Ellis: Ekziston rreziku nga ndarja e Kosovës

3 Gusht 2012, 12:03Rajoni TEMA

Me gjendjen e tanishme në veri, ekziston rrezik i theksuar për ndarjen e Kosovës, ka deklaruar në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Mark Ellis, analist ndërkombëtar, njëherësh, drejtor i Asociacionit Ndërkombëtar të Avokatëve.

“..fakt është se kur shikoni shumicën e serbëve në pjesën veriore, ata thjesht refuzojnë qeverisjen e Prishtinës. Ata qeverisin vetë…Mendoj se kjo është problematike dhe nuk është një përqindje e vogël, por një masë dominuese e serbëve në veri…”, tha Ellis.

Sipas mendimit të këtij analisti do të duhen gjenerata për t’i zgjidhur tërësisht problemet në veri.

“Nuk mendoj se ndarja është hequr nga tryeza. Unë do të preferoja që të ketë një unitet social, por historia e rajonit sugjeron se kjo është vështirë e arritshme”.

I pyetur se si të shmanget një gjë e tillë, Ellis ka thënë se ky është një proces shumë i vështirë për t’u tejkaluar, një histori shumë e vështirë për t’u tejkaluar.

“Merr kohë dhe investime. Duhet bërë hapa të vogël në përpjekje për të gjetur mënyrat për të bashkëpunuar. Është një beteje e vështirë dhe e madhe për shkak të ndasive brenda vendit dhe komuniteteve. Nëse më pyetni se a do të ketë sukses në plan afatshkurtër do të them jo”.

“Por, megjithatë, unë mbetem optimist dhe gjithnjë besoj në aftësinë e njerëzve që eventualisht të gjejnë format për t’u bashkuar duke u bazuar në respekt dhe humanizëm. Historia e rajonit tregon se ky nuk do të jetë një proces i lehtë, por mendoj ia vlen përpjekja”, ka thënë ai.

Ellis është i bindur qe Kosova do të vazhdojë të ketë mbështetjen ndërkombëtare mirëpo shton se ajo duhet t’i ndihmojë vetes duke treguar se po adapton dhe përqafon parimet demokratike dhe t’i tregojë botës se mund të jetë anëtare produktive dhe aktive e komunitetit ndërkombëtar.

I pyetur nëse Kosova po e ndihmon veten, Ellis ka thënë se ka probleme dhe kjo mund të shihet në rolin e gjyqësorit, që është si udhëzues në lëvizjen drejt një shoqërie më demokratike, më të sigurt, të një ambienti të orientuar nga tregu.

“Kosova po ecën në tranzicionin e njëjtë sikurse shtetet tjera në rajon. Mendoj se ka disa shenja shpresëdhënëse në lidhje me këtë, por ka probleme tepër të mëdha në Kosovë sa i përket korrupsionit, ndërhyrjeve politike në të gjitha nivelet”, tha ai. /Zëri/

13 komente në “Ellis: Ekziston rreziku nga ndarja e Kosovës”

  1. motiiii asht humb pjesa veriore,a tash pe dini a?

    1. raimondi says:

      Me mire , hiqeni veriun dhe merni Lufginen e Presheves — pastaj direkt
      bashkohuni me Shqieprine dhe mbaron muhabeti _

      -Nuk keni me pune me Serbine, krijojme shtetin tone te perbashket dhe regullojme ekonomine …. Kemi plazhe, kemi fusha plot, male plot , nafte kemi –Cdo gje kemi ne trojet tona , nuk ja kemi nevojen askujt

      Po t ejemi bashke do jemi shume te fuqishem dhe mireqenia jone do ritet shume shpejt –Do behemi tamam shteti i fuqishem dhe rinia do jetoje ne paqe dhe harmoni me njeri tjetrin, se nuk do kemi armiqte serbe e greke neper kembe ..

      Ndaj me mire hiqeni veriun, se ata jane popullsi e piste , nuk behen kurre miq ata kelysh bushtrash

  2. V.Th says:

    Ekziston rreziku nga ndarja e Kosovës ?
    Atëherë le të përgaditet edhe i gjith Ballkani për ndarjen e tij!

  3. Vlora says:

    Serbet punojne per nje pule mot se sa nje veze sot. Kurse kosovaret duan nje veze sot se sa nje pule mot.

    Ketu qendron edhe ndryshimi i politikave, te cilat natyrisht favorizojne pulen para vezes.

    Serbia po mben nje pune kemengulese, te mireorganizuar dhe te koordinuar, e cila per mendimin tim, pas disa vitesh mund qe te sjelle edhe ndarjen e veriut te Kosoves.

    1. Aurela says:

      Dhe ti mos harro se pula del nga veza ?

    2. Qendresa 01 says:

      E di ti per cka kane vuajtur kosovaret nder vite?
      Ata vuajten e hoqen, u poshteruan e u vrane vetem e vetem per emrin SHQIPETAR !!!!! Sikur te ishte politika pule dhe veze sic thua ti ateher Kosovaret do ishin te paret qe do e mbysnin pulen dhe do e hanin vezen. Por politika eshte poshtersi e cila u be shkaku kryesor pse padrejtsite egzistojn. Dhe nese kosova ndahet se bashku me te do te ndahen edhe shum e shum toka jo-shqipetare.
      P.s ” Pa Kosoven Ska Shqiperi “

  4. Ne Shqiptaret nuk e meritojm token e Kosoves sepse skemi vetedije kombetare dhe jemi nje popull total Injorant dhe Debil karshi qeshtjes tone kombetare ose me mire jemi te lindur Tradhtare nuk eshte rastesi se pse ne Shqiperi eshte Sala dhe ne Kosove Thaqi sepse populli eshte Budalltradhtare

  5. mirel says:

    Eshte shume e vertete, nga vetedija vjen e gjitha.
    Ne jo vetem nuk e kemi kete vetedije por shikojme me admirim si serbet tregohen sa kembengules po aq agresive ne permbushjen e qellimeve te tyre, ndersa qeverite ne Kosove dhe Tirane bejne pazare si te permbushin detyrimet e Europes qe punon per Serbine, dhe keshtu mbajne pushtetin.
    Koha po na ndeshkon dhe po e fshin pa u ndjere shijen e fitores ne 17 Shkurt, kur Kosova shpalli Pavaresine.

  6. Lonny says:

    Amerika nuk e lejon ndarjen e kosoves.
    Edhe vet Evropa i di pasojat e ndarjes se Kosoves
    keshtu qe nuk ka nevoje per panik. Sic e thane edhe ca komentues
    nese ndahet Kosova nuk do te ndahet vetem ajo .

  7. kel ukaj says:

    Sigurisht qe veriu i Kosoves ne rastin me te mire do te kete status special. Ne rastin me te keq ndarja nga Kosova. Kjo e dyta eshte e pamundur te ndodhe sot per sot sepse do te hapte nje cikel te pafund ngaterresash.
    Perse ndodhin keto gjera! Ndoshta ka akoma njerz qe se kuptojne.
    Arsya eshte se shqiptaret ja kane pru ne maje te hundes miqeve te tane. Duen shtet, ju a japin i çlirojne, e smund te ndertojne shtet vriten njeri me tjetrin e gjithemone me te varfer. Tani miqte tane duen me na heq qafet pasi kane edhe punet e hallet e tyre e jo vetem Shqiperine e Kosoven.
    Ju them Kosovareve mesoni nga Shqiperia e Sali Kriminelit atehere e keni te sigurt qe femijet e Tuaj do te bejne lufte me u bashkue me Serbine, pasi do te jete me mire me Serbin se ne Shtetin Shqiptar ose te Kosoves.

    1. Doni ALBO says:

      Eshte e kunderta ne rastin me te mire eshte ndarja e rasti me i keq statusi speciale kur permes veriut te kontrolloj edhe enklavat tjera te kete perfaqesi speciale, ulese me shume ne parlament dhe te kesh gjithmone serbine prezent ne kosove kurse veriun ta kesh barre pergjithmone qe eshte humb ne 99′ per faj te thaqit pra do te jete nje bosnje e dyte qe kurre nuk do te mund ta shijosh shtetesin, ne duhet te kekojme nje zgjidhje sa me pak te dhimbshme per ne, sic eshte shkembimi i teritorit qe edhe kjo eshte shume pak e realizueshme sepse serbia deshiron ti kete te dyja ngase luginen e kontrollon po ashtu edhe veriun kurse ne asnjeren.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje