Aleanca Kundër Importit të Plehrave (AKIP) e ka mirëpritur propozimin e dalë nga opozita për të thirrur popullin në referendum. Meqë Kushtetuta e pranon që të votohet për më shumë se një çështje në referendum, AKIP kërkon që bashkë me çështjen e imunitetit, të votohet edhe për ligjin e importit të plehrave.
“AKIP e mirëpret vullnetin e shprehur nga politika ditët e fundit për t’ju drejtuar popullit të shprehet me anë të referendumit për çështje të ndryshme të rëndësishme të funksionimit të shtetit për të cilat politika nuk gjen konsensus. Kjo padyshim është për tu përgëzuar.
AKIP e konsideron shumë të dobishme për demokracinë në vend iniciativën e PD për të kaluar në referendum çështjen e statusit të imunitetit, pasuruar më pas nga PS me pika të tjera lidhur me ndryshimet kushtetuese për reformën në drejtësi. Propozimi i PS për të përfshirë në një datë të vetme disa kërkesa referendare edhe referendumin për importin e mbetjeve është plotësisht e argumentuar veç të tjerash edhe për arsye logjistike dhe ekonomike. Për ndryshime kushtetuese apo për çështje të tjera me iniciativë qytetare sovrani që vendos është vetëm një, për të gjitha,” thuhet në deklaratën e AKIP.
“Edhe pse iniciativa jonë referendare është në kohë shumë më e avancuar dhe tashmë e certifikuar nga KQZ, ne na duket shumë optimale që referendumi i kërkuar nga 50 mijë firmëtarët të kryhet në të njëjtën ditë që do shihet e arsyeshme nga institucionet përkatëse, qëkurse kryerjen në një ditë të më shumë se 1 referendumeve e kërkon edhe Kushtetuta.
Ne në emër të 50.000 firmëtarëve të certifikuar nga KQZ në kërkesën tonë për referendum me objekt anulimin e 2 neneve që trajtojnë importin e mbetjeve në Ligjin për menaxhimin e integruar të mbetjeve shohim tani drejt datës kur ky referendum do mbahet, me shpresë se vullneti i shprehur së fundmi nga politika për t’ju drejtuar popullit për të vendosur me referendum për reformat në drejtësi do bëhet realitet duke përmirësuar kështu thellësisht mekanizmat demokratikë në vend, por duke ngritur në nivelin e munguar dhe vetë institucionin e referendumit.”
REferendumi ka me u ba per at gja qi don Doktori. Plenat kena venos me i sjell e me ba nai lek. Te pakten une si Lym me zi po i pres tvin
Ju lutem, beni nje referendum per te nxjere jashte Shqiperise si persona “Non grata” keta plehra:
Nga i pari deri tek i fundit,familjarisht deri ne dy breza!
Besoj se po ta bejme nje Referendum per te Bere Sali Berishen dhe Familjen e tij Persona non-grata do fitojme pa problem.