Raporti i DASH: Qeveria as nuk i përmirësoi, as i përkeqësoi liritë fetare

30 Korrik 2012, 19:49Sociale TEMA

Departamenti i Shtetit publikoi sot raportin e përvitshëm për liritë fetare në mbarë botën.

Në raport thuhet se edhe për vitin që mbyllëm, mungesa e tolerancës fetare pllakosi në botë.

Në raportin e DASH për Shqipërinë thuhet se qeveria as nuk i përmirësoi dhe as i përkeqësoi liritë fetare.

“Qeveria nuk tregoi ndonjë tendencë drejt përmirësimit ose përkeqësimit në respektimin apo mbrojtjen e të drejtës për liri fetare. Nuk ka pasur raportime për abuzime sociale apo diskriminim bazuar në besimin fetar,” thuhet në raport.

DASH thekson se nuk ka të dhëna të besueshme për pjesëmarrjen fetare. Në raport theksohet se të dhënat e fundit zyrtare i përkasin vitit 1939.

“Censusi i vitit 2011 u përmbyll në nëntor. Aty përfshihej një pyetje në lidhje me përkatësinë fetare, por rezultatet e plota të sondazhit nuk priten së paku deri në mes të vitit 2012,” vijon raporti.

“Sipas Kushtetutës, nuk ka një fe zyrtare dhe të gjitha fetë janë të barabarta, megjithatë, myslimanët suni, bektashinjtë, ortodoksët dhe katolikët kanë një shkallë më të lartë njohje dhe status social bazuar në prezencën e tyre historike në vend,” thuhet në raport.

Në raport thuhet se në vend është krijuar një zyrë për Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi, por ky institucion nuk ka fonde dhe staf.

Si thuajse gjithmonë, në raport thuhet se problem në vend mbeten pronat e komuniteteve fetare. Edhe pse Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave është udhëzuar që t’i japë përparësi kthimit të pronave për komunitetet fetare, sërish progresi ka qenë i avashtë.

Në vend janë në total 102 institucione edukative fetare, thekson më tej raporti.

Raporti thekson se Komuniteti Mysliman vazhdon të kërkojë lejen për ndërtimin e një xhamie në Tiranë. Raporti thotë se kryebashkiaku i Tiranës ka premtuar ngritjen e një komisioni për ngritjen e xhamisë pranë sheshit qendror në Tiranë.

10 komente në “Raporti i DASH: Qeveria as nuk i përmirësoi, as i përkeqësoi liritë fetare”

  1. Kiço Himara says:

    FALEMIDERIT ZOTRINJ TE DASHIT JEMI MIRE NUK KEMI NEVOJ PER NDIHMEN TUAJ NE KALOJME SHUNE MIRE ME TE GJITHA BESIMET FETARE NE SHQIPERI.

  2. VARKARI says:

    E vertete, DASHI as te qiron e as te leshon

  3. delja says:

    ne shqiperi eshte liria fetare dhe liria e sales qe jane per marshallah.
    kurse ajo liria per proteste eshte e ndaluar deri sa te mbarojne votimet
    ne shba.thojne se kryeqelbesira e shqiperise u ka thene socialisteve rrini urte se do ja u bej si ne 21 janar por ky dashi im nuk e ka ndegjuar se
    do tja rregullonte mire atij bariut te shtetit.

  4. BERISHA LARGOHU PER TI HAPE RRUGE INTEGRIMIT. says:

    Ajo foto nuk eshte normale sepse kane bllokuar rruget per tu mburrur si besimtare te flaket, dhe duke e kthyer Shqiperine Afganistan. Kur te luteni qendroni mbrenda dhe mos bllokoni rruget e metropolit shqiptar.

    1. tourkofagos says:

      pune korrakesh………..keta mezi po i pret Evropa ti fuse ne familjen evropiane!!!!!!
      gjithe refugjatet qe jetojne ne mbare evropen dhe ameriken,duhet te jene krenare per keta dykembesh shqipfoles……!!!!
      allah akberrrrrrrrrrrrr………

  5. Stef Staku says:

    ANALIZE : Qe ne kohet e lashta para 2000 viteve eshte respektuar ky regull : Kur vidhet nje banese i pari qe deklaron se i eshte vjedhur shtepia eshte i zoti i shtepise i dyti perfaqsuesit i komunitetit ( policija ) dhe i fundit vete hajduti. –
    Bazuar ne kete logjike eshte populli i pari qe ka te drejte te deklaroje se te drejtat e tyre merren neperkembe bazuar ne perkatesite fetare, i dyti eshte DASH dhe i fundit eshte Shteti Shqiptare.
    Komuniteti Katolik Shqiptare eshte nder me te vjetrit ne bote, pasi Kristianizmi eshte perhapur ne shqiperi ne vitet 50 p.k. nga Shen Pali nie nder Apostujt e Krishtit. Komuniteti Katolik Shqiptare eshte se paku 200 apo 300 vite me i vjeter se komunitetet katolike ne Spanje, Gjermani. Angli etj, me radhe.imagjinonise ku ibiete jete DASH !
    Te drejtat tona jo vetem qe nuk respektohen por praktikat e persekucionit nga ana e Qeverise se komunistit Sali Berisha vazhdojne ende. Eshte e vertete sekane ndryshu forme, por egzistojne !!!

  6. whatthehell says:

    feja kjo monster qe mban njerezit me frike dhe ju shet viza per ne gjoja parajse.te gjitha fete jane kult me genjeshtera ku po shkove me pyetje deri ne fund te gjithe kane nje pergjigje se zoti eshte por nuk duket,ose pordhe me rigon.ne shqiptaret jemi mire me fe nga nje ane mire ja bejme i nderojme ato si duam sot kristian neser mysylman,pasneser prape kristian.e cfare na sollen fete ne si komb???? vetem sherr dhe shpenzime per nje vend te vogel si ky joni jane shume kultet fetare per ti mbajte gjalle bashke me kodoshat brenda tyre qe hajne dhe mashtrojne qyl.feja e shqiptarit eshte leku ku te shet e te blen.te tjerat jane kulte qe nuk kane lidhje me kombin tone te vogel vetem se duan te na fusin ne vellavrasje me influencen e atyre qe i sollen.nuk kam problem me besimtaret te cfare do lloj feje,por kam problem kur feja don te na nderroje identitetin dhe te na beje si mysylamne te mire apo kristiane te mire ne turq,italiane apo greke.te pakten kur faleni faluni direkt tek ai qe besoni ne qiell,pa kaluar nga stambolli,athina apo vaticani.gjuha dhe traditat jane me te forta mes ne sh ne kultet qe rrezuam para 40vjetesh,dhe sot i ngrejme prape.shqiptaret jane rrace shume e veshtire per kultet fetare se flejne kaure e ngrihen muhamedane dhe mire ja bejne,se dhe feja po tallet me ne.

  7. leka says:

    Na e hiqni kete pamje historikisht poshteruese dhe te shemtuar,ku mbeturinat e pushtimit osmane, i tregojne menderjet Gjergj Kastriotit, ne kete territor europian.

  8. Lefter says:

    Zwatherhell. Te ftoj te jetosh ne Krishte dhe do te shikosh se jeta nuk eshte te viza qe te jepe prifti apo te deklarohesh europjan Jeta eshte Dashuri Meshire Falje Besim ne qote se ne nuk igjejme keto te katra qe nuk te kane humbur vetem ty por ne( pergjithesi) te ghjithe neve do te rekemi tere kohen si i verberi ne humbetire

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje