Opinioni publik në Shqipëri u trondit sot nga një tjetër akt dhune në familjet shqiptare. Një vajzë e re vetëm 18 vjeç qëlloi me armë zjarri dhe vrau kunatin e motrës, Fiqiri Muça, i cili, sipas saj, përpiqej ta trafikonte për prostitucion jashtë vendit.
Sipas të dhënave nga familjarë të vajzës, 50-vjeçari nga Burreli mësohet se ishte i martuar dhe kishte një familje me 6 fëmijë, megjithatë kjo nuk e pengonte që të shkonte në Kërrabë, një fshat në periferi të Tiranës dhe duke shfrytëzuar lidhjet familjare me të miturën, ushtronte dhunë e presione, duke e ndarë edhe nga i fejuari dhe nga familja.
Kjo ngjarje e rëndë i shtohet listës së gjatë të dhunës në familjet shqiptare. Pak ditë më parë një bari në Shkodër vrau me armë zjarri vajzën e vet të mitur, teksa largohej nga stani për të mos jetuar më nën diktatin e tij.
Një tjetër burrë i dehur vrau me thika gruan pas dyshimeve për xhelozi në Tiranë, dhe pak ditë më parë një nip vrau xhaxhanë për kufirin e pronës në Ballsh. Dhe kështu mund të bëhej një listë edhe më e gjatë me krime të shëmtuara brenda familjes, të cilat nisin me grindje të vogla dhe përfundojnë me vrasje.
Studiuesi i njohur i psikologjisë, Adem Tamo, thotë se në dhunën brenda familjes nuk ka asnjëherë vetëm një shkak, por ka një grup faktorësh që sjellin dhunë si pasojë të fundit në një shoqëri që po urbanizohet me shpejtësi, duke braktisur zonat e largëta.
“Ne jemi një shoqëri që po urbanizohemi me shpejtësi. Në zonat e urbanizuara njerëzve u duhen plotësuar nevojat për një jetesë të rregullt. Tani shumica e njerëzve janë përreth Tiranës dhe duhet t’i kemi të skanuara të gjitha gjërat. Nuk them për një fshat të largët të izoluar nga gjeografia, por njerëzit që jetojnë në mes të Tiranës, Durrës, Krujë apo Lezhë duhet të jenë një popullsi e skanuar. Nuk jemi shumë, jemi një popull i vogël”, tha ai.
Organizatat joqeveritare dhe analistët e pavarur pohojnë se dhuna në familje sa vjen e rritet, kryesisht për shkak të shtypjes së femrave. Nënat nuk kanë pavarësi financiare dhe kjo i bën ata të dobëta përballë burrave që abuzojnë mbi to dhe mbi fëmijët. Ndër shkaqet kryesore janë edhe grindjet për pronat, krahas papunësisë dhe mungesës së shkollimit. Zoti Tamo thotë se në kompleksin e faktorëve nga buron dhuna është shtuar sivjet edhe kriza ekonomike.
“Nuk është e lehtë të kesh detyrime ekonomike në familje dhe të mos mundesh dot t’i plotësosh. Kriza financiare e viteve nuk është një gjë e thjeshtë për ata që kanë barrën të mbajnë shtëpinë. Brenda këtij faktori të krizës ekonomike përfshijnë edhe shumë mikrofaktorë të tjerë që acarojnë njerëzit në vetvete”, thotë ai.
Sipas profesor Ademit, një rol të madh në zgjidhjen e konflikteve të komunitetit dhe të familjes duhet të luajnë edhe punonjësit socialë, të cilët ende nuk janë vendosur pranë pushtetit vendor.
“Një nga përpjekjet që e shoh të mundur për të sjellë përmirësime është që të futet punonjësi social si agjent social në bashki dhe komuna dhe të krehë territorin, të njohë nevojat e komuniteteve të caktuara dhe të bëjë sugjerime të caktuara dhe kjo nuk ndodh. Punonjësit socialë nuk janë vetëm për shkollat brenda unazës së Tiranës, as për të mbijetuar në disa tryza të rrumbullakëta që organizohen në kryeqytet. Ata janë për komunitetet dhe duhet të jenë atje. Për mua, ata duhet të jenë atje”, thotë zoti Tamo.
Shtypi vendas është gjithë kohës i mbushur dhe u kushton titujt e mëdhenj në faqet e para krimeve të rënda dhe dhunës në familje. Por përveç lajmit të përditshëm dhe ndonjë analize mbi dukurinë, nuk shihen më tej të tjera lëvizje nga shteti dhe shoqëria civile për të mbrojtur viktimat, të cilat në shumicën e rasteve janë nënat dhe fëmijët.
Kj situat don nji grusht t’fort si njaj si ka kerkue Migjeni i math ne prozen e vet tragjike. Dhe ky grusht i fuqishem asht gadi per me godit krimin qi ka mbulue shoqnin shqiptare!
Toleranc ZERO ndaj krimit! – asht motoja e tij!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/flamur-renea.html
VOA ka qene e nderuar dhe e shume respektuar ne vitet 80-90 per shume shqiptare qe ishte zeri i shpreses.
Ka kohe qe ky stacjon stonon shume me rrjedhat e kohes dhe emisjonet e tij jo vetem jane bere rutine por dhe te neveriteshme.
Pritja me lule qe i behet Fari BALLIUT kur troket ne portat e zeri e shton kete shije te keqe.
Kulmi ishte kur bossi i krimit ne shqiperi ilir meta dha interviste dhe 100% e komentuesve jo vetem qe fajesonin plehun ilir meta por dhe voa- dhe dashin e amerikes.
SOT VETEM MERO BAZE ESHTE BERE SI ZERI AMERIKES I VITEVE 80′ kurse vete zeri amerikes na kujton zerin e radio tiranes te kohes se diktatures.
Edhe ky studius leshi adem tamo po flet qiqra ne hell.
Nuk e ndalojne punonjesit sociale keto fenomene.Eshte vendosur ne shqiperi nje rend mafjozo-fashist ku dhe zeri amerikes ka ndihmesen e vet.
genjeshtra amerikane!
njeriu nuk vritet vetem ne shqipnin ne kriz por edhe ne mes te amerikes se lulzueme.!
madje nga polica me kobure shteti ne dor ne mes te rruges ne mes te dites ne sy te njerzve…
eshte ekonomija e tregut,lirija pa ligj e moral qe sjellin keto gjona.
Qekur veprimet alla pushtet-berishe Mafioze u quakan Ekonomi Tregu !
Ktu ka vetem pazar anadollakesh .
Ishte nje kohe kur dilje nga turni i trete dhe ne mungese te autobuzit me rrje rugen per ne shtepi ne kembe.Meraku se do te dilte para njeri qe mund te te vriste,plackiste,perdhunonte nuk ishte dhe aq i madhe.Me hir dhe me pahir ,me frike apo me diktature rendi ishte rend dhe qetesia qetesi.Shteti ishte shtet i afishuar hapur diktature.Kjo lloj demokracie 22 vjecare eshte nje xhakete e rreckosur,ky shtet qe nuk can koken per jeten e qytetareve te vet,ky vend ku jeta vlen sa nje 500 leke per ashensor duhet injoruar nga maja e piramides dhe poshte.Mjere Shqiperi ne rrugen qe po ecen.A ka njerti te thote sa viktima solli ne Shqiperi kjo fare demokracie alla Zimbabve ne keto 22 vjet?
Zeri Amerikes po analizoka ngjarjet kriminale dhe problemet sociale ne Shqiperi?
Nuk po i besoj vesheve dhe syve. Me duket sikur lexoj ndonje raport te radio “Kubes” ose radio “Phen-Jan-it”.
Qekur i qaka hallin radio “Zeri Amerikes” kesaj gjakderdhjeje ne Shqiperi kur vete ata ne fillim te viteve `90 futen kete fryme dhune me thirrjet e Azem Hajdarit, Sali Berishes, Gramoz Pashkos dhe msr. Rayersonit per shkaterrim, dhune dhe degjenerim total moral dhe shpirteror nen moton “Liri-Demokraci”?
Ne asnje vend tjeter nuk pati pasoja aq te medha rrezimi i sistemit komunist, ne shume prej tyre plaget jane mbyllur me kohe dhe padyshim plage te reja jane hapur, por keto vrasje, gjakmarrje, dhune ne familje dhe shoqeri nuk jane pare as ne `97.
Degjoni ate shpelarje truri qe i ben Berisha atij populli. Te degjosh ate 22 vjet 12 ore ne dite nuk ka dyshim qe edhe skandinavi dhe kinezi me i qete do te kishin shkalluar.
Le te shikoje Amerika dhunen ne rruget e saj qe nuk eshte e paket. Le te shikoje se si policet te ekzekutojne ne mes te rruges njerez qe fare lehte mund te carmatosen.
Nje gje do te jete ndihme e vertete e saj: Heqja e Sali Berishes dhe mbyllja e tij ne cmendi. Nese arrin kete atehere padyshim edhe dhuna dhe vrasjte do te bien ne menyre rapide.
Ne kete situate vetem nje njeri tregon nerva te “qeta” dhe ai eshte Edi Rama. Ketij njeriu pak i ben pershtypje kjo kasaphane ne mes te Europes. “Gramafoni” i tij ka te njejtin ton dhe te njejten monotoni, kur rruget dhe dyshemete e familjve shqiptare lahen me gjak. Njeri pa nerv, kur duhet te bertase dhe te ulerije per kete gjendje!
Me keto ngjarje gazeta Tema ferkon duart dhe gezohet per te ber politik
ka gjet ca komuniste te plakur dhe, ec aty
Nuk e ka fajin kriza. Fajin e keni vete se sic po shihet jeni popull kot ju te Shqiperise. Krize ka kudo rreth jush, por askund nuk iu priten kokat kufomave, nuk iu shiten grate dhe vajzat sllaveve per mushka, nuk prostituojne “per buken e gojes” sic arsyetoheni ju.
Por ju qenkeni popull pa identitet dhe moral, me energji te larte kriminale, popull me tipare sllavo-ruse-komuniste.
Per cdo deshtim tuaj fajesoni qeverine dhe asnjehere nuk e kerkoni fajin ne fillim te vetvetja.
SA ME PARE SIGURONI RACIONIN BAZAE TE EGZISTENCES TE PA AFTEVE.
Shkaku Nr1 i vetevrasjeve apo vrasjeve midis shqiptareve,eshte i thjeshte:Pasuria e atdheut nuk po ndahet ne menyre te tille qe shqiptari mos kercenohet nga e pa ngrena.
Kur stomaku s’ka ushqim, acidi kloridrik i tij gryhen cipen e stomakut njeriu shkon drejt krizes ne tru sa nuk di c’ben.Per racionin elementar te ushqimit te shqiptareve qe s’kane mundesi ta sigurojne me punen e tyre,pergjegjesine e ka qeveria qe drejtohet prej Kryeministrit.Kjo qeveri ne sezonin e votimeve i pakeson vrasjet o vetevrasjet e shqiptareve.Jo, Sali shqiptari nuk duhet te vuaje per racionin e tij elementar te egzistences,ndryshe jep doreheqien ne je burre,boll shive.
Vetem stomaqet bosh s’mund ti komandoj dot thoshte Napoloni.
Legalizimi zyrtar i pandeshkueshmerise, mosgjetja e se drejtes ne menyre ligjore por vetem duke mbushur xhepat e zyrtareve, korrupsioni qe ka kalbur cdo qelize te ketij shteti germadhe dhe zhdukja nga faqja e dheut e cdo vlere pozitive morale qe karakterizon dhe mban gjalle shoqerite moderne,,,,ka bere qe shoqerise sone ti rreshqasin themelet mbi te cilat ishte e ndertuar.Nuk egziston me asnje kufi moral qe ti ndale shqiptaret ne urine dhe babezitjen e tyre per para.Shkaterrimi i familjes si “keshtjella” e fundit qe jepte sigurine e nevojshme,,,ka bere qe te mos kete me asnje instance qe jep garanci dhe mbeshtetjen e nevojshme.
Duhet te jesh sadist, te mos quash katastrofale, gjendjen e vendit sot. Drejtimi amatoresk i shtetit nga figura te dyshimta qe si aftesi te vetme profesionale kane lepirjen e prapanicave te shefave te tyre,,,,ka bere qe ekonomia shqiptare te jete buze gremines dhe te mbahet e gjalle vetem me shumat e ndihmave qe dergojne djemte e vajzat e emigruara.Shqiperia ka nevoje per nje politike dhe politikane te rinj. Nese nuk i arrihet qellimit te largimit te politikaneve komuniste e spiune si ky kryeminister qe kemi sot, atehere eshte e kote te flasim per mundesine e ndryshimit te situates ne vend.Njerez te tille prodhojne vetem probleme dhe percarje. Deshtimi eshte deshmija e vetme qe soji i ketyre politikaneve lene prapa.