SHKB nis hetimet për dhunë ndaj të arrestuarit për vrasjen e Fatbardha Tafës

13 Gusht 2012, 11:45Politika TEMA

Policia e ka pasur të vështirë të marrë një urdhër- arresti nga prokuroria për arrestimin e tij, për shkak të provave të grumbulluara. Shenjat e dhunës duken në fytyrën e Hoxhës

 

Autori i vrasjes së 37-vjeçares Fatbardha Tafa, trumbetohet si i identifikuar, ndonëse ai e mohon të jetë autori i krimit. I arrestuari si bashkëpunëtor në vjedhjen me pasojë vdekjen e 38-vjeçares, 20-vjeçari Aldo Hoxha nuk pranon të ketë marrë pjesë në këtë krim.

Sipas gazetës “Shqip”, Hoxha, pavarësisht se policia ka deklaruar që ka prova shkencore për arrestimin e tij, nuk e ka pranuar në asnjë moment kryerjen e krimit. Madje, ai ka ngritur alibi se ka qenë në shtëpi ditën e ngjarjes, nga ora 16:00 dhe më pas me familjen ka shkuar në dasmë. Të njëjtën alibi mbron edhe nëna e tij, por policia është e bindur se ka prova të mjaftueshme për të kundërtën.

Megjithatë, sipas burimeve, policia e ka pasur të vështirë të bindë edhe prokurorin që të firmosë urdhër-arrestin, duke ngritur dyshime mbi punën profesionale të grupit të hetimit. Por, kreu i policisë së kryeqytetit, ashtu edhe ministri i Brendshëm, janë shprehur të bindur që ky është një ndër autorët e vrasjes së Fatbardha Tafës.

Nga ana tjetër, babai i 20-vjeçarit ka treguar se djali i tij është dhunuar dhe është i pafajshëm për këtë ngjarje të rëndë, duke shpjeguar se do të takojë edhe familjen e viktimës për të sqaruar rrethanat.

Ai ka shpjeguar se Aldo është keqtrajtuar nga oficerët e policisë, derisa i ka rënë të fikët dhe më pas është njoftuar ambulanca. Në këto kushte mësohet se Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm do të kërkojë nisjen e hetimeve mbi keqtrajtimin e të riut, megjithëse do të vendoset sot sesi do veprohet më tej. Gjithashtu hetim për këtë ngjarje mësohet se ka nisur edhe Ministria e Drejtësisë. Burimet pranë këtij institucioni bënë të ditur se do të hetohet gjykimi dhe vendimi i Gjykatës së Tiranës mbi fajësinë e të arrestuarit për veprat e tjera penale të konsumuara prej tij më parë.

Ndërsa oficerët e hetimit të krimit në Drejtorinë e Policisë së Tiranës vijojnë hetimet me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë kriminale, ku mbeti e vrarë Fatbardha Tafa dhe u plagos motra e saj dhe identifikimit të bashkëpunëtorit tjetër në këtë krim.

14 komente në “SHKB nis hetimet për dhunë ndaj të arrestuarit për vrasjen e Fatbardha Tafës”

  1. anticensurë says:

    kjo ngjarje është relativisht e lehetë për tu vërtetuar!
    krimi i ndodhur te fusha e aviacionit,përveç të vrarës ka dh një të plagosur që me të nipin do të thotë se janë dy dëshmitarë që kanë parë agresorin/ët!një ballafaqim i thjeshtë do të bënte që të identifikohej ose jo krimineli!në këtë rast ky djali!
    në një artikull të më parshëm thuhej se ishin gjetur njolla gjaku të grupit të të vrarës në kapelen e tij!sot grupi i gjakut nuk ka asnjë vlerë!dhe deri para se të dilnin provat e ADNsë grupi i gjakut mund të merrej vetëm si piknisje për një hetim,por nuk mund të provonte fajsinë!sot është e mundur të bëhet testi i ADNsë dhe kështu nuk ka dyshime në është osse jo fajtor për krimin!

    1. Kol Frakusha says:

      Do gojdhana kallxojn se e ka mberthye zotri flamuri me durt e tina tfuqishme kyt kriminel!
      http://www.imazheshqip.blogspot.com/2012/06/new-scotland-yard-mulis-training.html

  2. juristi says:

    me nxjerrjen apo botimin e fotos dekonspirohet procesi apo prova qe ne gjuhen e te drejtes penale quhet “paraqitja per njohje”. ne 5 veta te rrjeshtuar mund te jete dhe i dyshuara dhe te 5ste personat i vihen perballe te dy te mbijetuarve. nese foto eshte publikuar nuk ka vleren e proves fakti qe te dy te mbijetuarit mund ti vene gishtin te dyshuarit

    1. armand says:

      Shume e sakte.

  3. Praktika komuniste, fashiste, saliste, demokratike – jo vetem shqiptare. Kujtoni filmat qe keni pare, dhe ky i djaloshit eshte nje shembull abuzimi me detyren per shkak te shterngimit qe te vjen nga lart-Saliu. Shterngimi ben qe te gjehet nje i ri me precedente penale dhe ti varet ne qafe krimi qe ai ne kete rast nuk e ka bere. Po cfare rendesi ka nje njeri? Rendesi ka nje Sali. Ku eshte e verteta? Vdiq. Prandaj duhen permbysjet e medha. Si dielli pas fortunes me dobore dhe stuhi. Zoti e ruajt ate djale qe mund te kete 100 te liga por ne kete rast mbase eshte jofajtor. Zoti i ndihmofte edhe policet dhe prokuroret qe te mendojne dhe veprojne si per femijet e tyre. Sepse bota eshte e rrumbullaket per te gjithe.

  4. Ben Chicago says:

    policet e saliut si ne kohen e gazidedes
    me pare te rahin pastaj te marin ne pyetje

  5. beni says:

    Qe kur u hoq huri po ndollin gjera qe si kemi ndier keta hora vetem dru dojne dhe burg se me te mbyt nenen per nje varese,çfare emri i veme kesaj, ketu nuk hyjne te drejtat e njeriut, se te drejtat e njeriut nuk jane vetem per te ruajtur kriminelet nga abuzimi i policise por eshe edhe per te mbrojtur viktimat si ajo nene e gjore qe u shkoi femijeve e vdekur ne shtepi.

  6. Ton says:

    Mire o mire, por si ka mundesi qe neshtepine e pare qe kontrollohet gjendet pikerisht nje kapele me gjak! Sa veta qe komentojne ketu, kane rastesisht nje kapele me gjak ne shtepi? Dhe pse pikerisht policia shkoi tek shtepia e ketij?

    1. anticensurë says:

      toni nuk është e rëndësishme të dënosh dikë për një krim!është e rëndësishme të dënosh kriminelin që ka kryer krimin!
      si familja e fatbardhës dhe ne si njerëz duam dënimin e kriminelit dhe jo të një personi!në e ka bërë ky djalë le të vuaj pasojat!në gjyq shkohet me prova dhe jo me dajak,se përndryshe bëhemi si tregimet e azis nesinit,për hetusinë turke!thënja e tij ishte”ne nuk kemi krime se për ti çuar në gjyq nuk e kemi problem!hetuesia jonë është shumë efektive!(hetuesia ishte kalimi në 7 dhoma.torturash!)

  7. tefta says:

    oooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooh fytyra e ketij tregon shtetin shqipetar 1

  8. Treviso says:

    Shtet qe komandohet nga hajvana injorante. Shikoni sa rrumuje bejne duke e filluar nga ministria e Brenshme e deri tek prokuroria. Jo e lagu, jo se lagu.Keto rrumuja i ben vetem korrupsioni.Sa paguhet nje prokuror per te shpetuar nje kriminel. Keshtu krimi i intereson prokurorise siç i niteresojne te vdekurit zyrave Funebre.Drejtesia, tani ka ra ngusht se nuk kap dot krokodila si perpara se kryekrokodili e ka bere pronen e vet.

  9. Anti talebani says:

    Njollat e gjakut te hetohen, po qene te te ndjeres, ska cte dikutohet.

    Po qene te dikujt tjeter, te hetohet te kujt jane.

    Se mund te kete bere dhe ndonje krim tjeter.

    Po qe se deshmitarja qe deklaron se eshte ai vrasesi dhe babi i tij thote se ka alibi nga disa njerez atehere eshte pune muti. Se ka dy deklarata kontradiktore. Duhet hetim profesional dhe pistat kane indikacione nese eshte ai ose jo.

    Policia ka treguar profesionalizem zero dhe fakti qe ka ushtruar dhune eshte shume i rende, pasi edhe i arrestuarri ka te drejta qe duhet te respektohen. Dhuna dhe tortura kane ik me kohe e me vakt.

  10. KLOSS says:

    AI ISHTE DENUAR EDHE ME PARE-PER ARMEMBAJTJE PA LEJE-DHE PER KRIME TE TJERA -SI AI I VJEDHJES ME DHUNE-NEN KERCENIMIN E ARMEVE-DJALI I SE NDJERES I HOQI KAPUCIN DHE E NJOHU–MOTRA E TE NDJERES E NJOHU NE MES TE 150 PERSONAVE—THA QE AI ISHTE ME –“””SHAPKA”””–NE MOMENTIN E KRIMIT-PERDERISA FAMILJARET E VRASESIT -KANE THENE QE AI ISHTE GJITHE DITEN NE SHTEPI–ME SIGURI –DIKUSH E KA THIRRUR -ME SINAJLE-SI VERSHELLIME-APO NE TELEFON -DUKE E LAJMERUAR PER LEVIZJEN E VIKTIMES FATBARDHES DHE MOTRES SE SAJ–DHE AI KA DALE ASHTU ME–“””SHAPKA”””–KA HIPUR NE MOTORIN E PERSONIT QE E PRISTE JASHTE(I JATI THOTE VERTET SE AI SKISHTE MOTOR–POR GOJA I SHKET DHE THOTE SE -AI- DINTE TE NGISTE MOTOR)-QE ME SIGURI DO TE JETE EDHE LAJMERUESI PER LEVIZJEN E MOTRAVE–DHE ASHTU SE BASHKU KANE VEPRUAR DERI NE –VRASJEN–MAKABRE–DHE NDOSHTA KUR ESHTE KTHYER–ESHTE JUSTIFIKUAR TEK E EMA-QE NDODHEJ VETEM NE SHTEPI -PA PRANINE E PERSONAVE TE TJERE TE FAMILJES-KJO E FAKTUAR EDHE NGA INTERVISTA –ME FJALET–“”ISHA NE BANJE–OSE NE OBORR–OSE DIKUSH ME THIRRI PER TE ME THENE DICKA””(BUDALLA NUK ISHTE–TE TREGONTE TE VERTETEN E KRIMIT -MBASE DUKE MENDUAR SE NUK DO TE ZBULOHESHIN KURRE -PERDERISA DO TE HUMBISNIN GJURMET -MBAS FJALVE–ISHIM NE DASEM-NDAJ SDI ASGJE)-PASI ESHTE FAKTIKE QE E EMA-THA QE AI ISHTE–VETEM—- ME MUA—GJITHE DITEN NE SHTEPI(KUR ISHTE VETEM ME TE JEMEN NE SHTEPI -SIPAS INTERVISTES SE SAJ–NGA E DI KAQ ME SIGURI I JATI -QE NUK GJENDEJ NE SHTEPI NE KETE MOMENT–SE AI ISHTE GJITHE DITEN NE SHTEPI- PASI PO PERGATITTESHIN PER NE DASEM????????)—PLUS– GJAKU I GJENDUR NE KAPELEN E TIJ-PAK PAS VRASJES(KU E GJETI ATE GJAK–APO THERRI NDONJE PULE A SHQERE PER NE DASEM????)–FLASIN ME SE MIRI QE AI ESHTE NJE NGA AUTORET E VRASJES.

  11. JC says:

    Nqs vertetohet qe njollat e gjakut i perkasin viktimes, atehere edhe prinderit duhen proceduar per mashtrim ndaj policise, dhe fshehje te krimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje