Kosova si Hong Kongu për BE-në

1 Gusht 2012, 10:16Rajoni TEMA

Shërbimi Ligjor i Këshillit të BE-së përfundimisht ka sqaruar atë që kosovarët, pak më shumë qeveria, po e presin me padurim qasjen në programet e BE-së apo siç i themi në Kosovë, “marrëdhëniet kontraktuale” me unionin e 27 shteteve evropiane.

Një dokument “top sekret” i Këshillit të BE-së, i siguruar nga “Zëri”, merr shembull marrëdhëniet e njëjta që Brukseli ka me Hong Kongun apo Makaon, zyrtarisht pjesë të Kinës, ndërsa sqaron se përdorimi i termit “shtet” nuk nënkupton njohje të Kosovës, pasi në fakt BE nuk njeh shtete, ndërsa kjo u takon vendeve anëtare.

Edhe në këtë dokument, i cili e mban datën e 11 korrikut 2012, shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën iu heq merakun duke u thënë se në dokumentet që përdor Bashkimi Evropian në raport me Kosovën përmbajnë edhe formulën, “Pa paragjykuar qëndrimin e vendeve anëtare në lidhje me statusin e BE-së”.

Shërbimi Ligjor i Këshillit, përmes 21 pikave, në fakt ka trajtuar rekomandimin që e ka bërë Komisioni Evropian për t’i mundësuar Kosovës qasjen në programet e BE-së.

Ky rekomandim është mbështetur në nenin 218 të Traktatit të Funksionimit të BE-së, paragrafi i parë i së cilës thotë: “Marrëveshjet ndërmjet Unionit dhe shteteve të treta apo organizatave ndërkombëtare”…/ZERI

1 komente në “Kosova si Hong Kongu për BE-në”

  1. Kosova si djall dhe si shtrigë e Evropës says:

    Natyrisht se ky lajm është i mirë dhe i keq, sikur në jetën tonë si komb. Le të shpresojmë se pasuria shpirtërore e kombit tonë do të fitojë nga pasuria materiale e të gjitha partive tona politike shqiptare në Ballkan, dhe të përfaqësuesve të tyre në kuvendet e huaja me para të vjedhura nga të tjerët.

    Gjithçka ndodh me arsye për njeriun. E keqja është se shumë njerëz nga kombi ynë nuk janë në gjendje që ta kuptojnë sinjalin e dhënë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje