“Atletët britanikë u siguruan nga kryeministri britanik, David Cameron se qeveria dhe lotaria kombëtare do të vazhdojnë të financojnë programet e stërvitjes për olimpiadën Rio 2016.”
Kështu e nis lajmin agjencia Reuters, duke iu referuar performancës së shkëlqyer të atletëve britanikë në Lojërat Olimpike të Londrës. Ata morën plot 29 medalje ari dhe në total kapën 65 medalje. Kjo është paraqitja më e mirë që kanë bërë britanikët nga viti 1908. Paratë do sigurohen nga buxheti i shtetit dhe lotaria kombëtare.
Jo shumë vite më parë, në Lojërat Olimpike të Athinës, rezultati ishte krejt tjetër. Në 2004 britanikët u renditën të dhjetët me vetëm 9 medalje ari, ose tre herë më pak.
Por kujt i takon merita për këtë ngritje të fortë të sportit britanik? Alister Kembell, ish-zëdhënës i Toni Bler dhe një nga gazetarët me të njohur në Angli, në një opinion për CNN thotë se suksesi i dedikohet kryesisht politikave të qeverive britanike në mbështetje të sportit.
“Suksesi ka shumë baballarë”, shkruan Kembell, duke cituar thënien e famshme të presidentit Truman, “por unë do të veçoja vetë sportistët dhe ish-qeverinë e Xhon Meixher, i cili ndërtoi lotarinë kombëtare, që bëri të mundur investimet në sportin elitar”.
Sipas të dhënave zyrtare, në 17 vitet e fundit, lotaria kombëtare e Britanisë ka dhuruar 28 miliardë paund për sportin dhe artin, përkatësisht 30 për qind të totalit të të ardhurave. Vetëm vitin e fundit ajo dhuroi 2 miliardë paund për Lojërat Olimpike.
Rezultati ishte një sukses i gjithanshëm, jo vetëm në rezultatet e ekipit britanik por edhe në organizimin e lojërave, që impresionuan edhe kryeministrin shqiptar. Por euforia e kryeministrit mbeti vetëm në deklaratat e tij sepse rezultati ishte disfatë.
Shqipëria doli sërish pa asnjë medalje, dhe fakti i vetëm për të cilin u përmend në mediat botërore, ishte ai i vendit të parë që u zbulua me doping dhe sigurisht që kjo nuk bën krenar asnjë shqiptar.
Sporti në Shqipëri mbetet i keqfinancuar. Në vitin 2012, qeveria ka dhënë në total për sportin 600 milionë lekë ose rreth 6 milionë dollarë. Kjo është më pak se 0.05 për qind e prodhimit kombëtar.
Shqipëria është vend i varfër, me një buxhet të vogël dhe qeveria justifikohet se vendi ka të tjera prioritete. Por buxheti nuk është rruga e vetme për të financuar sportin. Shumë vende, përfshirë dhe ato më të fuqishmet ekonomikisht, kanë gjetur mënyra të tjera për të mbështetur sportin.
Teksa Britania, Austria dhe thuajse çdo shtet tjetër në Europë i ka detyruar me ligj lotaritë kombëtare të japin një pjesë të madhe të të ardhurave për sportin, qeveria shqiptare e shet licencën e lotarisë pa i vendosur kompanisë fituese asnjë detyrim për të financuar sportin.
Dhe i vetmi detyrim i vendosur është ai se duhet të paguajë 10 për qind të xhiros bruto si taksë të posaçme për bixhozin, edhe ky një nga nivelet më të ulëta në Europë, deri në dy herë madje krahasuar me vendet e tjera.
Kur dëgjon këto, të kujtohet skandali (është pak ta quash të tillë) me lotarinë kombëtare në Shqipëri. Licenca do jepet për një shumë qesharake dhe sikur të mos mjaftonte kjo, në arkën e shtetit do hyjë shumë, shumë pak nga të ardhurat e lotarisë.
Po çfarë na duhen? Ne, kombi më i ri në Europë, kemi një notar plak në krye. Atij i duhen milionat tona. Ne nuk na duhet as shkolla, as sporti e as spitalet.
Te gjitha pushtetet i takojne sovjeteve, perfshi edhe parate.
nje popull qe me shekuj nuk e di se ku ndodhet.nje popull qe asnjehere nuk ka patur shtet ,,popull i shperndar ne 5 shtete ne ballkan,popull me 100 fe.popull me 100 parti.popull komunist.nacionalist,demokrat,grek,turk,bullgar,vllah.cam kosovar,toske gege,laluc,karaduz,minoritar,malok,jevg,cifut,italian,arberesh,arvanit,emigrant.3 milion ne turqi,popull mashtrues hajdut,rrenacak i pabese frikacak,popull qe shkon nga fryn era,komb me flamur te sajuar bizantin greko serb ,popull qe qan kur ikin turqit.popull qe qan per mbretin zog,popull qe qan per enver hoxhen popull qe qan per berishen.per nanon ramen rucin.popull qe i zhvarros perseriketa,popull qe lepin cdo te huaj,qe edhe nje pordhe te bej nje amerikan europian ne shqiperi menjehere i bejne permendore apo i vendosin emer rruge,popull dembel,popull qe krenohet me te keqen,popull qe nuk ka zot fe apo ide,popull kot,,te dini se vuajtjet akmoma nuk ju ju kan filluar si duhet,popull qe ka lene rrugen e zotit,popull qe mashtrohet duke ju lutur busteve hiperbola,popull qe shan zotin vret vellain,shet motren ne itali dhe greqi.popull pa ushtri pa ligj,pa drita pa rruge pa moral,,pthu me keq ju pafsha
TEMA; DUHET ME PAS TURP ME FOL KSHU!
NALTMADHNIA E TIJ NA KA NERUE NE LONDON 2012, KA PAS NJI PAVION MEVEDI!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/london-2012-hall-of-shame.html
Asht ma se normal qi tana leket duhet me i shkue veqse Doktorit si ai e thyn rekordin vit per vit.
Lymi-Tru-Denmocrat
i takon notarit plak
vetem ai thyen rekorde
Na u ngjall Mao Ce Duni ne lumin Jang Ce
pse mos ti marre plaku ku perballe ka te rinje te tredhur ne facebook dhe twiter,kush gjen ben eshte ligj nderkombetar