Billboard-e me mbishkrimin ‘Severna Armija’ (Armata e veriut), në të cilat shihet edhe fytyra e një ushtari me uniformë, të vendosura nëpër vende të ndryshme në veri të Kosovës, përbëjnë shqetësim për shumë qytetarë në veri, duke përfshirë këtu edhe forcat e sigurisë në Kosovë.
Burime të Kosovapress-it kanë bërë të ditur se një mbishkrim me përmbajtje dhe fotografi të tillë ndodhet edhe në një kioskë në qendër të Zveçanit dhe është vepër e grupeve ekstremiste në veri.
Sipas këtyre burimeve, kjo armatë është themeluar nga grupe famëkëqija serbe të ekstremit të djathë, që luftojnë për Serbinë e madhe dhe të pastër me krishterë ortodoksë, duke përfshirë këtu edhe një pjesë të territorit të Kosovës.
“Shumë qytetarë serbë të cilët punojnë nëpër institucione të ndryshme të Republikës së Kosovës, duke përfshirë këtu edhe policë serbë të Kosovës, janë kërcënuar ditët e fundit përmes mesazheve telefonike nga të ashtuquajturit pjesëtarë të Armatës së veriut”, kanë thënë burimet, duke shtuar se kjo armatë përmban në vete edhe persona të formacioneve të ndryshme çetnike e ultranacionaliste, dhe të shpallura ilegale edhe nga vetë Serbia. /kosovapress/
Mendoj qe duhet te marre detyren e kryeministrit z Ramush Haradinaj urgjent. Deri ne 500 pordhelice serbe nuk i dalin Ramushit vetem. Mos u trembeni o burra nga kartonat serbe se kane mbaruar me kohe. Eshte nje pjese e putanes Europe qe mbeshtet keto mbeturina te felliqura. Rrofte Shqipenia Etnike.
Po Ramush Haradinaj i burgosur me direktivat e “shokeve shtabor te luftes dhe serbise ” duhet patjeter me udheheqe Kosoven