Para 100 vitesh ata përndiqeshin e vriteshin nga ushtria, ndërsa deri përpara pak vitesh jetonin në një tokë jo dhe aq pjellore në Minnesota.
Por jeta e tyre ka ndryshuar aq shumë sa tani ata janë secili milionerë.
Siç raporton New York Times, një tribu amerikane është aq e pasur, sa askush nuk punon.
Fisi Shakopee Mdewakanton ka 460 anëtarë dhe secili merr nga 1 milion dollarë në vit pa punuar.
Arsyeja e këtij fitimi: kazinotë dhe resortet e ndërtuara në rezervatin e tyre.
Zakonisht ata kanë shtëpi modeste, por makinat sportive nuk i ndajnë nga vetja. Bëjnë shpesh pushime dhe ato zgjatin deri në disa muaj. Fëmijët e tyre shkojnë në shkolla private dhe ata janë të apasionuar pas hobeve të kushtueshme.
Indianët kanë ndërtuar disa kazino dhe resorte në rezervatin e tyre. Njëra është Mystic Lake Casino Hotel me pesë restorante e një hotel me 600 dhoma.
Megjithatë indianët janë edhe shumë bujarë.
Ata kanë dhuruar më shumë se 243 milion dollarë që prej vitit 1996, kurse rreth 500 milion dollarë i kanë dhënë hua.
Ata i dhuruan universitetit të Minnesota 12.5 milion dollarë për të ndërtuar një stadium futbolli.
eshte e vertete,pasi indianet nuk paguajne taxa
taksat i kanë paguar me gjak vëllajo!2 dollar kushtonte një indjan i vrarë një herë e një kohë!shfarrosja e tyre ja kalon 100 herë asaj që deshi të bënte hitleri me izraelitët!
sakte
akoma i quajne indiane …? une e dija se i thone amerikane vendas(native americans)e kjo shprehje nuk perdorej me .