Zhbogar: Koha për dialog politik Kosovë- Serbi

31 Korrik 2012, 11:05Rajoni TEMA

Gjatë qëndrimit në Bruksel javën e kaluar, përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, i ka shpjeguar në detaje kryeministrit Hashim Thaçi kërkesën e BE-së për dialog politik mes Kosovës dhe Serbisë. Kërkesa pritet që shumë shpejt t`i shpjegohet edhe kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiç.

Kosova dhe Serbia, sipas Bashkimit Evropian, duhet t`i zgjidhin të gjitha çështjet e hapura rreth veriut dhe vetë ekzistencës së njëra-tjetrës, në mënyrë që t`u lehtësohet rruga drejt zhvillimit, përkatësisht integrimit në BE.

Në një intervistë për “Kohën Ditore”, përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, ka thënë se dialogu politik duhet të fillojë tani dhe se liderët e të dyja vendeve duhet të marrin përgjegjësinë që të zgjidhet një problem si veriu që vetëm sa ngre tensione dhe pamundëson zhvillimin.

Evropiani më i rëndësishëm në Kosovë ka qëndruar javën e kaluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku ka marrë mbështetje dhe ka shpjeguar qëllimin e BE-së.

Në Uashington ai ka marrë mbështetje edhe për mandatin e EULEX-it, të cilit pret që deputetët e Kuvendit të Kosovës t`i japin votë më shumicë të kualifikuar, në mënyrë që të ndihmojnë sundimin e ligjit deri në vitin 2014.

Shefi i Zyrës së BE-së që njëherësh është edhe përfaqësues i unionit në Kosovë shpreson që raporti i studimit të fizibilitetit të konstatojë që Kosova mund të nisë dialogun për stabilizim asociim, në mënyrë që një gjë e tillë të vendoset në dhjetor nga shtetet anëtare./KD

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje