Numri i ulët i votuesve në referendum duket se e ka shpëtuar presidentin rumun, Trajan Basesku nga shkarkimi.
Zyra Qendrore e Zgjedhjeve në Rumani tha të hënën se rreth 46.13 përqind e rumunëve dolën në votim në referendum, më pak se 50 përqind, që është numri i nevojshëm për të quajtur të vlefshëm referendumin.
Nga rreth 8.3 milion njerëz që dolën në votime, rreth 87 përqind ishin në favor të shkarkimit të tij.
“Rumunët kanë refuzuar një puç të ligjvënësve, të udhëhequr nga kryeministri Viktor Ponta dhe ministri i Brendshëm Krin Antonesku,” tha Trajan Basesku, pak minuta pasi u mbyllën votimet.
Shkarkimi i Baseskut ka ndarë vendin thellësisht. Ai ka qenë një politikan popullor për shumë kohë, por reformat në shëndetësi dhe masat e shkurtimit kanë shkaktuar zemërim tek njerëzit.
Kryeministri Ponta nga ana e tij tha se njerëzit votuan për shkarkimin e tij.