EULEX-i ngre aktakuzë kundër tetë gjyqtarëve

31 Korrik 2012, 13:37Rajoni TEMA

Një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër dhjetë të pandehurve për një rast korrupsioni. Të akuzuar janë: Ish-kryetari i Gjykatës Komunale të Prishtinës, katër ish-gjyqtarë të Gjykatës Komunale të Prishtinës, tre ish gjyqtarë të Gjykatës së Qarkut, një avokat dhe një përfaqësues i një ndërmarrjeje shoqërore, raporton KTV.

Në komunikatën për media të EULEX-it, thuhet se prokuroria i akuzon ish-kryetarin e Gjykatës Komunale dhe 7 gjyqtarët për veprën penale ‘shpërdorim i pozitës zyrtare dhe autoritetit’ dhe për ‘ndihmë në marrjen e vendimeve gjyqësore të kundërligjshme’. Ndërsa përfaqësuesi i një ndërmarrje shoqërore dhe avokati akuzohen për veprat penale të ndihmës për shpërdorim të pozitës zyrtare. Të akuzuarit dyshohet se janë përfshirë në 15 lëndë civile që kanë të bëjnë me padi pronësore kundër një ndërmarrje shoqërore, të cilat ishin nën kompetencën e Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës. Të akuzuarit janë përfshirë në role të ndryshme në bazë të punës dhe profesionit të tyre.

2 komente në “EULEX-i ngre aktakuzë kundër tetë gjyqtarëve”

  1. Kel Ukaj says:

    Jeni me fat Ju kosovaret sepse keni EULEX-in dhe ndodhin edhe gjera pozitive, e ne shqiptaret çfare te bejme! Edhe ne kohen e komunizmit ishit me fat se kishit Titon, ne kishim Enverin. Tani Ju keni EULEX ne Salillobodanin gjithemone Ju na e hidheni.

  2. Shqiptari i thjeshtë says:

    Hajde shqipe, hajde. I huaji ju ndihmon për çlirim nga armiku, dhe ju nga armiku merrni rrogë për shkatërrimin e jetës së shqiptarëve.

    Ah moj LDK, PDK, AAK dhe LVV sa na urreni neve si komb! Sa kriminelë që jeni! Në një shtet demokratik do të jeshit të detyruar për terapi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje