Nënkryetari i komunës Skënderaj e çon asfaltin deri në oborrin e shtëpisë

2 Gusht 2012, 12:42Rajoni TEMA

Fadil Nura, nënkryetar i komunës së Skënderajt, duke keqpërdorur postin që ka, me paratë e taksapaguesve, në lagjen e tij ka asfaltuar 2 rrugë, të larguara njëra nga tjetra vetëm 500 metra. Lagja e tij “Nura” e fshatit Prelloc ka 15 shtëpi, 11 prej të cilave me dalje në asfalt. Por kjo nuk i ka mjaftuar numrit 2 të Komunës, ndërsa e ka çuar asfaltin deri në dyert e shtëpisë së vet. Banorët kanë treguar se njëra rrugë, ajo më e gjata, të ccon në derën e shtëpisë së nënkryetarit, e tjetra te shtëpia e një kushëririt të tij. Ndërkohë, familjet e dy kushërinjve të tjerë, dhjetëra metra larg vazhdojnë të mos kenë rrugë të asfaltuar.

Një veprim i tillë i nënkryetarit i ka irrituar tej mase banorët e lagjes “Sejdiu” të fshatit Prelloc, e cila ka 20 familje, të cilave “për t’iu shkelur këmba n’asfalt”, duhet të kalojnë 1 kilometër rrugë të rendit të katërt./KD

12 komente në “Nënkryetari i komunës Skënderaj e çon asfaltin deri në oborrin e shtëpisë”

    1. xhoni says:

      A mund ta perktheje ndonje njeri kete fjaline e mesiperme?
      Ku bie ky fshat “Skenderaj”,ne Shqiperi,Kosove apo ne Kine???
      Jepni informacione te sakta,bile edhe i kujt partie eshte ky person!!!

      1. vlora says:

        ne Kosove eshte komuna Skenderaj

      2. off says:

        te njejten pyetje kisha edhe un !!
        specializimi i gazetarve shqiptar eshte vetem copy end paste

        1. vlora says:

          bash njashtu!

    2. Berisha eshte Berisha o njerez. Berisha eshte Skenderbeu i Shqipetareve dhe Shqiperise. jane te paket ata njerez qe akoma sduan te ta besojne realitetin e zhvillimit modest te Shqiperise tone. Gjithe shqipetaret dhe bota e njohin kete realitet, por nje pjese mediokerish, injorantesh, komunistesh dhe atyre qe duan pushtet qe ti çojne shqipetaret ne kulmin kur ishin ne 2005 mizerabel. Dhe ne qofte se merreni me Berishen do ti kujtoni Shqipetareve Berishen e Zhvillimit dhe te zezen e kombit Socializmin. Gezuar Shqipetare, Autostradat, Rruget, Shkollat, Spitalet Ujesjellesit etj etj etj. URIME.

  1. logjika says:

    Nje cope fadil nura me nje palopushtet,shikoni si abuzon.Po keta pushtet medhenjte si mos abuzojne?

  2. Ben Chicago says:

    edhe sali’ e coi rrugen ne ishem kur e bija ndertoi vilen te gjiu i lalzit

  3. KATUNARI GANGSTA says:

    po nje njeri qe nuk eshte per shtepine e vet ca kujtoni se do jete per popullin?!c ja futni kot.bravo i qofte duhet te thoni.eshte shembulli tipik i abuzimit me pushtetin.edhe ata qe thonin qe kjo qeveri po e lufton korrupsionin dhe haduterine ti hapin mire syte dhe te shohin frytet e kesaj lufte……..shtet shkerdhate e pushtetare pushta.

  4. Ky nuk eshte kryetar. Ky eshte Kryek.r. Perderisa ju e mbani gjate dhe me kenaqesi. Ne te kundert – duhej qe ta hidhnit ne hale tek po asfaltonte rrugen e vet. Por ju keni frike. Prandaj ai ben rrugen dhe neser do ju mare edhe grate, vajzat, shtepite etj. Edhe ju te Republikes se Kosoves jeni nje M.t si ne te Shqiperise. Dhe kjo eshte nje e keqe tjeter shume e madhe, sepse nuk e ndajme dot M., as pergjysem. Vllezer. Na befte mire.

  5. lulezim says:

    mero une nuk kame asnjelloj interesi pasi jetoj ne chicago usa,por kur isha per vizit ne tiran dhe kalova pran shtepis se president topit u zhgenjeva 100% E MENDOJ SE ESHTE E PA DREJT. I BIE QE DUHET TE BEHESH PRESIDENT QE EDI RANMA TE TE REGULLOJ RUGEN PER TE VAJTUR NE SHTEPI. TURP TURP PER ISH PRESIDENTIN DHE ISH KRETARIN E BASHKIS. PERSHENDETJE MERO DHE BEHU GAZETAR I PAANSHEM SE VETEM ASHTU MUND TE JESH JETEGJATE NE GAZETARI.

  6. Xhozi Plehra says:

    Po a e keni votuar vete o katunare ? ca dreqin keni qe ankoheni tani ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje