GJAKU.
    Nuk diskutohet babaj mamaja,familja por tragjedija familja shoqerija qe po shkon drejt shperberjes.

  16. FROJD says:

    Zana e ke gabim,i vdekuri nuk gjykohet aqe me teper qe ai edhe pse ne nje vend depres ku nuk njihen kufijte e humanes nga antihumanes,krimit nga dashurija ‘proferoi’ ta ndiqte te bijen edhe ne boten tjeter.
    Edhe shekspiri nuk do ish ne gjendje te perballonte pa le te shkruante tragjedine shqipetare te ketyre 22 viteve.

  17. sander says:

    Tragjedia shqiptare…..problem social qe ka perfshire shoqerine shqiptare pa e diskutuar veri apo jug pa politizuar ate ne te majte o te djathte.Psikologu mund ta spjegoje ma mire gjendjen psikomorale te shoqerise shqiptare qe po kalon ne keto momente…..E nuk po dime me gjete fajin se fshihet.Konflikti ne familje apo krimi ma mire me e thene po merr permasa te thella qe duhet te shqetesohemi si ne qe po i jetojme por edhe institucionet perkatese per ti parandaluar sado pak.Varferia e madhe e trasheguar nga nje sistem i komanduar nga lart sot kjo pergjagjesi mblidhet ngushte ne familje ne veshtiresite per te perballuar jetesen.Kete femija nuk e kupton per moshen e mitur,kohrat kan ndryshuar,prinderit kerkojne nji ndihme sado te vogel nga femijet e tyre,karakteri i forte i personit lindur e rritur ne mentalitetin e zones,pozicioni psikollogjik ne momentin e largimit te femijeve ne ate moshe nga vendi i porositun prej te atit mjafton qe arrije tragjedija ne fjale…..Te gjithe kemi qene femije,dhe sot kemi femije eshte kollaj per dike te flasi,duhet te hyshe ne boten e ne gjendjen shpirterore te femijes se kohes se sotme.Te vrasish nji femije te asaj moshe eshte me shume se nji mekat……Emagjinojeni çfar humbjet ka kjo familje,babai humbi femijen e tij,nana te bijen,vllezerit te motren e tyre….gruja humbi burrin,babajn e femijve te tjere per ti rritur e ushqyer e duke i shkruar keto fjale veshtire se mbahen lotet per çdo prinde qe ndjen dhimbje.Tragjedia shqiptare kur do mbaroje…….

    1. coku says:

      te hyfte vetja ne qejf thone nga ato ane ku ndodhi kjo ngjarje. por deri tek femija yt……………….

    2. Per sandrin says:

      Sander ke bere nje permbledhje reale dhe gjith kuptim. Me 2_3 komente nuk munda te isha kaq I qarte dhe I sakte sa ju.

      1. sander says:

        falenderoj personin per vlersimin e shkrimit tim,por te gjithe duhet shkruame per realitetin e hidhur ne vendin tone.Ne duhet ta kerkojme fajin tek vetja jone,tek mentaliteti i shqiptarit, mos toleranca (qe une kam gjitmone te drejte)…Ketu nuk hyn fare kisha as xhamija qe te vritet femija apo vllaj a miku.kanuni nuk e cileson ket lloj vrasje se mosha e femise eshte e mitur, as posicioni gjografik nuk ka te beje sepse ndodhin ne gjitha krahinat por ne menyra te ndryshme.edhe ketu ne itali ndodhin lloj lloje krimit….llogjika e mungesa e tolerances jane shkaqet kryesore te tragjedive si keto.dikush shkrun se pse te varrosen ne nji varr….ata ishin babe bije para vrasjes dhe do jene gjithmone babe e bije pamvaresishte se kush e beri krimin.se familja i ka falur ate babajne vrases o burrin vrases te bijes se saj (e ema nana)..gjyshi e axha per mbesen.lexojeni me kujdes artikullin ne deshmite e femive.pasi ka bere mekatin,babai eshte penduar dhe Zoti e ka denuar edhe ate me vetvrasje dhe ashtu ndodhi.ne japoni te denojshin me vetvrasje ashte ma e rende se te vrasi ndokush tjeter.prandaj ketu te dashur miq hyne toleranza (sipas mendimit tim) dhe familja e ka falur ne varrosjen ne nji varr.

  18. lezhjani says:

    ngushellime familjes esht e leht te gjykosh nga jasht asgje nuk kthehet dot mbrapsht… tragjedi mund te them ngushellime edhe nji here

  19. lezhjani says:

    ngushellime familjes nuk mund te gjykojme jeta e atyre nuk kthehet me esht tragjedi…. ngushellimet me te sinqerta famijes

  20. Parajsa says:

    Parajsa e ka pritur kete engjell.
    Jam I sigurte qe I ati ka shkuar atje te turkofagos ne ferr

  21. hoti says:

    ..jam i tmerruar nga ky rrefim i femijeve…!!
    nuk mund te imagjinoj nje baba qe vret femijen e vet….!!
    Zoti i ndihmofte…!!

  22. ervis says:

    marjana zot te pret ne parajaz zemra e vogel

  23. lec li says:

    nuk behesh qytetar po pate celular makina luksose shtepi te bukur. kafsheria dhe injoranca jane nga familja [jo genetike]duhet shume kohe me shekuj qe shqiperia te futet ne kombet e qytetruar .te vrasesh femijen tende se do te shkeputet nga jeta mizerje qe ben ti nuk e di cfare emri ti veje .nuk eshte pune molokesh eshte pune shqiptaresh

  24. Pamvarësia says:

    Ngjarje e tmerrëshme, e pa imagjinueshme! Në një Shqipëri të vogël po ndodhin ngjarje makabre. Cili ëështë shkaku? Janë disa të tillë, krejt subjektivë që, në shumtët e rasteve lidhen me mënyrën se si menaxhohet, orjentohet e edukohet sot shoqëria jonë. Dashurisë njerëzore dhe respektit të ndërsjellë tek ne u është vënë kazma. Shembëllin më ,,spektakolar” në shkatërrimin total të shoqërisë, po e japin politikanët e pusht-shtetarët dhe krye banditi i tyre, Sali Berisha. Zj. ,,Nadia Shabani”! Ekeni gabim kur fajsoni Kanunin e Lekë Dukagjinit, ca më shumë në rastin konkret tragjik. Jo! Nuk thotë kështu ,,Kanuni”! Lexoje, zj. Nadia!

  25. trak says:

    Car kafshesh jeni nuk ka fjale me ju pershkru ju e pabesushme

  26. halle says:

    qar nnjerzish jeni qa ka te baje malok apo fshatar hapini syt se po ndodhin ne gjith boten dhe njerz ma te qytetrum se ne po ju ne qofte se ju vjen keq jepini ngushellimet ksaj familje .mos i ngatrroni ngjarjet e njerzve te vujtun pun politike e dallime feje e krahine .qdo njeri perfajson veten e ti qoft malok ,lab ,laluc ,fshatar apo qfardo qoft.

    1. Ti me emrin Halle, komenti yt te ben per te vjelle.Si nga permajtja, si nga drejtshkrimi.

  27. tefta says:

    MARJANA ESHTE SHQIPERIA E SOTME

  28. GORA says:

    pergjigje merites PRISHTINE ajo qe ka ndodhur kesaj familje ju ndodh dhe ju kosovarve po jo ne 10 vjet po mbase per dit,mbase jo ne kete lloj variacioni por ne variacione te tjera te lutem mos krahaso kosov shqipri ju kini nevoj te njiheni me ne, pastaj ec hyr ketu dhe komento.

  29. O ZOT i madh ku je? Ki meshire dhe ve dore ne popullin shqiptar,se po shkaterrohemi si komb,s’po e kalojm nje dite te vetme pa degjuar tragjedi.Ngushllime familjes,se u ka ndodhur nje gje e rend,Zoti ju dhashte force e pace ne mendjet dhe zemrat e tuaja.Ne te tjeret bejme mire t’i leme paragjykimet,jo malok ,jo lab,jo laluc,se keto gjera kane ndodhur ne cdo krahine te shqiperise.Dikush me lart thote se e ka fajin kisha dhe kanuni,megjithese kanuni nuk ka vend ne jeten e njeriut ne shekullin 21,nuk eshte degjuar asnjeher as ne kishe as ne librin e kanunit,te thohet vrit femijen tend,por kjo ka te beje me te mos qenit i afte te kontrollosh gjaknxehtesin tende.Jemi popull gjaknxeht dhe bejme mire te perdorim llogjiken ne cdo moment,sepse cfare ben sekondi nuk e bejn te gjitha vitet e jetes te marra sebashku.

  30. Marin says:

    Vajza dhe i ati ndjese passhin.
    Turp atyre qe mbeshtesin babain. Marjana te ikte ku te donte, edhe aktore te behej familjen do ndihmonte.

  31. nick shkreli says:

    3-gusht 2012 shqiptari OOOOOOO………SHQIPTAR te mjer, nga te kater anet jeni nje soj .keshtu do mjerohi gjitmon per deri sa te vazhdoni te votoni per diktaturat.

  32. Gezimi says:

    Dakord plotesisht me komentin tuaj zoti Shefqet Cela.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje