Një koalicion i ri qeverisës ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës shihet si humbje e madhe për Ramush Haradinajn dhe fitore për Hashim Thaçin. Madje, vlerësohet se hyrja e AAK-së në koalicion me PDK-në do të ishte shpëtim për kryeministrin Thaçi, sepse në këtë formë partia e Haradinajt do të bëhej pjesë e proceseve të “dhimbshme” që e presin Kosovën në të ardhmen, përshirë këtu marrëveshjen e mundshme për çështjen e veriut.
Të paktën ky është vlerësimi i dy partive opozitare dhe analistëve në Prishtinë për mundësinë që PDK ta ndërrojë partnerin e saj të koalicionit qeverisës, duke u bërë bashkë me AAK-në në dy vitet e ardhme të këtij mandati, pavarësisht dallimeve që kanë.
Deputeti nga LDK-ja, Lutfi Haziri, konsideron se në rast se AAK merr vendim për të hyrë në bashkëqeverisje me partinë e kryeministrit Hashim Thaçi, atëherë natyrisht fituese do të dalë PDK-ja. “Fituese, nëse ndodh një koalicion i tillë për të cilin unë nuk besoj, normalisht se do të dalë PDK me në krye kryeministrin. Këtë e kanë dëshmuar praktikat e deritashme se ai që udhëheq qeverinë është fitues”, tha Haziri…/ZERI
a llluta ka fol une mendova se foli ndonji njeri , ky veq llomotit, tuto gomar
Radoslav Hashim Danilloviq Thaqi, ka gjak çetnik shkije, stergjyshi i tij ishte nji prift sllavo-vllahe
http://www.presheva.com/lajme/14709-%E2%80%9Ckuriri%E2%80%9D-serb%3A-hashim-tha%C3%A7i-ka-gjak-serbi.html
Ceshtja e koalicioneve ne Kosove u aktualizua pas disa tronditjeve qe patem ne skenen politike. Koalicioni ne mes PDK dhe AKR pothuajse eshte konsumuar dhe eshte jofunkcional, eshte i brishte dhe si “bryma para Diellit”.
Qeverine e Kosoves e presin momente e vendime te veshtira kete vit, sidomos bisedat per Veriun, privatizimi i PTK,KEK…e i gjitha atyre pasurive tjera qe kane mbetur ende per tu privatizuar.
Per kete arsye na duhet nje qeveri stabile dhe me baze te gjere.
Mendoj se nje koalicion i gjere PDK, LDK dhe AAK do te ishte zgjidhja me e mire, e kjo eshte deshmuar kur nje gje te tille e kishim ne kohen e Rugoves.
Vendimet e kompromiset e dhimbshme eventuale nuk mund ti merr mbi vedi asnje parti e vetme, ato duhet te jene shprehje e vullnetit dhe interesit te tere popullit te Kosoves.
Ajo qe po perfolet keto dite se AAK do ta zevendesoje AKR-ne e Pacollit, nuk eshte as e mundshme as fer, kur lideri i AAK, Ramush Haradinaj ende perballet me drejtesine e Hages, dhe cdo imponim ose presion mbi te do te ishte jo i ndershem dhe pse jo edhe i papranueshem per te. Nese lirimi nga akuzat e Hages nenkupton lirine e tij, atehere nuk besoj se Haradinaj do te pranon diktatin e te leshuarit pe, ate te kompromisit per statusin e Veriut, ne kuptim te dhenies se ndonje autonomie apo ndonje ndarje eventuale.
Ne fund te fundit Haradinaj nuk eshte aktiv ne politiken e Kosoves me vite te tera, diku mbi 7 vite, e si mundet ai tani ta merr nje pergjegjesi aq te madhe mbi supe, kur dihet se shume lehte mund ti mbesin “kembet e arushes” ne dore…e Thaqit i duhen “shpetimtaret”…ndersa Kosoves i duhen SHPETIMTARET… e keta do te duhej te ishin njerez te ndershem e te guximshem qe do te dijne qe ne momentet vendimtare ti mbrojne interesat e Kosoves…do te na duhej pra nje KOALICION I GJERE QEVERITAR…!