Amnesty International, ‘shuplakë’ Bashës për keqtrajtimin e romëve: Ndalo menjëherë dhunën, sidomos ndaj fëmijëve

1 Gusht 2012, 18:19Sociale TEMA
Amnesty International, ‘shuplakë’ Bashës për

Organizata e njohur për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Amnesty International, ka lëshuar një deklaratë publike në mbrojtje të komunitetit rom, pas keqtrajtimit dhe diskriminimit nga Bashkia e Tiranës.

“Amnesty International është e shqetësuar për dhunimin potencial të së drejtës së familjeve rome për të siguruar jetesën, shkaktuar nga autoritetet vendore në Tiranë, që i kanë ndaluar ata që të mbledhin mbeturina të riciklueshme.

Që kur ky ndalim hyri në fuqi, 92 persona janë gjobitur nga Policia Bashkiake e Tiranës pse kanë mbledhur plehra. Banorëve romë iu janë konfiskuar edhe pajisjet dhe mjetet e lëvizjes. Mendohet se janë 700 familje rome në Tiranë, që e kanë mbledhjen e mbeturinave si burimin e vetëm të jetesës,” thuhet në deklaratë.

“Organizata nuk e konsideron ndalimin e menjëhershëm të mbledhjes së materialeve të riciklueshme si rrugën e duhur për të adresuar situatën, pasi rezulton në mohimin e menjëhershëm të burimit të jetesës,” vijon deklarata.

Në deklaratën e tyre i bëhet thirrje policisë që të ndalojë menjëherë aksionet ndaj romëve, sidomos dhunën e ushtruar ndaj tyre, veçanërisht ndaj fëmijëve.

Amnesty po ashtu thekson se Policia Bashkiake është akuzuar se ka ushtruar dhunë ndaj romëve, kurse drejtori i kësaj policie nuk i është përgjigjur thirrjes së Avokatit të Popullit për t’u përgjigjur për këto veprime.

“Amnesty International i bën thirrjeve autoriteteve të Tiranës, përfshi kreun e Policisë Bashkiake, që t’i përgjigjen rekomandimeve të Avokatit të Popullit, pasi janë të detyruar ta bëjnë një gjë të tillë. Ndërkohë organizata i bën thirrje policisë që të ndalojë veprimet aktuale ndaj romëve derisa të gjendet një zgjidhje dhe në veçanti të përmbahen nga përdorimi i dhunës, duke përfshirë dhunën ndaj fëmijëve, siç është raportuar nga një numër romësh dhe egjiptianësh”.

13 komente në “Amnesty International, ‘shuplakë’ Bashës për keqtrajtimin e romëve: Ndalo menjëherë dhunën, sidomos ndaj fëmijëve”

  1. Drini says:

    Po po llapni ju se ju ben mire. Po ku pjerdh salushi i gegeve nga kritikat e amnisti international. Ai e mban shurren 141 min ne det, vetem te mos felliqi detin, ju thoni llafe.

    1. Banush Ferhati says:

      I keput nje te qeshur basha dhe vazhdon tutje!
      Derisa …
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/e-kane-zgjedhur-vete.html

  2. Vali says:

    As që do tja di qeveria Berisha per
    Amnesty International,Basha jo e jo se ka pashaport Amerikane.

  3. Kol Tivari says:

    Tirana ka pase gjithmone Rome,por ata kan punuar e jetuar si qytetare.Maloket qe kane uzurpue qeverine e bashkine,jane ata qe e bane Tiranen si Islamabad.Jane keta shpellare,qe dikush ju hapi deren e shpelles e na i leshoi ne Tirane.Prandaj asht qelb Tirana se ka shume qen rrugesh e maloke,qe na mbushen me morra.Ata duhen vra e me i ba boje kepucesh.

    1. genti says:

      Po flet me mllef per Verioret o Kol,po emrin e ke vet Verior.Gabelet esht turp ti marresh ne mbrojtje,si ti e si keta te Temes.Mos u beni Kozmopolit,se do vij dita te beni krushgabelet,e pastaj do mallkoni mendjen qe keni sot.Gabelet nuk duhet te kene me shum te drejta se VENDASIT SHQIPTAR.Per Minoritaret nuk lini llaf pa then,dhe me te drejte,por,po Gabelet,nuk jan edhe ata Minoritar?

      1. armand says:

        “Gabelet s’duhet te kene me shume te drejta se VENDASIT SHQIPTARE”
        Ok shoku,dil neser e mblidh kanaçe se nga ajo qe ke shkruar na del se kjo e drejte te eshte mohuar.Rrofsh o Lule qe na dhe te drejten per te mbledh kanaçe.
        Racizmi s’ka te beje fare me popullin shqiptare.Mos i jepni ngjyra kombetare ideve idiote qe ju kalojne ne tru.

  4. Treviso says:

    O Kol Tivari, mos fol ashtu se te ndigjon sali Rom Berisha se dhe ai nga ajo ane eshte.

  5. ishipnis says:

    Ore kol Tivari po thojn se ashte mbushe Permeti me varre malokesh.

  6. semi says:

    Me pelqejne gjerat qe thuhen drejt dhe sakte. Kol tivari qenke shume realist

  7. eli says:

    nuk duhet te shfaqim kaq tone te ashpra e kamikaze, te gjithe jemi njerez ne kete bot si nga mali si nga fusha. romet jae shtuar kete 20vjecar te fudit dhe nuk keni ne asnje vend te botes, ne asnje kryeqitet te botes sic i kemi ketu duke u fut me koke ne kazane e duke i perhapur plerat gjithandej,,, me karroca te sajuara mu ne mes te tiranes…. un nuk jam rraciste por qe jane disa gjera per tu bere jane dhe jo te jemi kanibal e te flasim me kete loj gjuhe!!!!!!!!!!!!!

    1. armand says:

      Romet jetojne ne nje shtet rumpalle dhe veprojne ne baze te mundesive qe u afron anarkia albanese.Thjesht i keni hequr te drejten per tu ushqyer.
      Ka menyra te tjera per te zgjidhur problemin por si gjithmone albanezat gjejne rrugen me te thjeshte,dhunen e te fortit ndaj shtresave te pambrojtura.

  8. Jurgen says:

    Mire Koli qe ja ka folur si kodra pas bregut, por edhe ti Semi seriozisht e ke, ka mundesi valle qe te jesh kaq e trashe? Te gjithe jemi njerez dhe duhet te kemi te drejta te barabarta, por edhe romet nuk mund te kene mbi keto te drejta. Eshte mire qe punet te zgjidhen me konsensus pa arritur ne masa te rrepta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje