Koncesione të reja për veriun

3 Gusht 2012, 10:36Rajoni TEMA

Përfaqësues të lartë ndërkombëtarë po përgatisin një dokument bazë të dialogut politik mes Kosovës dhe Serbisë. Dokumenti, pjesë të të cilit i ka parë gazeta, do të jetë pjesë e “pakos për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi” dhe parasheh disa veprime që duhet bërë nga qeveria e Kosovës dhe ajo e Serbisë drejt arritjes së qëllimit që deri në fund të këtij viti normalizimi i marrëdhënieve të vendoset në praktikë pa pasur njohje të pavarësisë.

Sipas burimeve diplomatike, në raport me veriun e Kosovës parashihen shumë veprime në bazë të Pakos së Ahtisaarit, ndonëse emri i këtij dokumenti nuk do të përmendet për shkak të refuzimit nga serbët, por të paktën edhe tri veprime që nuk janë parashikuar as në planin e ish-presidentit finlandez për pavarësi të mbikëqyrur për Kosovën./KD

1 komente në “Koncesione të reja për veriun”

  1. apas says:

    Tani përfaqësuesit e Kosovës duhet ta thonë një “JOOOOO!!!!” të fortë dhe përfundimtare. Të paktën kaq mësim duhej ta kishin përfituar prej kohe nga taktikat serbe. Përndryshe s’ka perspektivë – kafshatë pas kafshate gjith Kosova gllabërohet nga Serbia (mos qoftë e thëne!) –

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje