Deputetët e përfshirë në përleshje, të premten para prokurorit

7 Gusht 2012, 12:36Rajoni TEMA

Prokuroria komunale e Prishtinës do të fillojë marrjen në pyetje të deputetëve, të cilët u përfshinë në përleshje një muaj më parë. Bekim Haxhiu dhe Florin Krasniqi të premten do të paraqiten para prokurorit të çështjes për të sqaruar arsyet që sollën edhe konfliktin. Deputeti Haxhiu thotë se është sulmuar i pari dhe se kjo ka qenë e organizuar nga lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti.

Florin Krasniqi dhe Bekim Haxhiu-Kamishi do të takohen të premten në zyrat e Prokurorisë Komunale në Prishtinë. Haxhiu, deputet nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Krasniqi, nga Lëvizja “Vetëvendosje” kanë marrë ftesë nga prokurori për t’u marrë në pyetje në lidhje me përleshjen më 28 qershor në Kuvendin e Kosovës.

Deputet Haxhiu tregon se ka marrë ftesë nga prokurori në cilësinë e të sulmuarit.

“Do t’i përgjigjem pozitivisht prokurorit dhe do të kërkoj nga ai që të vërtetojë se sulmi ndaj meje ka qenë i planifikuar nga lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti dhe i ekzekutuar nga grupi parlamentar i kësaj Lëvizje dhe truprojat e tyre”, tha Haxhiu për Express.

Edhe Florin Krasniqi i kontaktuar nga Express konfirmon se ka marrë ftesë nga prokuroria që të premten të paraqitet në Prokurori në cilësinë e dëshmitarit./EXPRESS

1 komente në “Deputetët e përfshirë në përleshje, të premten para prokurorit”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje