REPORTAZH/ Ku jetojnë të egrit

4 Gusht 2012, 17:56Sociale TEMA

Në jug të Karpateve, jetojnë të tjerët. Ne të Transilvanisë jemi të civilizuar. Një udhëtim me motoçikletë dhe paragjykim në fshatrat shqiptare

 

Nga Christa Azzola

*Ky shkrim është botuar në të përditshmen e Berlinit, Tageszeitung

Jam me motoçikletën time në portin e Korfuzit. Në dorë kam një biletë për tragetin që të çon në Sarandë, Shqipëri. Male të zhveshura me disa njolla jeshile qëndrojnë përpara meje. Vërtet do të shkosh atje? Edhe mund të kthehesh. Nuk ia kam as idenë më të vogël se çfarë më pret. Idetë e ngurosura që në fëmijëri në mendjen time nga periudha e jetës në Transilvani më vërshojnë: atje më presin monstra rrëqethëse.

Kryej formalitetet kufitare. Më pas trageti afrohet. Katër makina dhe dy motoçikleta hipin mbi të. Një punonjës më ndihmon që të hip motorrin. Në kuvertë ulem në heshtje mes turmës. Turistë grekë, mendoj me vete, pasi kanë çanta Gucci. Oh, sa e madhe, jam rrugës për në Shqipëri dhe nuk jam e rrethuar nga asnjë shqiptar.

“Milate anglika? Flisni anglisht?” pyes një fqinjen time në greqisht, e cila është thuajse sa mosha ime. Më sheh në sy dhe ma kthen me një anglishte perfekte. Ndërkohë vjen një punëtor që na mbledh pasaportat dhe na i rijep sërish. Të gjithë pasaportat në duart e tij janë shqiptare. Mirësevini në Shqipëri.

Fqinja ime më tregon mua se ku mund të qëndroj në Sarandë dhe shton se rrugët janë shumë të mira. Së paku në bregdet. Ajo dhe familja e saj jetojnë në Tiranë dhe ishin me pushime. Logjike. Trageti ndalon përgjatë një bregdeti të zhveshur. Përpara më shfaqet Saranda me çdo gjë të ndërtuar. Si më kishte shkuar ndërmend që këtu nuk do jetonte kush?

Në port formalitetet kufitare mbarojnë pa problem. Një person me uniformë më kontrollon pasaportat dhe dokumentet e motoçikletës. Ai është i regjistruar. Më pas mund të kaloj. Është momenti që të them fjalën e parë në shqip. Faleminderit! Oficerja më buzëqesh. Një fillim i mirë.

 

Në kërkim të hotelit pa plan dhe pa orientim

Ndërkohë është errur dhe qyteti është i ngarkuar. Vazhdoj vetëm që të ndjek autokolonën. Ajo vazhdon përgjatë një shëtitore. Një polic rregullon shfaqjen. Makina të bëshme ndalojnë e ecin. Natën nuk do udhëtoj në asnjë mënyrë, kështu që ndahem nga kolona dhe shkoj në parkingun e një hoteli pa emër. Një burrë me vajzën e tij janë sipër tek shkallët. Ndaloj motorrin dhe ngjis shkallët. “A flisni anglisht?”, është pyetja ime standarde. Ai është kurioz, e bija më përgjigjet.

Mesa duket ajo që drejton realisht biznesin këtu është e bija dhjetëvjeçare. Të paktën në këtë moment. Po, ai e ka një dhomë për mua. “Po për motoçikletën time? Ku mund ta lë atë”. Ai tregon një hapësirë parkingu, që nuk është e mbyllur, direkt pranë rrugës. Hm… “Parkingu është i sigurt”, më përsërit ai. Shumë mirë. Dhoma është e standardit të mirë, e lirë dhe me ajër të kondicionuar.

Mëngjesin tjetër udhëtoj përgjatë bregdetit për në veri, drejt Vlorës. Rruga e asfaltuar mirë gjarpëron mes fshatrave të përgjumur. Nuk ka rëndësi se ku ndaloj, shoh gjithmonë fytyra miqësore. Kur largohem, më përshëndesin, edhe pse nuk kemi shkëmbyer asnjë fjalë. Akoma jo. Këta njerëz janë kuriozë, të hapur, por jo të bezdisshëm. Gjithçka është shumë e çlirët. Shumë pak makina në rrugën bregdetare, por disa kafshë.

 

Kafshë e makina në harmoni

Mendoj se kafshët më të lira duhet të jetojnë në Shqipëri. Lopë, derra, dhi, gomerë, të gjithë janë në kërkim të ushqimit të shijshëm. Sapo pashë një gomar që në mes të rrugës zbuloi një pellg me ujë. Një kamion dukej nga larg dhe unë mbylla sytë menjëherë. Por shoferi e shmangu gomarin. Edhe ky i fundit e kuptoi dhe iku. Kafshët dhe makinat në harmoni. Gjatë rrugës ndaloj dhe bëj ndonjë fotografi.

Vlora, një qytet i madh, por shumë pak makina në rrugë. Tek- tuk sheh ndonjë semafor. Kalimtarët kalojnë rrugën kudo që duan, motoçikletën time as nuk e marrin parasysh si automjet. Heshtje qiellore. Në një kioskë pyes për rrugën. Ku është Fieri? Gjithmonë drejt, më bën me gjeste një grua duke qeshur. Kur hipi në motorr, më thërret nga pas dhe më përshëndet me mirësi. Sa gjë e mirë.

Ngadalë arrij të kuptoj se kuptimi i jetës është tek komunikimi me njëri- tjetrin, si një mënyrë për të qenë reciprokisht të lumtur. Dhe këta njerëz që takoj rrugës, më tregojnë mua se si bëhet kjo gjë, pavarësisht barrierave të gjuhës. Kam akoma fuqi, ndërsa dielli është vendosur në mënyrë vertikale. Udhëtoj drejt Fierit. Kësaj here më në brendësi të vendit, drejt maleve. A janë edhe aty miqësorë? Ky është mendimi që kam në kokë.

Fieri është një qytet i madh, por mua më pëlqejnë zonat rurale dhe vendos të kërkoj një vend në fshatrat fqinje për të pushuar. Një grua më tha se gjashtë kilometra më tej duhet të ketë një hotel, duke më ftuar për të pirë një kafe së bashku. Jo, më vjen keq, dielli po perëndon dhe unë nuk udhëtoj në errësirë, mundohem ta sqaroj.

Por bammmm. Motorri im nuk ndez. Edhe këtë kisha mangët. E di se çfarë ka, por më duhen nja dy orë për ta rregulluar. Ndërkohë dielli është zhdukur dhe unë nuk kam ku të kaloj natën. Shkoj tek shtëpia që kam më pranë dhe pyes nënën e moshuar që më del përpara nëse mund të kaloj natën aty. Ajo kupton vetëm shqip. Dalin djemtë e saj dhe ua bëj pyetjen në anglisht.

 

Një mikpritje e papritur

Ngurrojnë një sekondë, më pas qeshin. “Po, hajde brenda, do jesh mysafirja jonë”. Motoçikletën e shtyjnë për në oborr. Motra e tyre më servir një kafe të mrekullueshme. Babai dhe fqinjët vijnë brenda. Më pyesin dhe u përgjigjem me qejf. Nga vjen? Ku shkon? A e je e martuar? A ke fëmijë? A do të blesh një shtëpi në Shqipëri? Ku punon? Për çdo pyetje e kam një përgjigje.

Për darkë sjellin produkte të përgatitura vetë: kos, mish pule, vezë, gjithçka nga oborri i fshatit. Më pas më thonë që të fle në dhomë me motrën dhe falë ajrit të freskët gdhihem herët në mëngjes. Detyra e parë, të rregulloj motoçikletën.

Mikpritësit e mi habiten. Më ftojnë për të qëndruar akoma. Por unë duhet të lëviz. Sot pendohem pse nuk qëndrova më shumë.

34 komente në “REPORTAZH/ Ku jetojnë të egrit”

  1. alban says:

    Ka qene me fat qe nuk ka takuar ndonje pushtetar

    1. fane mirdite says:

      FJALI E MADHE KJO OOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOO ALBAN .POLITIKANET NE SHQIPERI KUJTOJNE SE POPULLI NUK JETON DOT PA ATA KETE E KEMI TRASHIGIM NGA komunizmi ata nuk jetojne kuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuurre pa POPULLIN .

      1. GREK PABUX SYNET says:

        e cuditeshme qe na quajne te eger,,,,,,,,,,,ne jemi popull palle

    2. adi_bonn says:

      Prit se nuk ka shku akoma andej nga Tropoja,ta haj derrin

      1. Petro says:

        O njeri! Çfarë flet kështu? Ik në fshatrat e tropojës dhe do shohësh me ç’mikpritje do ndeshesh. Sa për të të hequr merakun, nuk jam tropojan, por jam vlonjat.
        O njerëz! Mos ngatrroni një njeri që e urren gjysma e popullit me një krahinë.

    3. theo Buzi says:

      O alban si nukju vin turp qe e trajtoni ate artikullin e temes ne kete menyre, ne fund te fundit shqiperia e shume bukur dhe mikpritese, nuk ka fate te bej daliu apo Edvin Rama ( qe vetem nxin e Shqiperine), por po te shikosh nje artikull me poshte tek Tageszeitung, eshte nje artikull tjeter qe quhet” Shqiperia tamam dhe ne rrugen e duhur”, ku theksohet qe shqiperia ne 8 vhetet e fundit eshte zhvilluar me ritme mete medhaja se ish Gjeramnia lindore, perse gazeta tema nuk e boton kete artikull

  2. Ilir says:

    Pas asaj zhurme dizinformimi qe i bejme vetes me ca media dhe individe pa skrupij dhe moral, pas leximit te ketij artikulli ndjehem krenar per ate qe kemi aritur dhe u ofrojme. Nuk kemi aritur parajsen, nuk jemi te pasur aq sa cdo donte cdokush, ka edhe te varfer, te papune, por kemi vlerat dhe virtytet tona te cilat duhet te na bejne krenare. Kemi dhe ne aritjet tona ne jeten e gjithesecilit, ne pune, ne rruge kudo ku na ofron dhe ofrojme dicka nga jeta jone. Nuk eshte cdo gje e zeze sic trumbeton nga mengjesi ne darke truri i zhavorte i opozites dhe lakejte e saj mediatike. Me vuajtje dhe sakrifica ne kemi ecur dhe do te ecim se na udheheq nje politikan vizionar dhe shpirt gjere si zoti Sali Berisha, qe zoti i madh i dhente dite nga ditet e opozites. Amin.

    1. trojani says:

      Po pse sipas teje ata jane brumosur me parimet e partis dhe xhaxhit sali , o te pjershin sa te kane pare o gogol misri ,ik ore debil se na I shpife ti dhe sali gadafi….

  3. iliri uk says:

    po gazetat i lexoi ajo? per kafshen qe hedh foshnjen nga kati i katert ose per vrasjet e tjera? Tema, si ka mundesi qe ju botoni budallalleqe te tilla nga nje rrumune qe habitet me shqiperine vetem sepse eshte botuar ne nje gazete te huaj qe nuk e ka idene e shqiperise? shume e keni ul veten

    1. e verteta keshtu eshte says:

      iliri uk,

      Beni komente per pershtypjen qe i beri nje personi te huaj mikpritja shqiptare, ju na tregoni, hedhjen e femijes, ne cdo vend te botes ka njerz normal, ka dhe dhe njerz te cmendur, por nuk mund te besh kurrsesi gjithe popullin. Po ne kemi me se te krenohemi per popullin tone mikeprites dhe bujar, rralle i gjen keto vyrtyte te ndonje popull tjeter.

      Faleminderit Christa Azzola

  4. geno says:

    Pse i kerkoni te egrit neper bote e lodheni ti jeni s eu jetojen, i ke ne mes te Europes, ne Shqiperi. Nje nga kafshet me te egra e kemi kryeminister, gjysmen e Tiranes e kemi te mbushur me njerez te eger te zbritur nga shpellat e veri-lindjes dhe 80% te zyrave te shtetit, 80% te gjykatave, 70% te pralamentit dhe 90% te diplomacise i kemi te mbushura me njerez te eger te ardhur po nga ato shpella te maleve te veriut

  5. myzeqari says:

    Degjo Ilir deri diku krijova pershtypjen se kisha te beja me nje njeri qe kishte njefar kapaciteti por ne fund me zhgenjeve. Por nje gje duhet ta kesh te qarte qe kjo mikpritje u be ne Myzeqe ku njerezit jane te bute me norma me mendje dhe ndjenja njerezore. Por kete mikpritje nuk e gjene ne shpellat e vicidolit ku ulerin vetem ujku dhe egersira.Prandaj duhet ti kesh parasysh keto gjera.

    1. kojshi i myzeqarit says:

      Per myzeqarin,Myzeqar i ka te gjitha brenda,c’do gje qe njeriu nuk duhet ti ket,i ke o myzeqar,pleqte nga ana jone kane dy shprehje,”erdhi cifuti” per te trebur femijet,the “mos u bej si myzeqar”kete e kupton ti me mire se askush tjeter perse e kane thene,pershendetje myzeqar,kujdes nga egersirat.

      1. Andi Shkoder says:

        ahahahahahahahahaha…. – a di not? i tha laluci labit nga ana tjeter e lumit.
        – Jo i tha labi, jam nga malet e laberise.
        – po varke a ke aty?
        – jo jo nuk kam as varke.
        – po ure a ka ketu afer?
        – jo mor nuk ka as ure ketej po pse gjithe keto pyetje?
        – epo eja me rruaj … i tha laluci gjithe “burreri”…

        Me keqardhje verej urrejtje per cdo verior nga ana juaj vetem se drejton vendin Sali Berisha. nuk e kemi as fis e as te aferm e as mik dhe per me teper jemi krenare qe jemi nga veriu ashtu sikurse dhe ju krenoheni me vendlindjen tuaj. nuk futen te gjithe ne nje thes thuhet ketej nga ne.

  6. 1 says:

    po te egrit nuk jane ne popull moj Krista,ata i gjen ne qeveri,me te parin Kryekafshen Sali !

  7. off says:

    TE EGRIT JAN POLITIKANET

  8. shen petriti says:

    sa mire qe eshte ne shqiperi!
    sa gabim qe kam bere qe jam larguar ne perndim!
    une do kthehem ne shqiperi dhe do shkoj te ajo shtepija e atyre mikpritsave dhe do rroj atje pergjithmone .
    dhe ata do me mikpresin pergjithmone.

    dhijata moderne

    1. mali says:

      Ka budallenj qe u eshte dukur i mire shkrimi.

    2. Rozi says:

      Ke bere mire qe keni ikur oh shen petriti , se atje me lule e presin zotrin tende.

      Une ndihem shume krenar, per vyrtyet e larta qe ka populli tone.

  9. Te rinjte says:

    Kuptoj qe komentuesit e mesiperm jane te rinj.
    Kjo ka qene tradita shqiptare ne kohen e enverit dhe me pare, ne veri, shqiperi te mesme apo te jugut. Katolike, myslymane, ortodokse. Nuk kish dallim. Mikpritja ishte kusht I domosdoshem, ose do ishe I turperuar. Fukarai do merrte borxh per tja shtruar mikut te panjohur edhe pse femijet mund ti kish pa ngrene. Ju lutem oyesni prinderit dhe gjysherit kush ka. Ta pershendesje tjetrin, ti jepje doren e ta eespektoje ishte detyrim. Tani rinia gjoja eshte europjanizuar duke marre pjesen me te keqe te europes. Varferia qe kishim ishte shume e bykur ne krahasim me te pasurin e sotem. Nje dasem kishte 300_500 dasmore. Nje funeral me mijera. Kur me vdiq babai, ne funeral me erdhen rreth 3000 vete. Midis tyre ministra e industrise vito kapo dhe kryetari I komit te dyrresit. Babai im ishte vetem nje punetore fabrike ne tezgjah.
    Me mire I varfer ne ate sistem te nderuar.
    Cajupi thote
    Sa te mund
    Te rroje me pak
    Po ketu te behem plak
    Ska cme duhet
    Gjeja mua
    Kur nuk kam ate qe dua

  10. Doni ALBO says:

    C’jane kto shkrime qe na fyejne si ai anglezi i paguar nga serbia qe nuk shkon nje vit pa nje shkrim te tij te shemtuar kunder shqiptareve, rraca te poshtra europianesh qe gjithmone na kane demtuar e urryer….nuk thuhet rastesisht kurva europe se jane pikerisht si plakat e keqija.

  11. Andon says:

    per shume prej jush qe e shikoni shkrimin si qesharak dhe mundoheni te talleni, apo te thoni sikur edhe nje fjale te keqe, mundohem te kuptoj PERSE-ne. Mendoj qe jeni rritur ne familje te tilla ku njeriun e shikoni si ujk, dhe ate miresi apo mikpritje qe i eshte ofruar kesaj MYSAFIREJE, ju nuk e keni ne edukaten tuaj familjare qe ta ofroni.
    OSE, e keni thjesht nga budallalleku

  12. tani says:

    Shkrimi eshte interesant,zonja ka pasur fat se te egrit zakonisht ndodhen rreth Durresit,ka me shumice ne Tirane dhe periferi,e per andej nga na vjen Saliu eshte vendi origjines.Kur njeriu arrin te dhunoj nje murgeshe imagjino se cfar mund te bej me nje grua te re,te huaj dhe qe nuk e njeh terrenin.Vetem po te shikosh kronikat e fundit te ndodhura ne veri kunder turisteve e kupton se nga vjen kjo egersi.flm

    1. Andi Shkoder says:

      egersia e njerezve verehet me mire dhe qarte atehere kur nuk ka shtet. ne vitin 97 krimet me monstruoze ndodhen ne berat, lushnje apo vlore. ne tropoje pati perplasje mes haklajve e hoxhajve qe pati pikenisje nga berisha ne nje miting atje. nuk beni mire qe merreni me ta kur njihni vetem rrugace te pashkolle qe assesi nuk perfaqesojne veriun. ata jane kudo. ndoshta me shume qenkan ne verilindje por dhe kjo e ka shpjegimin e vet. Nuk jam shume i sakte e cilit kanal televiziv ishte gazetarja qe u grabit dhe u perdhunua ne zonen e Tepelenes nga bandat atje por asnjehere askush nuk tha se ata jane popull i eger. ne shkoder (qe eshte pjese e veriut) hyjne e dalin cdo dite me qindra turiste dhe nuk ndodhin ato qe ti thua. e njejta gje ndodh ne luginen e valbones, ne theth e kudo ne alpe. mendoj se duhet te tregoni me maturi kur flsni gjithe mllef kunder nje zone qe quhet veri dhe qe eshte gjysma e vendit.

  13. tefta says:

    TE EGRIT kane qene dhe jane EUROPA PERENDIMORE DHE AMERIKA qe ka kolonizuar gjithe boten historikisht dhe cdo 20 vite nxjerrrin teori te reja kolonizacioni ,duke i zbatuar ne kontinente te ndryshme !

    JU ZENTE BUKA E TE EGRIT TE SHQIPERISE ;QE JA KENI FUTUR THIKEN DERI NE KOCKE SOT ;DUKE MOS QENE HISTORIKISHT FAJTOR DHE DUKE JU HAPUR DEREN GJITH E LORDEVE DHE POLITIKANEVE TUAJ!

  14. Claus says:

    Duket qe ka qene ne nje bote tjeter. E mire apo e keqe le ta gjykoje secili per vete.

    I tere “sekreti” per te nxjerre thelbin e mbresave atij udhetimi ka qene “deshifrimi” i pyetjeve te asaj familjeje, te cilat vetem nje shqiptar mund ti deshifroje. Gazetarja e berlinezes “Tageszeitung” nuk mund ti kete keto “shqisa” dhe nuk ka se si, kur ka jetuar dhe jeton ne nje shoqeri, ku pyetjet e ketij lloji jane pothuajse “tabu”.

    Sipas pergjigjeve te asaj mysafireje merr dhe vulen e “statusit” shoqeror” nga mikperitesit shqiptare.

    Nga vjen? (Supozojme pergjigjen:) Nga Gjermania. Pyetja vijon: Nga Gjermania lindore apo perendimore? (Supeozojme perseri pergjigjen:)
    Nga Gjermani lindore. (Per mikpritesin do te thote “qenka si puna jone, varja muhebetit).
    Nga perendimorja? (Interesi rritet).

    Ku shkon? Ketu hetohet qellimi, perse dhe tek kush.

    A je e martuar? Nese je, sa femije ke, ne c`fare shkollash i ke etj,etj.
    Nese nuk je? Perse?
    Pa le te jesh e divorcuar. Ne kete pike shihesh me “dyshim”.

    Pyetja me decizive eshte: Ku punon dhe c`fare?
    Po te jesh “klase puntore” (sipas mentalitetit shqiptar), hem, varja muhabetit dhe ketu. Po kesh ndonje biznes apo dicka me me “vlere”, ndryshon puna…

    Pra e mjera gazetare ka hyre dhe ka dale nuk ka marre vesh gje se c`thuhet dhe c`flitet tek miqte dhe komshinjte e familjes mikpritese.
    Nese pergjigjet gjykohen si “jo te pershtatshme” per mentalitetin shqiptar, atehere mikpritja te kthehet ne nje “mikpercjellje”.

    “Misteret” ne Shqiperi nuk kane te sosur. Atje je vetem nen “hetim”. Per shqiptar jashte shtetit apo te huaj pyetjet aty kane nje qellim te perbashket: Interesin.
    Atje je si ne nje zyre hetuesie te madhe.

    He se harrova. Tani ka dale dhe nje pyetje e re:
    Ke shtepi te blere apo je me qira.
    Edhe kjo pyetje ka vlera per “mikpritesit” shqiptare.
    Perfundimi: Dosja u hap, ne baze te kesaj vjen dhe reagimi i “mikpritesit”.

    1. IL says:

      Claus, te siguroj qe keto pyetje behen edhe ne Amerikn e diteve te sotme………………………fatkeqesisht rraca njerezore ne thelb eshte e njejte.

  15. Bravo tegta says:

    Bravo tefta. Une kam frike te flas hapur. Flas shume here me .enkuptime, se perendimi I bute dhe I civilizuar ta pret gjuhen po fole kundra

  16. agim basha says:

    Falemnderit…shumë zonja e nderuar Christa Azzola,që e paskeni çmuar mikpritjen shqiptare…95%..kjo është Shqipëria…mikpritëse,bujare,fisnike e thjeshtë…por fatkeqësisht e varfër dhe me qeveritarë arrogantë…!

  17. skifteri says:

    shqiptari e pret te huajin po me njeritjetrin haen

  18. lali says:

    Të egrit??? Ne Parlament…JU ZENTE BUKA SYTE , per arogancen qe keni. Qe botes doni ti thon qe ne jemi njerez me bisht,e mund te na vrisni si pulat, se e meritojm??? e tje..E justifikoheni duke then ,mori çmeritonte….Na i keni ber faqen kepuc…mor te mjer.

  19. bec frani says:

    Ajo qe nuk paska dijtun se kush jeton ne ate ane te korfuzit duhet te jen qene ndoj injurante e dores se pare.Ku ka lind ajo?mos ka lidhje me ate serbin qe pat thane:” shqiptaret jane me bisht”!Per mikepritjen e shqiptarit kan shkrue shume te huej e ajo nuk na paska dijtun. per mue ajo esht nji budallic edhe se din te riparoje metocikleten e saje.

  20. erdiavolus says:

    lexova reportazhin e gazetes dhe me pas komentet. I interesuar per te bere dhe une nje koment e rilexova dhe nje here artikullin.
    Asgje per tu habitur nga shkrimi dhe nga pervoja e jetuar e zonjes se huaj. Nuk u habita as per ndjesine apo pasigurine qe ajo kishte ne fillim per te ardhur ne Shqiperi, as per Shqiptaret qe shkojne me pushime jasht, as per aftesite e Shqiptareve per te kominukuar ne anglisht apo dhe ne gjuhe te tjera. Su befasova as per mungesen e semaforeve ne Vlore as per makinat e medha qe nenkuptoj luksoze te Vlores as per sigurine qe ofrojne qytet tona, as per kushtet e hoteleve qe ofrohen ne Shqiperi as per mikpritjen qe i kane terguar shqiptaret. Kuk u habita sepse i njoh keto fakte une dhe te gjithe shqiptaret qe jetojne ne Shqiperi. sigurisht nuk te vjen mire kur ajo (zonja)shprehet per pasiguri por kam pershtypjen se ajo kete e ben per ta bere shkrimin sa me ineteresant. Gjithkush qofte dhe aventurier nuk shkon ne nje vend te rrezikshem pa patur frike nga cka e pret dhe megjithe kuriozitetin e tij merr dhe masa per sigurine. Por asnje mase skishte marre zonja. Asnje person qe e shoqeronte apo dicka tjeter qe mund te na shkoje mendja ne. Ajo eshte vetem, me motorcikleten e saj. Ajo nuk pershruan bukuri sepse te tilla dhe sigurisht me te bukura ka pare ne te gjithe evropen. Ajo pershkruan njerezit dhe sjelljen e tyre. Me pelqen megjithese me keqardhje. Kuptoj qe ka mentalitete jashte vendit qe na konsiderojne te egjer. Por jam i bindur se nuk eshte per shkellen e zhvillimit ky epitet por per temparamentin. Temparamenti Shqiptar. I mrekullueshem do te thoja. Si nje breg shkembor qe e rrahin dalleget e detit. Ka nevoje per me shume kulture sigurisht, qe te behet me perfekt por do parapelqeja kete lloj temparamenti sesa nje temparant europiani(pa pergjithsime sigurisht) qe eshte i vaket dhe pa gjak, ose jane “llapaqene” ose “mashtrues legene”. Ajo (zonja) nuk pershkruan egersi por vetem njerzillek qe ne hyrjen e saj ne token shqiptare madje qe ne traget kur e rrethuar nga shqiptare me canta dhe aksesore te tjere luksoze nuk i pershkojne me paragjykimet e saj.
    Miq te mire po ju konsideroj te gjitheve njesoj dhe pse sju njoh, te mundohemi te gjithe per kete shqiperine tone duke e nisur nga vetja duke u sjelle mire me njeri tjetrin dhe duke patur me shume rrespekt ne rradhe te pare per veten tone. Shqiperia ka hecur dhe zhvilluar se pari per vullnet te vete shqipatereve. Jam i bindur se do zhvillohet dhe me shume me gjithe problemet qe hasen dhe do vijojne. Shendet te gjitheve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje