Shkencëtarët amerikanë thonë se në Florida është kapur pitoni burmez më i madh i regjistruar ndonjëherë në histori.
Gjarpri është 5.18 metra i gjatë dhe peshon 74 kilogram.
Pitoni, aktualisht pa jetë, ishte shtatzënë me 87 vezë, edhe ky një rekord.
Janë pikërisht këta pitonë që fajësohen për rënien e jashtëzakonshme të numrit të gjitarëve në Everglades, Florida.
Shkencëtarët thonë se kjo është një provë që tregon sesa shumë të përhapur janë këta gjarpërinj me origjinë nga Azia Juglindore në Floridën e Jugut.
“Asgjë nuk i ndal më ata dhe jeta e egër këtu është në telashe,” tha një shkencëtar.
“Ky gjarpër praktikisht mund të hajë çfarë të dojë”.
Pitonët e vrasin prenë e tyre duke u mbledhur rreth tij dhe duke e mbytur.
Pitonët mund të gëlltisin kafshë gjigande si drerë dhe krokodilë.
“Ky gjarper praktikisht mund te haje cfare te doje.”
******************************************************************
Kjo fjali eshte me gabim te math shkencor.Njeriu do,desheron sepse ka deshira qe lindin nga logjika e tij,eksperienca dhe nga ndjenjat.
Gjarpri,kafshet s’kane deshira kane vetem INSTIKTE.Ky piton instiktivisht ushqehet me c’do lloj ushqimi qe gjen.Mos valle pitoni desheron patate dhe levis neper mjedis qe ti gjeje ato me qe i desheron? JO.
Eshte edhe nje zvaranik tjeter qe ha çdo gje.Ka ardhur nga nje vend i larget qe quhet viçidol dhe sigurisht eshte me i rezikshem se ky pitoni i Florides.