Në Kosovë, kohëve të fundit është bërë e udhës që tregtimi të bëhet mall me mall. Ekonomistët vlerësojnë se ekonomia po rrezikohet nga rënia e likuiditetit dhe se kjo është dëshmi që nuk ka sasi të mjaftueshme të parasë në qarkullim. Banka Qendrore vlerëson se në Kosovë ka boll para, falë likuiditetit të sistemit bankar. Sipas BQK-së, në vend tani për tani në qarkullim janë 862 milionë euro.
“Shes ose ndërroj veturën me tokë”. Ky postim këtu qëndron që nga shtatori i vitit të kaluar, në një nga faqet e internetit që merren me shitblerje.
Vlera e veturës së qytetarit S.H. llogaritet diku rreth 40 mijë euro, por pakkush pyet për të.
Ai e ka kuptuar që këto para vështirë se do të mund t’i ketë në dorë ndonjëherë, prandaj është i gatshëm të veprojë edhe si shumë shokë të tij.
Të ndërrojë mall me mall.
“Si në kohë të gurit, kur s’ka ekzistuar parja”, thotë S.H. me shaka, ndërsa tregon se të paktë janë ata që i ofrojnë para në këmbim të veturës.
Më së shumti, sipas tij, i kanë ofruar tokë, material ndërtimor, orendi e shumëçka tjetër. Kjo edhe është arsyeja që në ofertë ka shkruar se bën edhe ndërrim.
Së paku, kështu shumë qytetarë si ky mendojnë se po zhvillohet sadopak aktivitet biznesi në Kosovë.
Ekonomistët këtë situatë e shohin me rrezik të madhe për ekonominë.
Rënia e likuiditetit në ekonomi thonë se është dëshmia se nuk ka sasi të mjaftueshme të parasë në qarkullim.
“Parja është mbyllur ose është transferuar jashtë vendit dhe në Kosovës është vështirë me u fitu dhe me u financu bizneset nga sistemi bankar për shkak të normave të larta të interesit”, pohon drejtori i Qendrës për Hulumtime Strategjike dhe Sociale, Ibrahim Rexhepi./EXPRESS
Kjo metode ne Shqiperi ka 10 vjet qe aplikohet.Kur ne kemi keto forma shperblimesh,e tregetije,nuk e kuptoj qe shkruani per kosoven.Ne kemi 100 vjet shtet.Jemi vendi dyte ne Europe per zhvillimin ekonomik,e juve ju çudit Kosova?.
Troja,,kjo metode shitblerje ne Shqiperi eshte shume e hershme,e trasheguar nga epoka e neolitit .Por nje nga vecorit tipike dhe vetem shqiptare ka qene edhe shitblerja e njerzeve me mall apo gje e gjalle,psh nje cike apo cuce shkembehej me dy pela ose nje kal race,nje trim puntor dhe luftetar i mire shkembehej me 7 dele,dy cjeper dhe nje kal race,koptohet qe meshkujt kishin me shume vlere se sa cikat,,,me thene te drejten tani une nuk e di se sa eshte bursa per keto keto lloj ‘mallrash’,por kam idene qe vlera e cucave eshte sh me e lart se djelmoshave.Shpellat e panumurta qe ne kemi,tregojne prejardhjen dhe perspektiven tone.
Shkëmbimi “mall për mall” është nga shekulli dy. Pasi që dituria e qeverisë nga Tirana, Shkupi dhe Prishtina mund të krahasohet me banorët e tokës sonë nga ky shekull, nuk është befasi fitimi i këtyre disa milionë në muaj.
Këta e dinë çka shesin dhe kush e siguron tezgën e tyre në treg.