Puna për Rrugën e Elbasanit nisi pa leje mjedisore dhe me një dosje mangët

7 Gusht 2012, 17:29Sociale TEMA

Pasi kanë kaluar disa javë nga prerja e pemëve në Liqenin Artificial, për zgjerimin e rrugës së Elbasanit, Agjencia Mjedisore e Tiranës ka pranuar se Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve ka nisur punën me një dosje të mangët dhe pa leje mjedisore.

Drejtoria e Rrugëve është gjobitur me 1 milion lekë dhe vetëm një ditë me pas, pra në 27 qershor ka nisur procedurat për pajisje me leje mjedisore. Drejtori i Agjencisë Mjedisore, Sokol Lekaj pohon se firma e ndërtimit duhet të respektojë një sërë rregullash, si kompensimin e zonës së gjelbëruar, mos ndotjen e ajrit me pluhur, si dhe larjen dhe mbulimin e kamionëve dhe zonës ku punohet.

“Pala që është e interesuar është Bashkia e Tiranës, por tenderin dhe aplikimin e ka bërë Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve. Një javë përpara se të bëhej aplikimi, inspektorët e mi kanë qenë në terren kanë verifikuar situatën. Ju e dini fare mirë që aty punimet kishin filluar dhe rruga ishte pothuajse e zgjeruar, domethënë pemët ishin prerë. Neve kemi kërkuar lejen mjedisore, që nuk e kanë pasur dhe në datë 26 qershor i kemi gjobitur. Kjo është një masë administrative që merret për mospajisjen e projektit me dokumentet e përcaktuara nga ligji”, thotë Lekaj.

Por sa janë zbatuar këto rregulla, në një kohë kur leja mjedisore është marrë realisht disa javë më vonë, kur firma e ndërtimit kishte prerë qindra pemë dhe kishte nisur punën, pa asnjë kusht për ruajtjen e mjedisit edhe pse sipas ligjit ARM ka të drejtën e pezullimit të punës.

“Ne si palë nuk kemi qenë prezente në momentin kur është bërë prerja e pemëve. Është shënuar nga Bashkia Tiranë, nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve numri i pemëve të prera dhe ne kemi detyruar me anë të këtij autorizimi, firmën zbatuese që të bëjë mbjelljen, duke e kompensuar ato që janë prerë. Mosrespektimi i kushteve të autorizimit mjedisor ka sanksione ligjore që janë njoftimi paraprak, pastaj është gjoba që mund të vihet, është pezullimi i punimeve dhe heqja e autorizimit mjedisor,” tha Lekaj.

Shoqëria civile ka protestuar pa ndërprerje, duke kërkuar transparencë publike mbi projektin që Bashkia po ndërmerrte në këtë zonë, si dhe lejen mjedisore me të cilën po vepronte firma e ndërtimit./TCH

3 komente në “Puna për Rrugën e Elbasanit nisi pa leje mjedisore dhe me një dosje mangët”

  1. Delli USA says:

    Jo more, drejtoria e rrugeve medemek nuk pjerdhka per bashkine e Tiranes,trash shume trash e kene qepur zoterinj,nje pijanec i zgjuar dhe me humor ne qytetin e Fierit do thoshte:Ku ta ve un dhe ku pjerdh ti.Rrumpall hesapi,pune batakcinjesh.

  2. Ilir says:

    Si nuk thate nje fjale te mire mor truzhavorre vetem vrer dhe mllef nxirni nga kamaret tuaja te qelbura. Po a ka me skandal dhe rruge me te keqe ne tirane se rruga e elbasanit, segment i ngushte dhe mbi te gjitha kur eshte populluar jashtezakonisht ne ate rruge nuk kalojne dot qedhe si vellezrit tuaj qente rrugace pa le ne njerzit e qyteteruar dhe evropiane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje