EULEX, jashtë rezolutës 1244

2 Gusht 2012, 11:00Rajoni TEMA

Qeveria e Kosovës të mërkurën ka shprehur vullnet për t’ia zgjatur mandatin EULEX së paku edhe për dy vjet të tjerë.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka deklaruar se pala vendëse tashmë ka arritur të marrë pëlqimin e BE-së, që baza legale për funksionimin e EULEX-it në Kosovë të mos jetë më Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Në bazën legale për vazhdimin e misionit të EULEX-it, sipas tij,  do të theksohet 17 shkurti i vitit 2008, (Dita e pavarësisë), 4 shkurti i po të njëjtit vit kur është bërë ftesa e parë për shtrirje të këtij misioni në Kosovë, si dhe vendimi i Këshillit të Ministrave të BE-së për dislokimin e EULEX-it në Kosovë. Por baza legale, siç ka thënë Kuçi, ndonëse është parësore në këtë proces, nuk është e vetmja.

Janë edhe dy çështje të tjera, jo pak të rëndësishme, që lidhen me mandatin e EULEX-it. E para, sipas tij, ka të bëjë me afatin kohor që duhet ta ketë misioni i EULEX-it në Kosovë./KD

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje