USA TODAY: Në një vend pa gjykata e qeveri, mbizotëron Kanuni

30 Korrik 2012, 09:51Sociale TEMA
USA TODAY: Në një vend pa gjykata e qeveri, mbizotëron Kanuni

Toni, Mara dhe Liza, te izoluar nga frika e vrasjes

Gazeta e njohur amerikane, USA TODAY, i ka kushtuar një reportazh çështjes së Kanunit në Shqipëri. “Gjakmarrja akoma zien në Shqipëri,” titullon shkrimin e saj gazeta e madhe.

Në shkrim theksohet se familje të tëra janë izoluar në vend, ndërsa përmendet rasti i fundit i Marie Qukajt, 17 vjeçares së vrarë në Shkodër.

“I respektuar gjerësisht në mbarë vendin, teksti i Kanunit u ndalua si ligj kur komunistët qeverisën vendin. Në vitet e fundit, në demokraci, Kanuni i rigjallërua, më së shumti në veri të Shqipëri.

Në një vend pa gjykata efektive dhe me një qeveri të parë gjerësisht si të korruptuar, Kanuni vazhdon të shërbejë për shumëkënd si një kushtetutë jozyrtare,” shkruan gazeta.

Pasi eksploron disa raste të familjeve të izoluara, siç janë këta fëmijë në foto, gazeta thotë se sipas të dhënave të Këshillit Kombëtar për Pajtimin, pas vitit 1990 në vend janë shfaqur 10 mijë raste gjakmarrje. Në total janë 1600 familje të izoluara.

Në fund të shkrimit gazeta thotë se edhe pse zyrtarisht Bashkimi Europian nuk e përmend Kanunin si arsye për refuzimin e statusit kandidat të vendit, mungesat në zbatimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut kanë qenë arsyeja kryesore pse vendit i është mohuar statusi i kandidatit.

19 komente në “USA TODAY: Në një vend pa gjykata e qeveri, mbizotëron Kanuni”

  1. ME BESA BESE says:

    çpret nga KRYEMINISTRI ”yne”qe kerkonte votimin e kushtetutes me ”BESE”çhyne besa ne votime???????VETEM saliu e di?????KANUNI i sherberben vetem saliut.

    1. Dhe shteti rri e veshtron says:

      Krime mbi krime, mekate mbi mekate!
      Ky foto montazh duhej te ishte femijet e ndujuar vs berishajt:
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/femijet-e-bathores-vs-berishajt.html

    2. zefi says:

      Pse nguteni ne kete fshat francez,kur ka ne Shqiperi plot gjera te tjera me ANTIKE E MESJETARE PER T’U MREKULLUAR???
      Doni te shikoni nje shtet KAPITALIST,qe prona private nuk u jepet pronareve???Ejani ne Shqiperi!!!
      Doni te shikoni te PERSEKUTUARIT POLITIKE TE KOMUNIZMIT se si TALLEN nga qeverite kapitaliste???
      Ejani ne Shqiperi!!!
      Doni te shikoni se si te VERBRIT DHE INVALIDET E TJERE JANE PA NDIHMA ME MINIMALE NGA SHTETI DHE BEJNE GREVA E RRIHEN NGA POLICET???
      Ejani ne Shqiperi!!!
      Doni te shihni nje VEND TE NATO-s ku ish ushtaraket trajtohen nga shteti kapitalist si LYPSARE???
      Ejani ne Shqiperi!!!
      Doni te shihni se si nje minister VRET 20-30 vete apo vjedh miliona euro nga korrupsioni dhe behet prap deputet e minister,se gjykatat e shpallin te pa fajshem??
      Ejani ne Shqiperi!!!
      Doni te shikoni ambasadore te huaj,qe VRASESIT E PROTESTUESVE DHE VJEDHESIT E VOTAVE NE ZGJEDHJE I QUAJNE “BURRA SHTETI”???
      Ejani ne Shqiperi!!!

  2. Dean says:

    Mos more!Po ne jena ven me shtet te forte.E ka ngrit vet ”BACA” i gegve.Si na dalka keshtu tani????
    Keta jane te blem nga ED RAMA,se s;ka munsi.
    Ohh..sa mire,me ken shqyptar……ohej.

  3. whatthehell says:

    kanuni eshte per burra dhe nuk hiqet lehte,amerikanet mos te merren me kanunin shqiptar por te shikojne psikopatet e tyre qe vrasin cdo muaj dhjetera njerez,kanun ka ne krete ne sicili dhe ne amerike,apo si i thone edhe ata,”an eye for an eye”nuk jam dakort dhe as e perkrah kete gjest,por edhe ne shqiptareve na duket si cmenduri kur amerikanet ecin me arme ne brez dhe te vrasin kot po te kapen brenda shtepise.kanuni nuk eshte vrasje ordinere por eshte vrasje hakmarrjeje dhe ka mijera vjet tradite ne tokat shqiptare.nuk e hoqi dot as gjergj kastrioti,as otomanet as zogu as enveri megjithese e uli numurin e hakmarrjeve.keta femije kane te drejte te jetojne dhe qeveria e salihit nuk ka standarte se eshte qeveri antishqiptare dhe nuk i dhimbsen jetet e njerezve,me shume vriten pa kanun ose nga rruget e salehit se nga kanuni.USA today si zakonisht beni sikur ka zbuluar fiset indiane ne amazone,por ne ndryshim keta femije jane po aq evropiane me fytyra dhe emra sa cdo femije tjeter ne evrope,fati i tyre i keq qe jetojne ne sulltanatin e sulltanit sali qe usa today e “harron” se merr pagesa cdo vit nga ato qe salehi ju vjedh shqiptareve.ndoshta amerikanet do ishte mire te flisnin per ata qe vrau saliu dhe jo kanuni,se kanuni e merr gjakun vete por ata qe vrau saliu kush do i mbrojne???.

    1. armand says:

      JOOOOOOOO,s’mund te imagjinoj nje person qe pajtohet me ekzistencen e kanunit dhe kete e bene te ditur nepermjet tastieres se PC.
      Permend amerikanet,por s’me permend qe sistemi i drejtesise amerikane e dergon ne karrige elektrike vrasesin.
      Pajtohesh me ekzistencen e kanunit por s’te pelqen menyra si si po zbatohet ne terren.Atehere sipas llogjikes tuaj(te ??????)i bie qe gjykatesit te denojne vrasesin per moszbatim korrekte te kanunit?
      Shkruan qe kanuni eshte per burra dhe ketu thjesht te pergjigjem………. NO KOMENT.Duhet te kesh guximin e nje burri kanuni te shohesh fotografine me lart.
      Duhet te jesh njeri para se te shkruash e flasesh.

  4. Kanuni i shperfytyruar says:

    Se pari kanuni nuk eshte problem i gjithe shqiptareve por i nje krahine.Se dyti kanuni eshte nje ligj i dale atehere kur nuk shkruhej e lexohej dmth shekuj me pare dhe kishte disa kode dhe rregulla qe njerezit e asaj kohe i zbatonin sepse ai ligj egzistonte.Sot qe ka ligje dhe shtet por qe nuk zbatohen njerezit i rrikthehen kanunit shume shekullor dhe ne menyren me primitive vrasin ne emer te tij.Vrasin pabesisht deri edhe gra e femije dhe e quajne vrasje kanunore.Ne te vertete eshte vrasje cubash bastarde qe jetojne ne nje shtet te bastarduar nga politikane te pangopur dhe koke trashe.Kanuni per keta lloj bastardesh eshte vetem justifikim i krimit qe bejne.

  5. gora says:

    pse ankoheni nga kanuni o poull keni mbi 20 vjet qe votoni kanunistin mir tju behet bota ecen para ne mbajm syt mbyllur.

  6. Integrim Shishtufina says:

    JO VETEM KANUNI por dhe ‘VETEGJYQESI’ TREGON QE SKEMI SHTETtEK NE KA 22 VJET QE BEHET POLITIKE ME KEMBE NE AJER E JO POLITIKA TE SE DREJTES,POLITIKA TE TE DREJTAVE TE NJERIUT,POLITIKA TE DREJTESISE.POLITIKA EKONOMIKE.
    SHTETI NUK ESHTE MBI PALET SUPERSTRUKTURE POR ESHTE BERE PALE BILE ESHTE FUTUR NE BIZNES DHE E KA QERRUAR PASURIJA ,POPULLI KA NGELUR JETIM,OSE PALA E PA MBROJTUR DHE E VARFER.

  7. gerti says:

    drame e vertete,dhimbje e madhe per keta FEMIJE!

  8. beni says:

    Deri sa te mos permendet me fjala kanun ne shqiperi,nuk duhet thene se kemi shtet dhe ligj,ose shteti tia lere kanunit gjykimin ose tia lene gjykatave,por keto te fundit jane shume te shtrejta ne dhenjen e drejtesise,si dhe nenet e kodit penal duhen te jene shum me te ashpra ne denim,ku vetem vrasja nga pakujdesia duhet te kete nje denim ndryshe kurse te gjitha llojet e vrasjeve te tjera duhen denuar ashper.nenet e kodit penal qe percaktojne vrasjen duhen te jene fikse dhe jo nga shtate e deri njezetepese kjo i lejon hapsire abuzimi gjyqtarit per te vendosur ne favor te shumes se parave qe jane paguar.

  9. KOLONJA says:

    PO te nderuar gazetar qe keni shkruar per kete problem .Kanuni eshte trasheguar nga nje kohe shume e larget.Ne kete rast behet fjale per kanunin e Lek Dukagjinit ose kanuni i maleve.Eshte e vertete se ne kohen e PPSH ky kanun nuk funksiononte,pasi shteti i asaj kohe me ligje e izoloi.Si mos te lulezonte me ardhjen e demokracise,kur ish-presidenti dhe sot kryeministri ne vitin 1994 ne fushaten per te mbrojtur kushtetuten qe do ta legalizonte mbret itha popullit se kanuni eshte 100 here me i mire se kushtetuta e vitit1976 dhe cdo shqiptar duhet ta kete nje pushke.Si mos te rrine mbyllur keta femije te cilet kane harruar te shijojne rrezet e diellit e ajrin e paster,lodrat e tyre,pa per shkolle nuk behet fjale,kur kryeministri e qeveria e tij nuk kane folur asnjehere per kate problem,nuk kane nxier nje ligj,pavarsishte se ligjet nuk zbatohen?.Si mos te rrine mbyllur keta femije kur ky kryeminister vrau 4 persona ,kur po demostronin me duar ne xhepa para dritares se tij e la jetim disa femije?Si mos te rrine mbyllur ne shtepi keta femije se vrasesi i njeriut te tyre i eshte dhene nje denim simbolik dhe jo vetem se ka vrare por ka shkelur dhe kanunin i cili nuk lejon te qellohet mbi grate e femijet.Dhe si mos te qendrojne mbyllur keta femije e shume te tjere si keta,kur krueministri i tyre vrau 4 demostrues e kur nuk ishte thare akoma gjaku i tyre ne bulevardin ku u vrane ,ambasadori qe perfaqeson shtetin tuaj te nderuar staf i gazetes “USA TODAY” e qyati”burre shteti”,edhe pse perveshi menget per te ndjekur zgjedhjet,kur u vodhen votat ne Tirane nuk tha asnje fjale? Ja pra pseketa femije e shoket e tyre nuk dalin nga shtepia. nuk ka shtet,nuk ka drejtesi.

  10. beso says:

    Kanuni ishte nje kod penal ne mungese te shtetit dhe qeverisjes.Kanuni eshte antikushtetues;ne perplasje te plote me ligjet dhe shtetin e te drejtes.Shteti,me organet e tij ve ne vend drejtesine.Epoka komuniste e zgjidhi kete problem duke i meshuar ne themel ketij kanceri qe ka ngrene e po ha edhe sot jete njerezish.Nxitja e pajtimit,denimi i rrepte i fenomenit dhe thyeresve te ligjit,organizimi i punes edukuese per çrrenjosjen e mbeturinave kanunore.Dhe kjo pati rezultat,gati me zhdukjen totale te fenomenit te gjakmarrjes.Vjen ne fuqi barbari i Vuçidoles dhe perveç se favorizon per qellimet e tij kete kancer qe ish harruar,pale,por deklaron ne ate vitin e shemtuar te referendumit te kushtetutes qe kanuni paskesh qene kushtetuta e pare e shqiptareve.O te hengert bualli ne rreze te veshit,o gomar dhe bir i gomarit!Per turpin tone kemi mijera femije qe ngujohen ne shtepi,se perjashta i pret gjakesi,per te shpaguar çmimin e gjakut.Vihen 1000 budallenj dhe duan te gjejne zgjidhjen,kur ne fakt nje burre i pashkolle nga Gjirokastra e zgjidhi pa shume formula kete pune.Merri gjakesat dhe plasi ne Bençe,por jepu te hane buke nje here ne jave ama,qe mos t’u kujtohet me se perse i kane futur brenda.

  11. historia says:

    Pse vuajne shqiptaret?
    C’jane me origjine nga trevat e kanunit te perjashtohen nga Parlamenti,ndryshe gjithe Shqiperine e kercenon gjakmarja,e cila ka kohe qe zhvillohet.
    Tre gangrenat e Shqiperise jane:Tyrqizmimi me kulac dhe kerbac,komunistzimi me luften e klasave dhe kanunizmi me gjakmarjen.

  12. Andon says:

    Kanuni ishte i nevojshem per kohen kur doli dhe ishte i mire.
    Por edhe tani, ata qe vrasin duke iu referuar kanunit, nuk e zbatojne ate.
    Grate dhe femijet nuk vriten. Pastaj me duket se eshte diku aty ne kanun qe “katuni” merr disa masa ose i jep njefare zgjidhje per vrasesin/vrasjen. Ai katun eshte qevereia ne ditet e sotme. Ata qe vrasin per gjakmarrje jane thjesht injorante te etur per gjak. Pse gjakmarrje dhe jo hakmarrje, perderisa vendose te besh vetgjyqesi, pse nuk vret vrasesin por vret ke te te dale perpara?

  13. Lefteri says:

    Ne qofte se nuk e dini se cfare eshte kanuni mund ta shani se e perfytyroni per mekanizem vrasetar por duhet ta lexoni se kanuni eshte kodi jetik ikombit shqiptare per ata kohe kur Europa shtypej nga sklveria injorante e mbreterve e kardinaleve te tyre kanuni ka qene ligji ku cdo shqipetare matej perpra tij.Turqit u sulen kombit tone e vrane si asnje komb tjeter. Dhe per ti tjetersuar shpifte kunnder kanunit e ngrnte ligjet e Islamit si ligjet e Zotit arab per barazi brenda soijt te tyre Komunistet bene te njejten gje si turqit .Ata bene diktaturen e prolrtarjtit ku goditen kanunin me eger se turqit shpifnin me pis se turqit dhe pretendonin per barazi brenda lloijt te tyre Nersa Saliu ashtu si dhe Zogu ekane lene kete relike te muzeumeve me vlera te verteta njerzore rrugeve ta perdorin barbaret e tyre per mekanizem per te vrare njeri tjetrin
    P

    1. Qeder says:

      Ti leftef flet su qeder.
      Gjtnah qe dhe injirant si puna jote jane re drejte te haoin mendim dhe te votojne.
      Ligji te merr dhe ty per te mencur

  14. kanuni I sal dukagjinit says:

    Dhe mendoni sa I papergjegjshem eshte kjo kafshe, kur flet per rekorde noti dhe superfuqi. Fshati digjet kurva krihet.
    Habitem si mund te cilesohet nje psikopat delirant I papergjegjshem si burre shteti. Ku e pane burrin e shtetit tek ky pusht me pushtet.
    Nje ? E madhe.

  15. Barbari says:

    Si di ece shqiperia kur ne krye te 20 vjeteve ka nje barbar te kesaj lloj rrace barbare.
    Cfare qyteterim do ti sjelle vendit nje barbarik dhe admirues te kanunit.
    Nuj jam ortodoks. Po shikoni sjelljet e ortodokseve korcare, gjirokastrite, beratas, elbasanas, kavajas, vlonjate, kolonjare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje