Strazimiri: Avokati i Popullit të hapë sytë, romët janë të mbrojtur

7 Gusht 2012, 10:19Sociale TEMA

Nëndrejtori i Shërbimit Social Shtetëror, Leonard Strazimiri, ka reaguar pas deklaratës që Avokati i Popullit, Igli Totozani bëri dy ditë më parë me anëtarë të komunitetit rom.

Totozani u shpreh se romët janë jashtë sistemit, nuk përfitojnë, shumica janë të paregjistruar, nuk kanë banesa dhe nuk kanë mundësi punësimi. Sipas tij, ata nuk përfitojnë as nga të mirat sado modeste të sistemit social.

Krejt ndryshe ka qenë reagimi i nëndrejtorit të Shërbimit Social Shtetëror, Leonard Strazimiri për “GSH”.

Strazimiri i ka bërë apel Totozanit të hapë sytë, sepse romët trajtohen me asistencë.

“Avokati i Popullit të lexojë ligjin për ndihmën ekonomike, të qartësohet dhe pastaj të prononcohet”, thotë ai.

Sipas Srazimirit ky komunitet është i përfshirë në sistem dhe përfiton prej tij. “Nëse plotësojnë kriteret e nevojshme, ata sigurisht përfitojnë shumën e caktuar”, shprehet Strazimiri. Gjithashtu nëndrejtori sqaron se meqenëse ky komunitet në të shumtën e rasteve është analfabet, asistohet nga punonjësit e Gjendjes Civile për të plotësuar dokumentacionin e nevojshëm për të marrë lekët.

Në bazë të ligjit “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore” përfituesit janë familjet pa të ardhura ose me të ardhura të pamjaftueshme, jetimët e papunë mbi 25 vjeç, jetimët e moshës 18- 25 vjeç, të cilët nuk janë vendosur në institucionet e shërbimeve shoqërore ose në kujdestari, prindërit e fëmijëve që lindin trinjakë ose më shumë dhe viktimat e trafikimit.

8 komente në “Strazimiri: Avokati i Popullit të hapë sytë, romët janë të mbrojtur”

  1. drtn74 says:

    NJE COPE NEPUNESI SI STRAZIMIRI I THOTE TOTOZANIT TE HAPE SYTE.DHE ME PAS VAZHDON TE TALLET ME FRAZA SI;NESE PLOTESOJNE…!
    S’KA FAJ.NESE DO FUNKSIONONTE EDHE NJE FIJE SHTET,GJENDJA NUK DO SHKONTE KETU QE DUHET TE NDERHYJE TE PAKTEN DY HERE AVOKATI PER TE NJEJTEN SHTRESE TE POPULLSISE.IGLIT NUK I MBETET GJE TJETER VETEM TE NGRERE ZYREN E TIJ NE NJE NGA KASOLLET E KETYRE NJEREZVE TE MJERE. DHE MOS TE HEQE ME DERI NE FUND TE MANDATIT TE TIJ.ZOTI TE NDIHTE AVOKAT PO KE KOHEN DHE NJEREZIT E QEVERISE KUNDER

  2. 1 says:

    Strazimiri,kopje e tim kacurrelsit…

  3. Klodi says:

    Po të lexosh ligjin që ka para Leonardi dhe analfabet, romët, nuk duhet të ishin.

  4. Shkupi says:

    Romet ne Shqiperi i kane te drejtat si asnje vend tjeter ne Bote,Avokati I Popullit eshte nga komuniteti rom.

  5. GENCI says:

    Nje rom tallet me ju vaj me det vaj, une jam nga Maqeodonia, por shum me mire kisha pranuar qe Shqiperia te jet Protektorat i Greqise se sa shtet i romeve, personalisht mendoj se Igli Totozani tallet me Shqiperine.

    1. drtn74 says:

      KOMENTET E SHKUPJANEVE JANE PER TE ARDHUR KEQ.ATA EDHE SIKUR AFROJNE ME EGJIPTJANET.TURP PER ATA QE MOHOJNE GJAKUN E TYRE.NJEREZ TE KOMPLEKSUAR DERI NE PALCE

  6. edi says:

    Ben shume mire Avokati i Popullit qe viziton romet dhe shqetesohet per kushtet ku ata jetojne dhe per jetesen e tyre.
    Por vizita dhe meraku i Avokatit duhet te ishte gjithashtu edhe komuniteti qe banon ne pallatet ngjitur me zonen ku jetojne romet, sepse jane te rrethuar nga plehrat dhe ndotja qe krijohet nga komuniteti rom.

  7. geno says:

    Keta Strazimirët jane te mirenjohur me meshkuj e femra, si racë e shkelqier

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje