Rritja e numrit të deputetëve serbë në Parlamentin e Kosovës, amnistia për taksat e qytetarëve të veriut dhe për Kishën Ortodokse Serbe në Kosovë, si dhe shtimi i një përfaqësuesi serb në Këshillin Konsultativ për Komunitete, janë vetëm disa nga veprimet që planifikohen në kuadër të dialogut për veriun, e që do të vlerësohen si koncesione jashtë pakos së Ahtisaarit.
Një varg veprimesh të tjetra, sipas planit të përfaqësuesve të lartë ndërkombëtarë, pjesë të të cilit i ka parë gazeta, pritet që të fuzionohen brenda pakos së Ahtisaarit. Katër komunat veriore të Kosovës, Mitrovica e Veriut, Zubin-Potoku, Zveçani dhe Leposaviçi, sipas burimeve të gazetës, do të kenë mundësinë që ta krijojnë një asociacion të veçantë.
Ky asociacion do të ketë asamblenë e vet dhe do të merret me menaxhimin, gjegjësisht ndarjen e buxhetit që do të ndahet nga buxheti i Kosovës, ai i Serbisë por edhe nga donacionet ndërkombëtare. Do të emërohen edhe katër zyrtarë të lartë…/KD
Atehere kjo do jete ndarja faktike e veriut te kosoves..po a eshte e mundur qe fati i nje kombi,i nje shteti te jete ne duart e nje koreani??? Ban ki mun nuk ka dhe as duhet te kete shanse per te krijuar ndarje apo diferencime ne kosove..kosova eshte e shqipetare dhe e tille do ngelet.se do mbrohet me gjak shqiptari..
Nga te gjitha keto propozime,me e rrezikshmja eshte pika ku kerkohet shtimi i vendeve te rezervuara per deputetet serb, me kete perfundimisht KOsova NUK DO TE QVERISEJ me nga shqiptaret e siq dihet edhe deri tani Kosova eshte qeverisur nga pakica parlamentare e Hashim Thaqit ne raport me numrin e shqiptareve,prandaj ndarja e Veriut do te ishte nje e keqe me e vogel se sa pranimi i ketij propozimi.Prandaj eshte momenti i fundit qe populli shqiptar te vetedijesohet dhe te mos pranoje me leshime te ketilla sepse ne rast se pranohen, atehere ekzistenca e Kosoves si shtet nuk do te kete asnje kuptim.
Nese doni te dini kush e ndau de fakto mitrovicen ose veriun e kosoves ka qene Hashim Thaqi ky eshte pergjegjesi kryesore per mos dergimin e trupave te UCK-se ne veri te mitrovices s’bashku me bajram rexhepin qe ka qene komandant i zones se mitrovices menjehere pas perfundimit te luftes ne kosove, serbet atje kane qene ne huti te ikin ose jo madje shumica jane larguar perkohesisht por vetem pleqet dhe grupi famekeq “rojet e ures” kane qendruar, po neglizhenca e thaqit ose me mire mos interesimi i tij ka qene ajo qe e ndau qytetin sepse ai kishte vetem 1 brenge ne ate kohe dhe ai ka qene mos lejimin e ardhjes se Rugoves ne Kosove dhe vrasjet e te gjithe intelektualve te LDK-se por ne te gjithe kete Kosova ka me vuajt pergjithmone per shkak te tij, thaqi eshte njeri i mallkuar sic eshte berisha ne shqiperi qe vetem pushtetin e shohin si cdo gje por plehrat harrojne se fati i kombit dhe i dy shteteve tona eshte mbi te gjitha.