Pikëkalimi kufitar Morinë-Vermicë, që lidh Shqipërinë me Kosovën, vazhdon të mbajë vendin e parë për numrin e hyrje-daljeve të shtetasve, madje me një epërsi të thellë krahasuar me pikëkalimit e tjera kufitare, duke lënë mbrapa pikëkalime si Portin e Durrësit, Aeroportin e Rinasit, por edhe vendkalimet kufitare tokësore si ato të Kakavijës në Gjirokastër dhe Kapshticës në Korçë, në kufi me Greqinë.
Policia kufitare e rajonit të Kukësit ka bërë të ditur numrin e kalimit të shtetasve nga Kosova, të cilët emërtohen me termin “të huaj” për shkak të përllogaritjeve për efekte statistikore. Zëdhënësi i Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Kukësit, zoti Mirjan Hoxha, ka bërë të ditur për “Kohën Ditore” se gjatë muajit korrik janë llogaritur të kenë hyrë në Shqipëri 418.167 shtetas nga Kosova dhe të tjerë shtetas të huaj dhe kanë dalë nga Shqipëria duke hyrë në Kosovë 266.384 shtetas nga Kosova dhe shtetas të tjerë të emërtuar “të huaj”. Numri i automjeteve që ka shoqëruar këta shtetas ka qenë 69.991 në hyrje dhe 80.056 në dalje.
Ndërkohë që është rritur edhe numri i shtetasve nga Shqipëria që kanë vizituar Kosovën gjatë muajit korrik. Në bazë të të dhënave të policisë kufitare në Kukës, numri i shtetasve nga Shqipëria që kanë hyrë në Kosovë për muajin korrik është 75.126 persona me 26.314 automjete, ndërsa kanë dalë nga Kosova për muajin korrik përmes Morinit 34.592 shtetas me 15.956 automjete.
Shifrat e hyrjes në Shqipëri të shtetasve nga Kosova për muajin korrik flasin për një rritje prej 10% më shumë se viti kaluar. Në korrik të vitit 2011 kanë hyrë në Shqipëri rreth 380 mijë shtetas nga Kosova./KD
jon turista bre gazetar perse si shkrun apo ke inat se kan kalue 4miljon turistat qy pat premtue bac berisha kyt vit!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/mastro-gepetto-e-pinoku-sali-berisha.html
Mir,dakort per te hyret,,,por sa kane dale prej Shqiperie dhe sa duan te te ikin nga syt kembet prej ketij vendi ,perse nuk jepen statistika.
“…gjatë muajit korrik janë llogaritur të kenë hyrë në Shqipëri 418.167 shtetas nga Kosova dhe të tjerë shtetas të huaj dhe kanë dalë nga Shqipëria duke hyrë në Kosovë 266.384 shtetas nga Kosova dhe shtetas të tjerë të emërtuar “të huaj”. Numri i automjeteve që ka shoqëruar këta shtetas ka qenë 69.991 në hyrje dhe 80.056 në dalje…”
Po nga keta qe kane hyre ne Shqiperi nja 150 mije veta jane vendosur me banim te perhershem ne Shqiperi, sepse nuk rezultojne te jene kthyer… apo kthehen nga Qafe Thana ?
Po makinat qe jane ne dalje kane ardhur ti blejne ne Shqiperi se jane mbi 10 mije makina me shume qe kthehen drejt Kosoves…
Hajde statistika hajde, keshtu i llogarit dhe Sala 4 milion turista ?