Se mos na fiksohen këta tanët me këto karrige?

7 Gusht 2012, 18:16Lifestyle TEMA

Presidenti i Kenias, Mwai Kibaki, hapi zyrtarisht punimet në sallën e re të parlamentit, që është rikonstruktuar plotësisht me një kosto prej 12 milion dollarësh.

Por kritika të shumta janë adresuar sidomos për karriget e reja të deputetëve. Secila prej tyre kushton rreth 3 mijë dollarë. Në total janë prodhuar 350 karrige, nën kujdesin e departamentit të burgjeve në vend.

Sipas BBC, fillimisht ishte parashikuar një tender me kosto 5 mijë dollarë për karrige, për një firmë të huaj. Më pas tenderi u anulua dhe tani kostoja zbriti në 3 mijë dollarë për karrige.

Kryetari i parlamentit, Keneth Marende i tha BBC se ky rinovim e sjell parlamentin në moshën dixhitale.

“Tani secili nga deputetët do jetë i pavarur nga diktati partiak. Do ketë karrigen e tij, do e ndajë mendjen dhe vetëm do shtypë një buton,” tha kryetari i parlamenti.

Ditën e parë në fakt pati një kaos pasi deputetët shtypnin butonat pa dashje, ose të tjerë nuk dinin të shtypnin butonat kur u kërkohej.

Secila karrige peshon 50 kilogram dhe ka një garanci prej 30 vitesh.

3 komente në “Se mos na fiksohen këta tanët me këto karrige?”

  1. MOS ua shtini ne mend! says:

    A PORDHE KAN PER TE MBAJT KETO KARRIKE!!!
    NDAJ DUHET TE RREZISTOJNE 30 VJET!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/modeli-financiar-ekonomik-salibode.html

    1. Vlora says:

      MOOS.

      eshte bere xhozi te vrasi veten, qe ja kaloi edhe kenia me parlamentin.

  2. Vis çerri says:

    Ky kryetari i parlamentit, Keneth Marende paska filluar duke vjedh batutat e Berishes “moshën dixhitale”. Cfare legenash keta afrikanet, edhe diktatoret i kane kopjuar nga Shqiperia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje